Në këtë kuadër, drejtori sportiv Igli Tare është vënë në lëvizje dhe duket se ka një emër mbi të gjithë në listën e tij: Granit Xhaka.
Do ketë garë të ndezur këtë vit, caktohet data për ceremoninë e “Topit të Artë”. Këtë herë ka vend edhe për Kosovën
Mesfushori shqiptar i kombëtares zvicerane dhe Bayer Leverkusen është prioriteti absolut i Tares, i cili e sheh si njeriun e duhur për të sjellë ekuilibër dhe përvojë në skuadrën e re që po ndërtohet rreth projektit të Massimiliano Allegrit.
Shtatë vitet e Xhakës në Premier League me fanellën e Arsenalit dhe sezoni i shkëlqyer me Leverkusenin kanë lënë gjurmë në karakterin dhe stilin e tij të lojës. Ai është një lider në fushë dhe për Milani, një profil i tillë është më i nevojshëm se kurrë.
Megjithatë, Bayer Leverkusen nuk është i gatshëm ta lëshojë lehtë. Xhaka ka kontratë deri në vitin 2028 dhe klubi gjerman e vlerëson rreth 12 milionë euro.
Në sfond mbetet ende pista Adrien Rabiot, i kontaktuar nga vetë Allegri, por i bllokuar aktualisht nga një ofertë e fortë nga Olympique Marseille.
Në rast se edhe kjo gjurmë dështon, Milani po konsideron alternativa si Ardon Jashari i Bruges, një tjetër emër premtues nga Zvicra, edhe pse me një çmim të kripur prej rreth 35 milionë eurosh.
Më i arritshëm duket Javi Guerra i Valencias, i cili pëlqehet prej kohësh nga kuqezinjtë dhe po luan aktualisht me Spanjën U21.