Lajme Maqedoni

Ish-drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe dëm financiar prej mbi 350 mijë euro

M4034S-4211

    Prokuroria Publike e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, F.A., për dyshime të forta për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimeve zyrtare.
    Hetimet kanë zbuluar se F.A., gjatë periudhës 2020-2024, ka angazhuar 127 persona në këtë institucion pa marrë miratimin paraprak nga Ministria e Shëndetësisë, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në buxhetin e Shtëpisë së Shëndetit, që arrin mbi 350 mijë euro.

    Sipas MPB-së, F.A. ka lidhur kontrata të paligjshme punësimi dhe ka paguar personat e punësuar pa asnjë pëlqim nga Ministria e Financave, duke shkelur ligjet e vendit. Gjithsej, janë paguar 21.6 milion denarë, një shumë që ka dëmtuar rëndë institucionin. Kallëzimi penal është ngritur sipas nenit 353, paragrafi 4, dhe nenit 45 të Kodit Penal.