{"id":34462,"date":"2026-11-11T16:30:51","date_gmt":"2026-11-11T16:30:51","guid":{"rendered":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462"},"modified":"2026-11-11T16:30:51","modified_gmt":"2026-11-11T16:30:51","slug":"gervalla-raporti-i-ke-se-evidenton-progres-ne-sundimin-e-ligjit-reforma-ne-drejtesi-mbetet-prioritet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462","title":{"rendered":"G\u00ebrvalla: Raporti i KE-s\u00eb evidenton progres n\u00eb sundimin e ligjit, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi mbetet prioritet"},"content":{"rendered":"\n    <div class=\"xs_social_share_widget xs_share_url before_content \t\tmain_content  wslu-style-2 wslu-share-box-shaped wslu-fill-colored wslu-share-m-5 wslu-none wslu-share-vertical wslu-theme-font-no wslu-main_content\">\n\n\t\t\n        <ul>\n\t\t\t        <\/ul>\n    <\/div> \n<p>Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, Donika G\u00ebrvalla, ka prezantuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs q\u00ebndrimin e saj lidhur me Raportin e Komisionit Evropian p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr vitin 2026, duke vler\u00ebsuar se vendi ka sh\u00ebnuar rezultate pozitive n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e saj, G\u00ebrvalla theksoi rritjen e numrit t\u00eb d\u00ebnimeve t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, forcimin e bashk\u00ebpunimit me Europolin dhe Eurojust-in, miratimin e Ligjit p\u00ebr Byron\u00eb p\u00ebr Konfiskimin e Pasuris\u00eb s\u00eb Pajustifikueshme, si dhe themelimin e Gjykat\u00ebs Administrative.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, G\u00ebrvalla pranoi se raporti evidenton edhe mang\u00ebsi serioze, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb trajtimin e rasteve t\u00eb korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, ku Komisioni Evropian konstaton p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb rezultateve n\u00eb hetime, aktakuza dhe d\u00ebnime p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Fjala ime e plot\u00eb nga debati i sot\u00ebm parlamentar p\u00ebr Raportin e Komisionit Evropian p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr vitin 2026<\/p>\n<p>E nderuar Kryetare Haxhiu,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuara deputete dhe deputet\u00eb, koleg\u00eb ministra,<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi i Raportit t\u00eb Progresit t\u00eb Komisionit Evropian p\u00ebr vitin 2026 ose i vitit 2026 edhe nj\u00eb pjes\u00eb e vitit 2025, p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi pozitiv dhe nxjerr n\u00eb pah q\u00eb edhe n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit, Kosova ka sh\u00ebnuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rezultatesh. Kemi m\u00eb shum\u00eb d\u00ebnime t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb me institucionet evropiane dhe hapa konkret\u00eb n\u00eb reform\u00ebn e sistemit prokurorial. Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe Ligji p\u00ebr Byron\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar p\u00ebrfundimisht nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa pes\u00eb projektligjet e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi kan\u00eb kaluar n\u00eb lexim t\u00eb par\u00eb. K\u00ebshtu po u p\u00ebrgjigjemi menj\u00ebher\u00eb disa prej \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb Komisioni i ka ngritur, madje prej vitesh.<\/p>\n<p>N\u00eb raportet e shum\u00eb viteve m\u00eb her\u00ebt, korrupsionin e cil\u00ebsonin shprehimisht si \u201cwidespread\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrhapur. Ishte nj\u00eb nd\u00ebr shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb Komisionit kur partit\u00eb t\u00eb cilat sot nuk jan\u00eb n\u00eb pushtet, qeverisnin vendin. Raporti i vitit 2026 jep nj\u00eb pasqyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb diferencuar.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb rastet e korrupsionit, p\u00ebrve\u00e7 kur flitet p\u00ebr korrupsionin e nivelit t\u00eb lart\u00eb, raporti konstaton se jan\u00eb shtuar duksh\u00ebm vendimet dhe d\u00ebnimet e form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Raportimet e sinjalizuesve pran\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit pothuajse jan\u00eb dyfishuar. Dob\u00ebsia m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb evidenton raporti sot \u00ebsht\u00eb bilanci i hetimit, ndjekjes dhe gjykimit t\u00eb rasteve t\u00eb korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Por p\u00ebr to do t\u00eb pak m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb organizuar, Komisioni konstaton \u201csome progress\u201d, q\u00eb i bie pra progres, jo hapa mbrapa. Jan\u00eb shtuar vendimet dhe d\u00ebnimet e form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. N\u00eb vitin 2020, Kosova sapo kishte formalizuar bashk\u00ebpunimin me Europolin. Sot, raporti thot\u00eb se ai bashk\u00ebpunim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm. Edhe me Eurojust-in. Bashk\u00ebpunimin gjyq\u00ebsor n\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale dhe civile Komisioni e cil\u00ebson si p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm. Edhe k\u00ebtu progres, jo hapa prapa.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjet civile nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Komisioni nuk ka konstatuar vonesa n\u00eb trajtimin e rasteve t\u00eb trajtuara. Pra p\u00ebrs\u00ebri plus, jo minus.<\/p>\n<p>Ja edhe disa pluse t\u00eb tjera:<\/p>\n<p>Kuvendi ka miratuar ligjin kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave dhe financimit t\u00eb terrorizmit. Qeveria ka themeluar Fondin e Konfiskimit, t\u00eb cilin Komisioni e kishte k\u00ebrkuar m\u00eb her\u00ebt. Edhe Ligji p\u00ebr Byron\u00eb, m\u00eb 29 tetor, n\u00eb lexim t\u00eb dyt\u00eb, i mori 66 vota p\u00ebr, shtat\u00eb abstenime dhe asnj\u00eb vot\u00eb kund\u00ebr. Kryetarja e Kuvendit tashm\u00eb e ka n\u00ebnshkruar Ligjin p\u00ebr Byron\u00eb dhe hyrja n\u00eb fuqi pritet s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p>Koleg\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb dhe t\u00eb PDK-s\u00eb, kur flasim p\u00ebr konfiskimet e pakta, duhet t\u00eb flasim edhe p\u00ebr votimin n\u00eb Kuvend. N\u00eb lexim t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb dy partit\u00eb, nj\u00ebra abstenoi dhe shumica e deputet\u00ebve t\u00eb PDK-s\u00eb as nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votim. Vall\u00eb pse nuk e votuat? P\u00ebr Kuvendin, detyra tani \u00ebsht\u00eb ta b\u00ebj\u00eb Byron\u00eb funksionale, me procedura t\u00eb qarta, me garanci p\u00ebr pal\u00ebt dhe me kontroll gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb sistemin prokurorial, Komisioni Evropian konstaton dy zhvillime konkrete. Pas ndryshimeve n\u00eb Ligjin p\u00ebr K\u00ebshillin Prokurorial, K\u00ebshilli e plot\u00ebsoi p\u00ebrb\u00ebrjen. N\u00eb korrik u plot\u00ebsua edhe pozita e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh me ushtrues detyre, t\u00eb cilat i rendit nd\u00ebr zhvillime pozitive, pra edhe k\u00ebtu plus, jo minus.<\/p>\n<p>U themelua Gjykata Administrative. Edhe k\u00ebtu nj\u00eb plus.<\/p>\n<p>P\u00ebr sistemin korrektues dhe sprovues, Komisioni e cil\u00ebson kuadrin ligjor \u201cadequate\u201d, pra plus dhe sh\u00ebnon rritje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb masave dhe d\u00ebnimeve alternative, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb plus tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit,<\/p>\n<p>Raporti konstaton se koha p\u00ebr zgjidhjen e l\u00ebnd\u00ebve penale dhe jopenale \u00ebsht\u00eb rritur, sidomos n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb, pra nj\u00eb minus k\u00ebtu. P\u00ebr funksionimin e gjyq\u00ebsorit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, vler\u00ebsimi i Komisionit \u00ebsht\u00eb pa progres, pra n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim. Pra komisioni konstaton q\u00eb nuk ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim, mir\u00ebpo jo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb edhe hapa prapa. Komisioni thot\u00eb se ndikimi i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb p\u00ebr interesa politike apo ekonomike, pa e cil\u00ebsuar si ndikim politik t\u00eb ekzekutivit, n\u00eb disa aspekte \u00ebsht\u00eb intensifikuar.<\/p>\n<p>Pajtohem me shqet\u00ebsimin e K\u00ebshillit dhe jo rrall\u00eb e kemi shprehur edhe publikisht k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim. Pakoja e Ligjeve t\u00eb Reform\u00ebs e adreson me ngulm edhe k\u00ebt\u00eb fenomen.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb zhvillimet pozitive q\u00eb konstaton K\u00ebshilli rreth KPK-s\u00eb dhe implementimit t\u00eb ligjit t\u00eb ri, edhe pas periudh\u00ebs s\u00eb raportimit, ka pasur zhvillime q\u00eb vlejn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmenden. Vendimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr largimin nga detyra t\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale nxori n\u00eb pah edhe nj\u00eb problem konkret t\u00eb menaxhimit, i cili \u00ebsht\u00eb evidentuar edhe n\u00eb raportin t\u00eb cilin po e diskutojm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs, ndarja manuale e l\u00ebnd\u00ebve ishte b\u00ebr\u00eb praktik\u00eb e zakonshme n\u00eb vend t\u00eb ndarjes elektronike dhe t\u00eb rast\u00ebsishme p\u00ebrmes sistemit SMIL, me t\u00eb cilin duhet t\u00eb operoj i gjith\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor n\u00eb vendin ton\u00eb. K\u00ebshtu u krijua perceptimi i trajtimit t\u00eb pabarabart\u00eb dhe u cenuan transparenca e paanshm\u00ebria.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtje m\u00eb vete ishte regjistrimi i l\u00ebnd\u00ebve p\u00ebr hetime sipas detyr\u00ebs zyrtare. Sipas raportimit, udh\u00ebzuesi i vendosur nga ish-kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Speciale k\u00ebrkonte miratimin paraprak t\u00eb po k\u00ebtij Kryeprokurori p\u00ebr marrjen e numrit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, q\u00eb i bie q\u00eb pa miratimin paraprak t\u00eb ish-Kryeprokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale, asnj\u00eb prokuror i k\u00ebsaj prokurorie nuk mund t\u00eb hapte l\u00ebnd\u00eb t\u00eb reja. A thua pse? M\u00eb 20 tetor, ushtruesi i detyr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb prokurori e ndryshoi udh\u00ebzuesin. Secili prokuror tani mund t\u2019ia k\u00ebrkoj\u00eb numrin drejtp\u00ebrdrejt Zyr\u00ebs s\u00eb Regjistrit, duke ushtruar k\u00ebshtu kompetenc\u00ebn q\u00eb ia njeh ligji, pa ndikim nga lart.<\/p>\n<p>Ka dhe nj\u00eb zhvillim interesant, p\u00ebr t\u00eb cilin shum\u00eb nga mediat e zhurmshme as nuk reaguan fare. M\u00eb 9 n\u00ebntor, pra pardje, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb e d\u00ebnoi Haxhi D\u00ebrgutin me nj\u00eb vit burgim me kusht, pas pranimit t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb. Po kush \u00ebsht\u00eb Haxhi D\u00ebrguti? \u00cbsht\u00eb ish-kryeprokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit. E d\u00ebnuan sepse n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje p\u00ebrmbarimore, ku jan\u00eb paguar qindra mij\u00ebra Euro ryshfet, kishte dijeni p\u00ebr rastin, por nuk e kishte raportuar. Edhe k\u00ebtu a thua pse nuk e kishte raportuar?<\/p>\n<p>Raporti gishtin e vendos tek nj\u00eb shif\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn e marrim shum\u00eb seriozisht dhe me shum\u00eb shqet\u00ebsim. N\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit ky \u00ebsht\u00eb minusi m\u00eb i madh q\u00eb e evidenton ky raport. P\u00ebr ndjekjen dhe gjykimin e korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, Komisioni p\u00ebrdor fjal\u00ebn \u201cdeteriorated\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar. Konstaton r\u00ebnien e numrit t\u00eb aktakuzave, vendimeve p\u00ebrfundimtare dhe d\u00ebnimeve t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Pra, n\u00eb rastet e korrupsionit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Pakoja e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe vetingu jan\u00eb p\u00ebrgjigjja jon\u00eb. M\u00eb 5 tetor, Kuvendi i miratoi pes\u00eb projektligjet n\u00eb lexim t\u00eb par\u00eb. Tani pritet leximi i dyt\u00eb. Pakoja trajton rekrutimin, integritetin dhe performanc\u00ebn e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb disiplinore, funksionimin e t\u00eb dy k\u00ebshillave dhe Akademin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb. Komisioni konstaton se vonesa n\u00eb miratim e ka penguar forcimin e llogaridh\u00ebnies dhe t\u00eb efikasitetit. P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vones\u00eb e mbajn\u00eb ata q\u00eb refuzuan t\u00eb pranojn\u00eb pasojat e rezultatit shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb zgjedhor dhe i bllokuan institucionet p\u00ebr dy vite. Tani pakoja \u00ebsht\u00eb para Kuvendit. N\u00eb lexim t\u00eb dyt\u00eb, qytetar\u00ebt do t\u00eb shohin \u00e7far\u00eb propozon secili grup dhe si voton.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuara deputete, t\u00eb nderuar deputet\u00eb,<\/p>\n<p>Ligjin p\u00ebr Byron\u00eb e kemi miratuar. Byron\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb funksionale. Pakon e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi do ta sjellim p\u00ebr votim p\u00ebrfundimtar. Vetingun do t\u00eb luftojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr sfidave serioze p\u00ebr sigurimin e tri votave t\u00eb mbetura.<\/p>\n<p>Kur pakoja e reform\u00ebs t\u00eb vij\u00eb n\u00eb lexim t\u00eb dyt\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb radha juaj, t\u00eb nderuar deputet\u00eb, t\u2019u p\u00ebrgjigjeni qytetar\u00ebve. A do t\u2019i votoni ligjet q\u00eb forcojn\u00eb kontrollin e integritetit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb disiplinore n\u00eb gjykata dhe prokurori?<\/p>\n<p>Mendoj q\u00eb ky do t\u00eb ishte kontribut i madh i secilit prej jush, me q\u00ebllim q\u00eb raporti i ardhsh\u00ebm t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i mir\u00eb, edhe m\u00eb pozitiv se sa ky q\u00eb jemi duke diskutuar.<\/p>\n<p>Ju faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, Donika G\u00ebrvalla, ka prezantuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs q\u00ebndrimin e saj lidhur me Raportin e Komisionit Evropian p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr vitin 2026, duke vler\u00ebsuar se vendi ka sh\u00ebnuar rezultate pozitive n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe sundimit t\u00eb ligjit. N\u00eb fjalimin e saj, G\u00ebrvalla theksoi rritjen e numrit t\u00eb d\u00ebnimeve t\u00eb form\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":34463,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[215,213],"tags":[],"class_list":["post-34462","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-lajme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>G\u00ebrvalla: Raporti i KE-s\u00eb evidenton progres n\u00eb sundimin e ligjit, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi mbetet prioritet - press7.tv<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"G\u00ebrvalla: Raporti i KE-s\u00eb evidenton progres n\u00eb sundimin e ligjit, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi mbetet prioritet - press7.tv\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, Donika G\u00ebrvalla, ka prezantuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs q\u00ebndrimin e saj lidhur me Raportin e Komisionit Evropian p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr vitin 2026, duke vler\u00ebsuar se vendi ka sh\u00ebnuar rezultate pozitive n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe sundimit t\u00eb ligjit. N\u00eb fjalimin e saj, G\u00ebrvalla theksoi rritjen e numrit t\u00eb d\u00ebnimeve t\u00eb form\u00ebs s\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-11-11T16:30:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/IMG_8168.avif\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1536\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1024\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"gazetar2\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"gazetar2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462\"},\"author\":{\"name\":\"gazetar2\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\"},\"headline\":\"G\u00ebrvalla: Raporti i KE-s\u00eb evidenton progres n\u00eb sundimin e ligjit, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi mbetet prioritet\",\"datePublished\":\"2026-11-11T16:30:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462\"},\"wordCount\":1681,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/IMG_8168.avif\",\"articleSection\":[\"Kosov\u00eb\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462\",\"name\":\"G\u00ebrvalla: Raporti i KE-s\u00eb evidenton progres n\u00eb sundimin e ligjit, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi mbetet prioritet - press7.tv\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/IMG_8168.avif\",\"datePublished\":\"2026-11-11T16:30:51+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/IMG_8168.avif\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/IMG_8168.avif\",\"width\":1536,\"height\":1024},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.press7.tv\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"G\u00ebrvalla: Raporti i KE-s\u00eb evidenton progres n\u00eb sundimin e ligjit, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi mbetet prioritet\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"description\":\"Media\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"width\":180,\"height\":37,\"caption\":\"News33.tv Media\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\",\"name\":\"gazetar2\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1794104305\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1794104305\",\"caption\":\"gazetar2\"},\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"G\u00ebrvalla: Raporti i KE-s\u00eb evidenton progres n\u00eb sundimin e ligjit, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi mbetet prioritet - press7.tv","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"G\u00ebrvalla: Raporti i KE-s\u00eb evidenton progres n\u00eb sundimin e ligjit, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi mbetet prioritet - press7.tv","og_description":"Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, Donika G\u00ebrvalla, ka prezantuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs q\u00ebndrimin e saj lidhur me Raportin e Komisionit Evropian p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr vitin 2026, duke vler\u00ebsuar se vendi ka sh\u00ebnuar rezultate pozitive n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe sundimit t\u00eb ligjit. N\u00eb fjalimin e saj, G\u00ebrvalla theksoi rritjen e numrit t\u00eb d\u00ebnimeve t\u00eb form\u00ebs s\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462","og_site_name":"press7.tv","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv","article_published_time":"2026-11-11T16:30:51+00:00","og_image":[{"width":1536,"height":1024,"url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/IMG_8168.avif","type":"image\/jpeg"}],"author":"gazetar2","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"gazetar2","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462"},"author":{"name":"gazetar2","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa"},"headline":"G\u00ebrvalla: Raporti i KE-s\u00eb evidenton progres n\u00eb sundimin e ligjit, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi mbetet prioritet","datePublished":"2026-11-11T16:30:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462"},"wordCount":1681,"publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/IMG_8168.avif","articleSection":["Kosov\u00eb","Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462","url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462","name":"G\u00ebrvalla: Raporti i KE-s\u00eb evidenton progres n\u00eb sundimin e ligjit, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi mbetet prioritet - press7.tv","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/IMG_8168.avif","datePublished":"2026-11-11T16:30:51+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462#primaryimage","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/IMG_8168.avif","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/IMG_8168.avif","width":1536,"height":1024},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=34462#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.press7.tv\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"G\u00ebrvalla: Raporti i KE-s\u00eb evidenton progres n\u00eb sundimin e ligjit, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi mbetet prioritet"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","name":"News33.tv Media","description":"Media","publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization","name":"News33.tv Media","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","width":180,"height":37,"caption":"News33.tv Media"},"image":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa","name":"gazetar2","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1794104305","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1794104305","caption":"gazetar2"},"url":"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8"}]}},"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34462","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34462"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34462\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34464,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34462\/revisions\/34464"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34463"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34462"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34462"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34462"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}