{"id":32598,"date":"2026-08-28T17:43:45","date_gmt":"2026-08-28T17:43:45","guid":{"rendered":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598"},"modified":"2026-08-28T17:43:45","modified_gmt":"2026-08-28T17:43:45","slug":"mbetjet-mortore-te-gjetura-ne-zubin-potok-dergohen-per-adn-ne-hage","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598","title":{"rendered":"Mbetjet mortore t\u00eb gjetura n\u00eb Zubin-Potok d\u00ebrgohen p\u00ebr ADN n\u00eb Hag\u00eb"},"content":{"rendered":"\n    <div class=\"xs_social_share_widget xs_share_url before_content \t\tmain_content  wslu-style-2 wslu-share-box-shaped wslu-fill-colored wslu-share-m-5 wslu-none wslu-share-vertical wslu-theme-font-no wslu-main_content\">\n\n\t\t\n        <ul>\n\t\t\t        <\/ul>\n    <\/div> \n<p>T\u00eb pakt\u00ebn 10 mbetje kockore t\u00eb gjetura nga g\u00ebrmimet n\u00eb tri lokacione n\u00eb Zubin-Potok s\u00eb fundmi, jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb laboratorin e ADN-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, nd\u00ebrsa identifikimi p\u00ebrfundimtar pritet t\u00eb b\u00ebhet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb t\u00eb gjitha ekzaminimeve mjekoligjore.<\/p>\n<p>Autoritetet vizituan gjat\u00eb dit\u00ebs lokacionet n\u00eb Kallud\u00ebr dhe Jabuk\u00eb bashk\u00eb me familjar\u00ebt e \u201cgrupit t\u00eb intelektual\u00ebve\u201d, mbetjet mortore t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve dyshohet se ishin n\u00eb k\u00ebto lokacione.<\/p>\n<p>Ministri n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr Pun\u00eb, Familje dhe Vlerat e Luft\u00ebs \u00c7lirimtare, Andin Hoti, tha se familjar\u00ebt tashm\u00eb jan\u00eb m\u00eb af\u00ebr s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe drejt\u00ebsis\u00eb, por k\u00ebrkoi durim deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e t\u00eb gjitha procedurave.<\/p>\n<p>Hoti tha se procesi i identifikimit p\u00ebrmes ADN-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb konfirmuar n\u00ebse mbetjet mortore u p\u00ebrkasin 23 personave t\u00eb zhdukur, nd\u00ebrsa kritikoi Serbin\u00eb p\u00ebr, si\u00e7 tha, mosbashk\u00ebpunim n\u00eb zbardhjen e fatit t\u00eb personave t\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>\u201cEnde kemi pun\u00eb shum\u00eb, sepse fatkeq\u00ebsisht kemi pun\u00eb me nj\u00eb shtet q\u00eb ka mend\u00ebsi kriminale. Nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb e ka pasur n\u00eb vitet \u201990 vet\u00ebm, por e ka edhe sot. Shteti serb, ju si\u00e7 e dini edhe sot, mos t\u00eb shkojm\u00eb m\u00eb larg se sot, po tentojn\u00eb t\u00eb varrosin me nderime t\u00eb larta shtet\u00ebrore kryekriminelin serb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb krime n\u00eb Bosnje Hercegovina, Mlladiq. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb ata ende sot e kan\u00eb nj\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb till\u00eb kriminale. Ata nuk e pranojn\u00eb as fajin, as krimet q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, as gjenocidin q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj neve dhe Bosnj\u00ebs e Kroacis\u00eb. Ende sot kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mend\u00ebsi. Prandaj ne e kemi goxha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrballjen me ta edhe n\u00eb raport me fatin e personave t\u00eb zhdukur. E dini q\u00eb disa vite kemi marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb bisedime n\u00eb Bruksel edhe si\u00e7 shihni n\u00eb vende t\u00eb tjera, por informacionet q\u00eb ata duhet t\u2019i japin, t\u00eb cilat i kan\u00eb, t\u00eb cilat ne po vazhdojm\u00eb me iu k\u00ebrku p\u00ebrmes arkivave t\u00eb tyre t\u00eb klasifikuara, vazhdojn\u00eb me i mbajt\u00eb t\u00eb hekurta n\u00eb sirtar\u00ebt e tyre dhe jo t\u2019i shp\u00ebrndajn\u00eb apo t\u2019i japin p\u00ebr t\u00eb zbardhur m\u00eb tutje fatin e personave t\u00eb zhdukur\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Prokurorja Florije Shamolli tha se rastin e 23 personave t\u00eb zhdukur \u00ebsht\u00eb duke e trajtuar prej shtat\u00eb vitesh dhe se provat e mbledhura deri tani i \u00e7ojn\u00eb hetimet drejt tyre, por identifikimi nuk mund t\u00eb konfirmohet pa rezultatet e ADN-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesuesi i Komisionit Qeveritar p\u00ebr Persona t\u00eb Zhdukur, Agron Limani, tha se zbulimi i varrezave masive \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb pune disavje\u00e7are t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, shefi i Sektorit p\u00ebr Hetimin e Personave t\u00eb Zhdukur gjat\u00eb Luft\u00ebs pran\u00eb Drejtoris\u00eb p\u00ebr Hetimin e Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs, Florim Elshani, tha se hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb intensifikuar nga viti 2024.<\/p>\n<p>Valon Hyseni nga Instituti i Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore tha se pas evidentimit t\u00eb tri lokacioneve, procesi tashm\u00eb ka kaluar n\u00eb faz\u00ebn e ekzaminimit dhe identifikimit.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb p\u00ebrfundimi i lokacionit nuk \u00ebsht\u00eb fundi i k\u00ebsaj pune. Pra, k\u00ebtu fillon puna m\u00eb e madhe e cila tash do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb laboratorin p\u00ebr Mjek\u00ebsi Ligjore, ku ka filluar ekzaminimi i k\u00ebtyre mbetjeve mortore dhe ku ka filluar edhe marrja e mostrave dhe d\u00ebrgimi i tyre p\u00ebr analizat e ADN-s\u00eb. Deri tash mund t\u2019ju konfirmoj q\u00eb kemi \u00e7uar t\u00eb pakt\u00ebn 10 mbetje kockore pra, n\u00eb laboratorin e ADN-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb dhe shpresojm\u00eb q\u00eb shum\u00eb shpejt do t\u00eb kemi edhe rezultatet e para dhe tek at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb flasim se p\u00ebr k\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb\u201d, tha Hyseni.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i Komisionit Qeveritar p\u00ebr Persona t\u00eb Zhdukur, Kushtrim Gara, dha detaje p\u00ebr tri lokacionet dhe numrin e mbetjeve mortore t\u00eb gjetura.<\/p>\n<p>\u201cLokacioni aktual ose vendi ku gjendemi aktualisht \u00ebsht\u00eb lokacioni i par\u00eb i varrit masiv, meq\u00eb si\u00e7 u potencua edhe nga koleg\u00ebt jan\u00eb edhe dy lokacione t\u00eb tjera, pra dy varre masive n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. Lokacioni i tret\u00eb i varrit masiv bie di\u00e7ka 300 metra, po, distanc\u00eb nga lokacioni aktual. Nd\u00ebrsa lokacioni i dyt\u00eb i varrit masiv bie t\u00eb jet\u00eb diku rreth 1 kilomet\u00ebr distanc\u00eb, flas gjithmon\u00eb me vij\u00eb ajrore, pra p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb fshatin Jabuk\u00eb. K\u00ebt\u00eb lokacion, si\u00e7 u potencua edhe nga koleg\u00ebt edhe nga koleg\u00ebt e policis\u00eb, po edhe koleg\u00ebt e komisionit po edhe Institutit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore, edhe si\u00e7 e kemi b\u00ebr\u00eb publike edhe n\u00eb komunikimin q\u00eb kemi pasur me media, jan\u00eb gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore t\u00eb 13 personave ose t\u00eb pakt\u00ebn minimumi 13 individ\u00ebve. Po e them gjithmon\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn si minimumi, meq\u00eb zyrtarisht do t\u00eb p\u00ebrcaktohet nga Instituti i Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore pasi t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb t\u00eb gjitha procedurat n\u00eb kuptim t\u00eb ekzaminimit mjekoligjor dhe n\u00eb kuptim t\u00eb identifikimit p\u00ebrmes analizave t\u00eb ADN-s\u00eb\u201d, tha Gara.<\/p>\n<p>Aktualisht, lidhur me k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. n\u00ebn dyshimin p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKrime lufte kund\u00ebr popullsis\u00eb civile\u201d, t\u00eb cil\u00ebt ndodhen n\u00eb mas\u00ebn e paraburgimit.<\/p>\n<p>Familjar\u00ebt e 23 personave t\u00eb zhdukur gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb njohur si \u201cgrupi i intelektual\u00ebve\u201d, kan\u00eb vizituar lokacionin n\u00eb zon\u00ebn e Kalludr\u00ebs, n\u00eb Zubin Potok, ku jan\u00eb gjetur mbetje mortore q\u00eb dyshohet se u p\u00ebrkasin t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb pritjeje 27-vje\u00e7are, familjar\u00ebt kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se gjetja e mbetjeve paraqet nj\u00eb leht\u00ebsim, ndon\u00ebse dhimbja p\u00ebr humbjen e t\u00eb af\u00ebrmve mbetet e madhe.<\/p>\n<p>Sadete Ujkani G\u00ebrxhaliu, motra e v\u00ebllez\u00ebrve Ujkani, tha se tash familjar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb vend ku mund t\u00eb vendosin lule.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsim, fal\u00ebnderojm\u00eb institucionet, fal\u00ebnderojm\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, ju fal\u00ebnderojm\u00eb juve. S\u00eb paku e kemi nj\u00eb leht\u00ebsim q\u00eb t\u2019ua gjejm\u00eb varrin, q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb dhe t\u2019i vendosim lulet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebrzi e r\u00ebnd\u00eb, k\u00ebshtu qenka shkruar p\u00ebr ne\u201d, tha Ujkani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Flaka Fazliu, vajza e doktorit Fahri Fazliu, tha se familjar\u00ebt ende jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb procedurave tjera.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb them q\u00eb ende jemi duke e procesuar lajmin, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb mjaft e gjat\u00eb q\u00eb kemi qen\u00eb n\u00eb pritje. Akoma takimi po duket abstrakt, po presim. Mund t\u00eb them se nj\u00ebkoh\u00ebsisht e kemi p\u00ebrjetuar dhimbjen edhe tash jemi n\u00eb pritje t\u00eb procedurave t\u00eb tjera, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb respekt p\u00ebr k\u00ebta t\u00eb cil\u00ebt i kemi humbur, t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb gjetur trupi dhe do t\u2019iu jepet nj\u00eb vend ku do t\u00eb vendosen n\u00eb tok\u00ebn e tyre\u201d, tha Fazliu.<\/p>\n<p>Kryetarja e Shoqat\u00ebs \u201cZ\u00ebri i Prind\u00ebrve\u201d, Gjyla Haziri, tha se vizita e familjar\u00ebve n\u00eb lokacion ishte organizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb merrnin informacione drejtp\u00ebrdrejt nga institucionet.<\/p>\n<p>\u201cKy vend sot \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i dhimbsh\u00ebm, ku i kemi sjell\u00eb familjar\u00ebt prezent, se prej q\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb hulumtojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, familjar\u00ebt nuk jan\u00eb ndalur duke thirrur n\u00eb telefon, duke u munduar t\u00eb marrin informatat, por vendos\u00ebm me Komisionin Qeveritar, me institucionet, t\u00eb gjitha q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebtu prezent, q\u00eb t\u2019i sjellim k\u00ebtu familjar\u00ebt prezent p\u00ebr me i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb sqarim drejt p\u00ebr s\u00eb drejti, qysh me th\u00ebn\u00eb takim informues. Sepse familjar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dert q\u00eb 27 vite, por q\u00eb 4 jav\u00eb kan\u00eb qen\u00eb edhe m\u00eb n\u00eb dert, sepse pa dal\u00eb ADN-ja nuk e dinin se a \u00ebsht\u00eb grupi v\u00ebrtet i k\u00ebtyre 23 personave apo do t\u00eb gjenden t\u00eb tjer\u00eb. Ja ka vlejtur edhe n\u00eb prag t\u00eb 30 gushtit, edhe p\u00ebr familjar\u00ebt ka qen\u00eb shum\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsim q\u00eb e pan\u00eb edhe vet\u00eb lokacionin. I fal\u00ebnderoj shum\u00eb institucionet q\u00eb p\u00ebr 4 jav\u00eb k\u00ebtu kan\u00eb punuar, q\u00eb tash familjar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po punojn\u00eb institucionet. Nga grupi me 23 persona, 14 jan\u00eb nga Komuna e Skenderajt, 9 nga Mitrovica\u201d, tha Haziri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb pakt\u00ebn 10 mbetje kockore t\u00eb gjetura nga g\u00ebrmimet n\u00eb tri lokacione n\u00eb Zubin-Potok s\u00eb fundmi, jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb laboratorin e ADN-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, nd\u00ebrsa identifikimi p\u00ebrfundimtar pritet t\u00eb b\u00ebhet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb t\u00eb gjitha ekzaminimeve mjekoligjore. Autoritetet vizituan gjat\u00eb dit\u00ebs lokacionet n\u00eb Kallud\u00ebr dhe Jabuk\u00eb bashk\u00eb me familjar\u00ebt e \u201cgrupit t\u00eb intelektual\u00ebve\u201d, mbetjet mortore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":32599,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[215,213],"tags":[],"class_list":["post-32598","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-lajme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mbetjet mortore t\u00eb gjetura n\u00eb Zubin-Potok d\u00ebrgohen p\u00ebr ADN n\u00eb Hag\u00eb - press7.tv<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mbetjet mortore t\u00eb gjetura n\u00eb Zubin-Potok d\u00ebrgohen p\u00ebr ADN n\u00eb Hag\u00eb - press7.tv\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"T\u00eb pakt\u00ebn 10 mbetje kockore t\u00eb gjetura nga g\u00ebrmimet n\u00eb tri lokacione n\u00eb Zubin-Potok s\u00eb fundmi, jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb laboratorin e ADN-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, nd\u00ebrsa identifikimi p\u00ebrfundimtar pritet t\u00eb b\u00ebhet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb t\u00eb gjitha ekzaminimeve mjekoligjore. Autoritetet vizituan gjat\u00eb dit\u00ebs lokacionet n\u00eb Kallud\u00ebr dhe Jabuk\u00eb bashk\u00eb me familjar\u00ebt e \u201cgrupit t\u00eb intelektual\u00ebve\u201d, mbetjet mortore [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-08-28T17:43:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5311.avif\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"899\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"gazetar2\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"gazetar2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598\"},\"author\":{\"name\":\"gazetar2\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\"},\"headline\":\"Mbetjet mortore t\u00eb gjetura n\u00eb Zubin-Potok d\u00ebrgohen p\u00ebr ADN n\u00eb Hag\u00eb\",\"datePublished\":\"2026-08-28T17:43:45+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598\"},\"wordCount\":1386,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5311.avif\",\"articleSection\":[\"Kosov\u00eb\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598\",\"name\":\"Mbetjet mortore t\u00eb gjetura n\u00eb Zubin-Potok d\u00ebrgohen p\u00ebr ADN n\u00eb Hag\u00eb - press7.tv\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5311.avif\",\"datePublished\":\"2026-08-28T17:43:45+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5311.avif\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5311.avif\",\"width\":899,\"height\":500},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.press7.tv\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mbetjet mortore t\u00eb gjetura n\u00eb Zubin-Potok d\u00ebrgohen p\u00ebr ADN n\u00eb Hag\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"description\":\"Media\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"width\":180,\"height\":37,\"caption\":\"News33.tv Media\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\",\"name\":\"gazetar2\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1787451372\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1787451372\",\"caption\":\"gazetar2\"},\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mbetjet mortore t\u00eb gjetura n\u00eb Zubin-Potok d\u00ebrgohen p\u00ebr ADN n\u00eb Hag\u00eb - press7.tv","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Mbetjet mortore t\u00eb gjetura n\u00eb Zubin-Potok d\u00ebrgohen p\u00ebr ADN n\u00eb Hag\u00eb - press7.tv","og_description":"T\u00eb pakt\u00ebn 10 mbetje kockore t\u00eb gjetura nga g\u00ebrmimet n\u00eb tri lokacione n\u00eb Zubin-Potok s\u00eb fundmi, jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb laboratorin e ADN-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, nd\u00ebrsa identifikimi p\u00ebrfundimtar pritet t\u00eb b\u00ebhet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb t\u00eb gjitha ekzaminimeve mjekoligjore. Autoritetet vizituan gjat\u00eb dit\u00ebs lokacionet n\u00eb Kallud\u00ebr dhe Jabuk\u00eb bashk\u00eb me familjar\u00ebt e \u201cgrupit t\u00eb intelektual\u00ebve\u201d, mbetjet mortore [&hellip;]","og_url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598","og_site_name":"press7.tv","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv","article_published_time":"2026-08-28T17:43:45+00:00","og_image":[{"width":899,"height":500,"url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5311.avif","type":"image\/jpeg"}],"author":"gazetar2","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"gazetar2","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598"},"author":{"name":"gazetar2","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa"},"headline":"Mbetjet mortore t\u00eb gjetura n\u00eb Zubin-Potok d\u00ebrgohen p\u00ebr ADN n\u00eb Hag\u00eb","datePublished":"2026-08-28T17:43:45+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598"},"wordCount":1386,"publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5311.avif","articleSection":["Kosov\u00eb","Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598","url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598","name":"Mbetjet mortore t\u00eb gjetura n\u00eb Zubin-Potok d\u00ebrgohen p\u00ebr ADN n\u00eb Hag\u00eb - press7.tv","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5311.avif","datePublished":"2026-08-28T17:43:45+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598#primaryimage","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5311.avif","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG_5311.avif","width":899,"height":500},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=32598#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.press7.tv\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mbetjet mortore t\u00eb gjetura n\u00eb Zubin-Potok d\u00ebrgohen p\u00ebr ADN n\u00eb Hag\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","name":"News33.tv Media","description":"Media","publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization","name":"News33.tv Media","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","width":180,"height":37,"caption":"News33.tv Media"},"image":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa","name":"gazetar2","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1787451372","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1787451372","caption":"gazetar2"},"url":"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8"}]}},"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32598"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32598\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32600,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32598\/revisions\/32600"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/32599"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}