{"id":31167,"date":"2026-07-11T09:23:44","date_gmt":"2026-07-11T09:23:44","guid":{"rendered":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167"},"modified":"2026-07-11T09:23:44","modified_gmt":"2026-07-11T09:23:44","slug":"a-e-garanton-zgjedhjen-e-presidentit-nje-marreveshje-vv-ldk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167","title":{"rendered":"A e garanton zgjedhjen e presidentit nj\u00eb marr\u00ebveshje VV-LDK?"},"content":{"rendered":"\n    <div class=\"xs_social_share_widget xs_share_url before_content \t\tmain_content  wslu-style-2 wslu-share-box-shaped wslu-fill-colored wslu-share-m-5 wslu-none wslu-share-vertical wslu-theme-font-no wslu-main_content\">\n\n\t\t\n        <ul>\n\t\t\t        <\/ul>\n    <\/div> \n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, ka gjetur partnerin me t\u00eb cilin ka paralajm\u00ebruar diskutime t\u00eb m\u00ebtejme p\u00ebr formimin e institucioneve t\u00eb reja. Pas takimit me kryetarin e LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, ai e p\u00ebrshkroi procesin e bisedimeve si \u201cnj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb madhe e t\u00eb gjer\u00eb\u201d. Abdixhiku, nd\u00ebrkaq, tha se koha kur bisedimet kan\u00eb nisur, i \u201cjep shpres\u00eb\u201d p\u00ebr rezultate. Marr\u00ebveshja potenciale Kurti-Abdixhiku nuk garanton zgjidhje, meq\u00eb disa deputet\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb hapur jan\u00eb deklaruar kund\u00ebr. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, \u00e7el\u00ebsi i zgjidhjes mbetet tek PDK-ja q\u00eb ka vendosur t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb opozit\u00eb ose tek Aleanca q\u00eb refuzoi t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb bisedime<\/p>\n<p>Me tone optimiste p\u00ebr marr\u00ebveshje rreth formimit t\u00eb institucioneve t\u00eb reja t\u00eb shtetit kan\u00eb folur kryetari i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV), Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike (LDK), Lumir Abdixhiku, pas takimit q\u00eb t\u00eb premten mbr\u00ebma e kan\u00eb zhvilluar n\u00eb Kuvend. Tek fol\u00ebn p\u00ebr bisedimet q\u00eb mor\u00ebn start dy dit\u00eb pas certifikimit t\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme t\u00eb 7 qershorit, Kurti tha se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cnd\u00ebrmarrje t\u00eb madhe e t\u00eb gjer\u00eb\u201d e Abdixhiku theksoi se koha kur ato kan\u00eb nisur i \u201cjep shpres\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Paraprakisht gjat\u00eb dit\u00ebs, Kurti, i cili \u00ebsht\u00eb edhe kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb, takoi kryetarin e Partis\u00eb Demokratike (PDK), Bedri Hamza, pas t\u00eb cilit tha se diskutimet ishin konstruktive, por nuk dhan\u00eb rezultat konkret. <\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Hamza konfirmoi se partia q\u00eb ai e drejton do t\u00eb mbetet n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Optimiz\u00ebm p\u00ebr marr\u00ebveshje <\/p>\n<p>Abdixhiku i ka shkuar n\u00eb takim Kurtit bashk\u00eb me ish-aleaten e tij, Vjosa Osmani, e cila pasi e p\u00ebrfundoi mandatin e presidentes \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb LDK dhe n\u00eb zgjedhjet e fundit i priu list\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie dhe u nominua si kandidate p\u00ebr presidente.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebri nuk fol\u00ebn p\u00ebr emra konkret\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr postin e kreut t\u00eb shtetit, d\u00ebshtimi p\u00ebr zgjedhjen e t\u00eb cilit imponoi zgjedhje t\u00eb parakohshme n\u00eb qershor.<\/p>\n<p>Kurti premtoi se do t\u00eb jet\u00eb transparent, por theksoi se ka edhe konfidencialitet n\u00eb biseda p\u00ebr t\u00eb cilat tha se duhet t\u00eb rezultojn\u00eb me t\u00eb arritura konkrete.<\/p>\n<p>\u201cJam me shpres\u00eb q\u00eb racionaliteti i cili po mbizot\u00ebron do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb n\u00eb k\u00ebto takime, prandaj po e theksoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb takimi i par\u00eb dhe do t\u00eb kemi edhe t\u00eb takime t\u00eb tjera. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb po diskutojm\u00eb koncepte e parime, dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr edhe orare dhe funksione. Prandaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje e madhe e gjer\u00eb, e cila k\u00ebrkon besim e mir\u00ebbesim, dhe e cila k\u00ebrkon koh\u00eb p\u00ebr realizim\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti. \u201cKemi diskutuar edhe p\u00ebr qeverin\u00eb, edhe p\u00ebr Kuvendin, kemi diskutuar edhe p\u00ebr presidentin p\u00ebr shkak se trash po koincidojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, por po e ritheksoj edhe nj\u00eb her\u00eb q\u00eb fokusi yn\u00eb kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb zhvillimet aktuale politike, orari i konstituimit t\u00eb institucioneve dhe zhvillimet t\u00eb cilat po ndodhin n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebtij rezultati q\u00eb kemi pasur\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Abdixhiku ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb takim \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr stabilitetin e domosdosh\u00ebm institucional me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shmangen zgjedhjet e reja t\u00eb parakohshme, q\u00eb do t\u00eb ishin t\u00eb kat\u00ebrtat me radh\u00eb n\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb vit e gjysm\u00eb. Edhe ai ka mohuar t\u00eb jet\u00eb diskutuar p\u00ebr poste e emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb u angazhuam p\u00ebr diskutime rreth parimeve thelb\u00ebsore rreth t\u00eb cilave duhet t\u00eb zhvillohen k\u00ebto diskutime, vlerave dhe ideve programore rreth t\u00eb cilave dy pal\u00ebt kan\u00eb interes dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb u dakorduam t\u00eb vazhdojm\u00eb tutje me komunikim, si form\u00eb e vetme e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb shmangies s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari i LDK-s\u00eb. \u201cNuk kemi arritur t\u00eb flasim p\u00ebr emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm, por po flasim p\u00ebr procese dhe dakordimin q\u00eb pas diskutimeve t\u00eb takimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb dhe tutje t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb gjejm\u00eb marr\u00ebveshje\u201d.<\/p>\n<p>Abdixhiku ka th\u00ebn\u00eb se ka koh\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebrpara p\u00ebr t\u2019i shteruar diskutimet.<\/p>\n<p>\u201cI kemi 30 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr thirrjen e seanc\u00ebs s\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs dhe m\u00eb pas i kemi edhe 60 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e presidentit. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb po flasim para se t\u00eb merren ose t\u00eb nisen hapa t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb formimit t\u00eb institucioneve dhe kjo m\u00eb jep shpres\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sfida e numrave mbetet<\/p>\n<p>Abdixhiku i ka nisur bisedimet me LVV-n\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn kur brenda partis\u00eb q\u00eb drejton jan\u00eb shtuar nismat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shkarkimin e tij, shkaku i rezultatit zgjedhor. Pasi disa nga deg\u00ebt ia k\u00ebrkuan dor\u00ebheqjen dhe Abdixhiku refuzoi ta jap\u00eb, zyrtar\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se tashm\u00eb jan\u00eb mbledhur n\u00ebnshkrimet e s\u00eb paku nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb, me k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb t\u00eb mbahet mbledhja ku do t\u00eb trajtohej p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr rezultatin.<\/p>\n<p>LDK-ja arriti t\u00eb siguroj\u00eb 18 vende n\u00eb Kuvend dhe t\u00eb mbetet parti e tret\u00eb, pavar\u00ebsisht se asaj iu bashk\u00ebngjit Osmani. E, nga deputet\u00ebt e zgjedhur, s\u00eb paku pes\u00eb jan\u00eb deklaruar hapur kund\u00ebr \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshjeje me LVV-n\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo rrethan\u00eb nuk garanton q\u00eb, edhe n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb koalicion LVV-LDK, t\u00eb arrihet pjes\u00ebmarrja e s\u00eb paku 80 deputet\u00ebve sa k\u00ebrkohen n\u00eb procesin e votimit p\u00ebr presidentit, meq\u00eb LVV-ja ka 53 deputet\u00eb dhe nga radh\u00ebt e komuniteteve ajo llogarit n\u00eb maksimum 11 deputet\u00eb, meq\u00eb kund\u00ebrshton \u00e7far\u00ebdo bashk\u00ebpunimi me List\u00ebn Serbe e cila ka siguruar 9 mandate.<\/p>\n<p>Kurti dha sinjale se mund t\u00eb mos jet\u00eb mb\u00ebshtetja e plot\u00eb e deputet\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb p\u00ebr presidentin.<\/p>\n<p>\u201cNe besojm\u00eb q\u00eb fryma dhe germa e Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebr president q\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehje e unitetit t\u00eb popullit dhe q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim duhet t\u00eb jet\u00eb konsensual, sepse jemi t\u00eb interesuar gjithashtu q\u00eb ta kemi numrin maksimal t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sall\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. \u201cP\u00ebrqendrimi yn\u00eb nuk ka qen\u00eb tash te emrat e p\u00ebrve\u00e7\u00ebm p\u00ebr president, por p\u00ebr koncept e parime, p\u00ebr vizionin p\u00ebrpara n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, a thua se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb strategjikisht q\u00eb ta maksimizojm\u00eb numrin e deputet\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dit\u00ebn vendimtare kur do t\u00eb vij\u00eb \u00e7\u00ebshtja e presidentit\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7el\u00ebsi te PDK-ja dhe Aleanca<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb unitetit n\u00eb grupin parlamentar t\u00eb LDK-s\u00eb, zgjedhja e kreut t\u00eb shtetit nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa mb\u00ebshtetjen e nj\u00eb numri deputet\u00ebsh ose t\u00eb PDK-s\u00eb, ose t\u00eb Aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryetari i PDK-s\u00eb, pas takimit me Kurtin, tha se partia q\u00eb e drejton do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb opozit\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij mandati dhe nuk dha sinjale se do t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb q\u00ebndrim edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb zgjedhjes s\u00eb presidentit.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Partia Demokratike e Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mandat \u00ebsht\u00eb parti n\u00eb opozit\u00eb. Dhe ne i d\u00ebshirojm\u00eb sukses zotit Kurti dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb takohen, bisedojn\u00eb, t\u2019i japin vendit institucione, t\u2019u i p\u00ebrfshi t\u00eb gjitha institucionet, se p\u00ebrve\u00e7 Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb edhe 98 deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb matematikisht ka mund\u00ebsi me u b\u00eb kompletimi i t\u00eb gjitha institucioneve dhe k\u00ebtu do t\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb pozita e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hamza.<\/p>\n<p>Ftesat p\u00ebr takim, Kurti ua ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb lider\u00ebve t\u00eb partive kryesore n\u00eb Kuvend. N\u00eb t\u00eb, negativisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur kryetari i Aleanc\u00ebs, Ardian Gjini, i cili ka th\u00ebn\u00eb Aleanca \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb kuorum p\u00ebr zgjedhjen e presidentit po q\u00eb se Kurti i pranon gjasht\u00eb pikat e ofertuara nga AAK-ja. Ato p\u00ebrfshijn\u00eb: Pranimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb projektit t\u00eb gazit amerikan; Nisjen e menj\u00ebhershme t\u00eb procedurave p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb termocentrali me th\u00ebngjill; Ngritja e menj\u00ebhershme e pragut t\u00eb TVSH-s\u00eb nga 30,000 n\u00eb 100,000 euro, p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet e vogla dhe t\u00eb mesme; Lirimin e plot\u00eb t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb punuar, nga tatimi n\u00eb pron\u00eb; Financimin e plot\u00eb t\u00eb projekteve t\u00eb infrastruktur\u00ebs jetike n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat aktualisht kan\u00eb mbetur t\u00eb pezulluara n\u00eb munges\u00eb t\u00eb mjeteve, si dhe; Ndarjen e 800 milion\u00eb deri n\u00eb 1 miliard eurove p\u00ebr Prishtin\u00ebn.<\/p>\n<p>Kurti, i cili komentoi refuzimin e ftes\u00ebs, tha se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Gjini t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb takohet me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kur i mblodha numrat e deputet\u00ebve 53 + 22 + 18 nuk thash\u00eb edhe + 7 p\u00ebr shkak se kryetari i AAK-s\u00eb nuk e ka konsideruar t\u00eb arsyeshme, t\u00eb nevojshme q\u00eb t\u00eb takohet me mua. Un\u00eb besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb takohet me mua. L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb fituese e zgjedhjeve. Ne edhe n\u00ebse nuk do t\u00eb jemi bashk\u00eb n\u00eb qeveri, padyshim q\u00eb do t\u00eb jemi bashk\u00eb n\u00eb institucione. Dhe n\u00eb koh\u00ebn kur takimet zhvillohen gjithandej, pothuajse secili me secilin, nuk besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull q\u00eb nj\u00eb parti e respektuar parlamentare si AAK-ja t\u00eb refuzoj\u00eb takimin me mua si kryeminist\u00ebr dhe kryetar i partis\u00eb fituese\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e ka theksuar pas takimit me Hamz\u00ebn, kur insistoi q\u00eb Kosova t\u00eb ket\u00eb president jopartiak. Kurti ka deklaruar se \u201cp\u00ebr zgjedhjen e presidentit p\u00ebrgjegj\u00ebsia bie mbi t\u00eb gjitha partit\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb duhet nj\u00eb figur\u00eb konsensuale, t\u00eb mos jet\u00eb i ndonj\u00eb partie, dhe dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej polemikave t\u00eb sken\u00ebs aktuale, e me kredenciale komb\u00ebtare e profesionale.<\/p>\n<p>T\u00eb tilla kredenciale ai pati k\u00ebrkuar edhe n\u00eb prill, kur u b\u00ebri ofert\u00eb dy partive kryesore n\u00eb opozit\u00eb, PDK-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb, q\u00eb t\u00eb propozojn\u00eb tre kandidat\u00eb p\u00ebr president, dhe dha zotimin se nj\u00ebrin nga ta do ta votojn\u00eb deputet\u00ebt e LVV-s\u00eb. N\u00eb ofert\u00eb nuk u p\u00ebrgjigj\u00ebn asnj\u00ebra parti politike, deputet\u00ebt e t\u00eb cilave bojkotuan procesin e zgjedhjes s\u00eb presidentit e n\u00eb munges\u00eb t\u00eb zgjedhjes, u shp\u00ebrnda Kuvendi dhe u organizuan zgjedhjet e reja. <\/p>\n<p>Rezultati i tash\u00ebm zgjedhor ia mund\u00ebson LVV-s\u00eb ta formoj\u00eb qeverin\u00eb me mb\u00ebshtetjen e deputet\u00ebve t\u00eb komuniteteve, pa p\u00ebrfshir\u00eb ata t\u00eb List\u00ebs Serbe, meq\u00eb k\u00ebrkohen s\u00eb paku 61 vota. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb dy raundet e para p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, k\u00ebrkohet pjes\u00ebmarrja e s\u00eb paku 80 n\u00eb votim.<\/p>\n<p>Kurti pas takimit me kreun e PDK-s\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb i takon partis\u00eb fituese t\u00eb zgjedhjeve, nd\u00ebrsa zgjedhja e presidentit k\u00ebrkon nj\u00eb konsensus m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb politik.<\/p>\n<p>\u201cEdhe nj\u00eb her\u00eb po e ritheksoj: p\u00ebr qeverisje p\u00ebrgjegj\u00ebsia bie mbi ne, por p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, t\u00eb gjith\u00eb kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Tash jemi n\u00eb faz\u00ebn e konsultimeve me partit\u00eb opozitare. Dometh\u00ebn\u00eb, me PDK-n\u00eb dhe LDK-n\u00eb q\u00eb pranuan q\u00eb t\u00eb takohemi dhe t\u00eb bashk\u00ebbisedojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje politike p\u00ebr rrug\u00ebn p\u00ebrpara. Ne jemi t\u00eb interesuar q\u00eb t\u2019u japim koh\u00eb diskutimeve, konsultimeve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb legjislatura e 11-t\u00eb t\u00eb ket\u00eb jo vet\u00ebm kryetar kuvendi e kryeminist\u00ebr, por edhe president\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti pas takimit me kryetarin e PDK-s\u00eb. \u201cIdeja e presidentit \u00ebsht\u00eb menduar q\u00eb t\u00eb ndodh n\u00eb bashk\u00ebpunim me t\u00eb tjer\u00ebt, andaj edhe ne pik\u00ebnisje do ta kishim nj\u00eb figur\u00eb konsensuale, pra dikush i cili nuk \u00ebsht\u00eb i asnj\u00eb partie politike, dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej polemikave t\u00eb sken\u00ebs aktuale, dikush i cili ka vlera t\u00eb d\u00ebshmuara komb\u00ebtare, profesionale, qytetare dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jet\u00eb shprehje e unitetit ashtu si\u00e7 e k\u00ebrkon kushtetutshm\u00ebria jon\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ideja jon\u00eb, apo k\u00ebrkesa jon\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb fryma dhe germa e Kushtetut\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb enjten ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi afati kushtetues p\u00ebr konstituimin e Kuvendit. Deputet\u00ebt e rinj kan\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta konstituuar legjislatur\u00ebn e nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb Kuvendit deri m\u00eb 7 gusht. E pas konstituimit t\u00eb Kuvendit, ata kan\u00eb n\u00eb dispozicion 60 dit\u00eb p\u00ebr ta zgjedhur presidentin. N\u00ebse brenda k\u00ebsaj kohe d\u00ebshton ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, Kuvendi shp\u00ebrndahet dhe organizohen zgjedhje t\u00eb reja t\u00eb parakohshme. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, ka gjetur partnerin me t\u00eb cilin ka paralajm\u00ebruar diskutime t\u00eb m\u00ebtejme p\u00ebr formimin e institucioneve t\u00eb reja. Pas takimit me kryetarin e LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, ai e p\u00ebrshkroi procesin e bisedimeve si \u201cnj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb madhe e t\u00eb gjer\u00eb\u201d. Abdixhiku, nd\u00ebrkaq, tha se koha kur bisedimet kan\u00eb nisur, i \u201cjep [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":31168,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[215,213],"tags":[],"class_list":["post-31167","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-lajme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>A e garanton zgjedhjen e presidentit nj\u00eb marr\u00ebveshje VV-LDK? - press7.tv<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"A e garanton zgjedhjen e presidentit nj\u00eb marr\u00ebveshje VV-LDK? - press7.tv\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, ka gjetur partnerin me t\u00eb cilin ka paralajm\u00ebruar diskutime t\u00eb m\u00ebtejme p\u00ebr formimin e institucioneve t\u00eb reja. Pas takimit me kryetarin e LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, ai e p\u00ebrshkroi procesin e bisedimeve si \u201cnj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb madhe e t\u00eb gjer\u00eb\u201d. Abdixhiku, nd\u00ebrkaq, tha se koha kur bisedimet kan\u00eb nisur, i \u201cjep [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-07-11T09:23:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_3466.avif\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"870\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"gazetar2\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"gazetar2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167\"},\"author\":{\"name\":\"gazetar2\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\"},\"headline\":\"A e garanton zgjedhjen e presidentit nj\u00eb marr\u00ebveshje VV-LDK?\",\"datePublished\":\"2026-07-11T09:23:44+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167\"},\"wordCount\":2154,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_3466.avif\",\"articleSection\":[\"Kosov\u00eb\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167\",\"name\":\"A e garanton zgjedhjen e presidentit nj\u00eb marr\u00ebveshje VV-LDK? - press7.tv\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_3466.avif\",\"datePublished\":\"2026-07-11T09:23:44+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_3466.avif\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_3466.avif\",\"width\":1360,\"height\":870},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.press7.tv\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"A e garanton zgjedhjen e presidentit nj\u00eb marr\u00ebveshje VV-LDK?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"description\":\"Media\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"width\":180,\"height\":37,\"caption\":\"News33.tv Media\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\",\"name\":\"gazetar2\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1783217696\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1783217696\",\"caption\":\"gazetar2\"},\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"A e garanton zgjedhjen e presidentit nj\u00eb marr\u00ebveshje VV-LDK? - press7.tv","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"A e garanton zgjedhjen e presidentit nj\u00eb marr\u00ebveshje VV-LDK? - press7.tv","og_description":"Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, ka gjetur partnerin me t\u00eb cilin ka paralajm\u00ebruar diskutime t\u00eb m\u00ebtejme p\u00ebr formimin e institucioneve t\u00eb reja. Pas takimit me kryetarin e LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, ai e p\u00ebrshkroi procesin e bisedimeve si \u201cnj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb madhe e t\u00eb gjer\u00eb\u201d. Abdixhiku, nd\u00ebrkaq, tha se koha kur bisedimet kan\u00eb nisur, i \u201cjep [&hellip;]","og_url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167","og_site_name":"press7.tv","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv","article_published_time":"2026-07-11T09:23:44+00:00","og_image":[{"width":1360,"height":870,"url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_3466.avif","type":"image\/webp"}],"author":"gazetar2","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"gazetar2","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167"},"author":{"name":"gazetar2","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa"},"headline":"A e garanton zgjedhjen e presidentit nj\u00eb marr\u00ebveshje VV-LDK?","datePublished":"2026-07-11T09:23:44+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167"},"wordCount":2154,"publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_3466.avif","articleSection":["Kosov\u00eb","Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167","url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167","name":"A e garanton zgjedhjen e presidentit nj\u00eb marr\u00ebveshje VV-LDK? - press7.tv","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_3466.avif","datePublished":"2026-07-11T09:23:44+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167#primaryimage","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_3466.avif","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_3466.avif","width":1360,"height":870},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=31167#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.press7.tv\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"A e garanton zgjedhjen e presidentit nj\u00eb marr\u00ebveshje VV-LDK?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","name":"News33.tv Media","description":"Media","publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization","name":"News33.tv Media","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","width":180,"height":37,"caption":"News33.tv Media"},"image":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa","name":"gazetar2","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1783217696","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1783217696","caption":"gazetar2"},"url":"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8"}]}},"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31167","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31167"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31167\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31169,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31167\/revisions\/31169"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/31168"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31167"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}