{"id":30697,"date":"2026-06-22T08:32:38","date_gmt":"2026-06-22T08:32:38","guid":{"rendered":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697"},"modified":"2026-06-22T08:32:38","modified_gmt":"2026-06-22T08:32:38","slug":"rama-jepe-doreheqjen-sheshi-plot-per-23-dite-the-new-york-times-shqiptaret-ne-proteste-kunder-qeverise-se-korruptuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697","title":{"rendered":"\u201cRama jepe dor\u00ebheqjen\u201d\/ Sheshi plot p\u00ebr 23 dit\u00eb! The New York Times: Shqiptar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb korruptuar"},"content":{"rendered":"\n    <div class=\"xs_social_share_widget xs_share_url before_content \t\tmain_content  wslu-style-2 wslu-share-box-shaped wslu-fill-colored wslu-share-m-5 wslu-none wslu-share-vertical wslu-theme-font-no wslu-main_content\">\n\n\t\t\n        <ul>\n\t\t\t        <\/ul>\n    <\/div> \n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre jav\u00eb, protestuesit jan\u00eb mbledhur paq\u00ebsisht n\u00eb Tiran\u00eb, kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebn p\u00ebrsh\u00ebndetjet e amerikan\u00ebve q\u00eb i shohin si luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm kund\u00ebr Presidentit Trump, Izraelit dhe lakmis\u00eb s\u00eb \u201c1 p\u00ebr qind\u00ebshit\u201d m\u00eb t\u00eb pasur.<\/p>\n<p>Protestat u nxit\u00ebn nga zem\u00ebrimi publik pas sjelljes s\u00eb dhunshme t\u00eb rojeve private t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb vendin ku planifikohet nj\u00eb zhvillim bregdetar, i financuar nga dh\u00ebndri i Trump, Jared Kushner, dhe investitor\u00eb nga Gjiri Persik, me nj\u00eb kosto t\u00eb vler\u00ebsuar prej m\u00eb shum\u00eb se 4 miliard\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb majt\u00ebn amerikane, shqiptar\u00ebt po i rezistojn\u00eb korrupsionit t\u00eb familjes Trump dhe atyre q\u00eb ata i quajn\u00eb miliarder\u00eb grabitqar\u00eb. Teoricien\u00ebt e konspiracionit t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs kan\u00eb p\u00ebrqafuar nj\u00eb teori tjet\u00ebr: ata e shohin kund\u00ebrshtimin ndaj Izraelit dhe planeve t\u00eb supozuara p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e quajn\u00eb \u201cnj\u00eb ishull t\u00eb ri Epstein\u201d n\u00eb brigjet jugore t\u00eb nj\u00eb prej vendeve m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, shqiptar\u00ebt q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb protesta nuk bien dakord me asnj\u00eb nga k\u00ebto shpjegime.<\/p>\n<p>\u201cAskush k\u00ebtu nuk proteston kund\u00ebr Trump apo Izraelit\u201d, tha Elis Kodra, 33 vje\u00e7, i cili kishte ardhur me t\u00eb dashur\u00ebn e tij n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb fundit me disa mij\u00ebra persona p\u00ebrpara zyr\u00ebs s\u00eb kryeministrit t\u00eb sh\u00ebnjestruar nga kritikat, Edi Rama.<\/p>\n<p>\u201cNe po protestojm\u00eb kund\u00ebr gjith\u00e7kaje tjet\u00ebr\u201d, shtoi ai, duke u ankuar se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb qeverisur q\u00eb nga r\u00ebnia e komunizmit, 35 vjet m\u00eb par\u00eb, nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt politikan\u00eb q\u00eb kujdesen p\u00ebr interesat e tyre, hyjn\u00eb e dalin nga pushteti, u japin kontrata shtet\u00ebrore miqve t\u00eb tyre n\u00eb biznes dhe u kushtojn\u00eb pak v\u00ebmendje problemeve ekonomike dhe shqet\u00ebsimeve t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Protestat nis\u00ebn pasi n\u00eb internet qarkulloi nj\u00eb video q\u00eb tregonte roje private sigurie, m\u00eb 30 maj, duke t\u00ebrhequr me forc\u00eb nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb iu bashkua disa dhjet\u00ebra banor\u00ebve dhe aktivist\u00ebve mjedisor\u00eb n\u00eb nj\u00eb plazh n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilin Kushner d\u00ebshiron ta p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb projektin e propozuar p\u00ebr hotel dhe resort luksoz.<\/p>\n<p>Ata ishin mbledhur p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr shfaqjes s\u00eb papritur t\u00eb nj\u00eb gardhi metalik me tela me gjemba n\u00eb plazh, i cili ndodhet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb shpallur \u201cpeizazh i mbrojtur\u201d, kategori q\u00eb lejon nd\u00ebrtime, pran\u00eb fshatit Zv\u00ebrnec. Zona dhe ishulli kryesisht i pabanuar i Sazanit, aty pran\u00eb, jan\u00eb t\u00eb dy pjes\u00eb e planit t\u00eb propozuar p\u00ebr zhvillim.<\/p>\n<p>Sazan Real Estate Development LLC, kompania e lidhur me Kushner q\u00eb mbikqyr projektin, tha se rojet q\u00eb kishin dhunuar protestuesin ishin t\u00eb pun\u00ebsuar nga nj\u00eb kompani e tret\u00eb sigurie. \u201cIncidenti \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues dhe nuk pasqyron standardet q\u00eb ne presim nga asnj\u00eb pal\u00eb q\u00eb punon n\u00eb lidhje me projektin\u201d, deklaroi kompania.<\/p>\n<p>Qeveria u p\u00ebrpoq ta shuante zem\u00ebrimin publik duke hequr licencat e dy kompanive private t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb incidentin n\u00eb plazh, duke shkarkuar shefin lokal t\u00eb policis\u00eb dhe duke urdh\u00ebruar heqjen e gardhit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, protestat vazhduan, duke e kthyer bulevardin qendror t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb p\u00ebrnatshme ku marrin pjes\u00eb t\u00eb rinj dhe t\u00eb moshuar, duke i dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur \u201crevolucioni i flamingove\u201d, nj\u00eb referenc\u00eb p\u00ebr shpend\u00ebt, q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb pasuri n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur.<\/p>\n<p>\u00c7do nat\u00eb shpaloset nj\u00eb pankart\u00eb e madhe n\u00eb anglisht ku shkruhet: \u201cAlbania is not for sale\u201d (\u201cShqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shitje\u201d).<\/p>\n<p>Rama tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb se n\u00eb janar ishte takuar n\u00eb Tiran\u00eb me Ivanka Trump, e cila \u00ebsht\u00eb e martuar me Kushner, si dhe me nj\u00eb ekip arkitekt\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projektin e propozuar. Por ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar asnj\u00eb kontrat\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar asnj\u00eb leje nd\u00ebrtimi. Ishulli q\u00eb ndodhet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb projektit, tha ai, i p\u00ebrket shtetit dhe nuk \u00ebsht\u00eb shitur, as nuk do t\u00eb shitet.<\/p>\n<p>Pretendimet n\u00eb internet se nd\u00ebrtimi ka nisur tashm\u00eb, tha Rama, jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb \u201curagani histerie dixhitale\u201d, megjith\u00ebse ai pranoi se ka pasur disa \u201cp\u00ebrgatitje t\u00eb terrenit\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb shtrimin e nj\u00eb rruge me zhavorr p\u00ebrmes pyllit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa disa protestues, t\u00eb etur p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e televizioneve t\u00eb huaja, kan\u00eb mbajtur pankarta n\u00eb anglisht kund\u00ebr Kushner dhe Ivanka Trump, objektivat kryesor\u00eb t\u00eb zem\u00ebrimit t\u00eb tyre jan\u00eb Rama, 61 vje\u00e7, i cili ka qen\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb q\u00eb nga viti 1998, dhe ish-kryeministri Sali Berisha, 81 vje\u00e7, drejtues i partis\u00eb kryesore opozitare.<\/p>\n<p>Protestuesit kan\u00eb brohoritur: \u201cRama n\u00eb burg, Berisha n\u00eb burg.\u201d<\/p>\n<p>Rama, i cili siguroi mandatin e kat\u00ebrt si kryeminist\u00ebr vitin e kaluar kur Partia Socialiste fitoi bindsh\u00ebm zgjedhjet, tha se shqiptar\u00ebt po p\u00ebrdoren si \u201cmish p\u00ebr top\u201d n\u00eb \u201cnj\u00eb luft\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe Europ\u00eb kund\u00ebr Trump\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb v\u00ebrshim online me pretendime t\u00eb ekzagjeruara p\u00ebr numrin e protestuesve, dezinformim p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre dhe raportime t\u00eb rreme p\u00ebr p\u00ebrplasje t\u00eb dhunshme, tha ai, tregon se \u201cdemokracit\u00eb po kryejn\u00eb vet\u00ebvrasje\u201d duke \u201clejuar q\u00eb ky helm dhe ky infeksion t\u00eb g\u00ebrryej\u00eb plot\u00ebsisht trupin e tyre\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDemokracia pa t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb demokraci\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe vet\u00eb qeveria ka kontribuar n\u00eb p\u00ebrplasjen online, me pretendime se Irani ka nxitur protestat si hakmarrje ndaj Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr strehimin e grupit opozitar iranian Mujahedeen Khalq. Zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb pretenduar se industria turistike n\u00eb Greqin\u00eb fqinje, e shqet\u00ebsuar p\u00ebr konkurrenc\u00ebn nga Shqip\u00ebria, ka nxitur madje edhe financuar protestuesit.<\/p>\n<p>Elez Biberaj, politolog dhe ish-drejtues i Sh\u00ebrbimit Shqip t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, tha se protestat nuk jan\u00eb kund\u00ebr familjes Trump, por \u201cpasqyrojn\u00eb kolapsin e besimit publik te i gjith\u00eb sistemi politik\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe ka humbur n\u00eb p\u00ebrkthimin e situat\u00ebs, duke i kthyer problemet e brendshme t\u00eb nj\u00eb prej vendeve m\u00eb t\u00eb varfra, m\u00eb pro-amerikane dhe m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb Europ\u00ebs \u2014 me m\u00eb pak se tre milion\u00eb banor\u00eb \u2014 n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje simbolike globale si p\u00ebr t\u00eb majt\u00ebn ashtu edhe p\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebn n\u00eb platforma si TikTok, X dhe Instagram.<\/p>\n<p>Lutfi Dervishi, 58 vje\u00e7, analist i pavarur politik, tha se vet\u00eb ishte rritur para r\u00ebnies s\u00eb sistemit komunist dhe se i kishte par\u00eb gjithmon\u00eb Shtetet e Bashkuara si nj\u00eb simbol t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit dhe liris\u00eb s\u00eb medias.<\/p>\n<p>\u201cKurr\u00eb nuk do ta kisha imagjinuar, as n\u00eb \u00ebndrrat m\u00eb t\u00eb \u00e7mendura, q\u00eb amerikan\u00ebt do t\u00eb k\u00ebrkonin frym\u00ebzim nga Shqip\u00ebria\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Protestuesit kan\u00eb frym\u00ebzuar kryesisht progresist\u00ebt amerikan\u00eb. Senatori Bernie Sanders i p\u00ebrsh\u00ebndeti n\u00eb X si pararoj\u00ebn e rezistenc\u00ebs kund\u00ebr \u201coligarkis\u00eb globale\u201d, duke shkruar se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ngritur kund\u00ebr nj\u00eb \u201cresorti luksoz katastrofik p\u00ebr mjedisin, t\u00eb planifikuar nga dh\u00ebndri i Trump, Jared Kushner, dhe partner\u00ebt e tij miliarder\u00eb nga Katari\u201d.<\/p>\n<p>Rachel Maddow, moderatorja liberale e lajmeve televizive, p\u00ebrsh\u00ebndeti \u201cprotestat masive kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb Donald Trump dhe familjes s\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Edhe disa figura t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs amerikane kan\u00eb gjetur arsye p\u00ebr t\u2019i mb\u00ebshtetur protestat. Alex Jones, teoricien i njohur i konspiracionit, lavd\u00ebroi protestuesit p\u00ebr p\u00ebrpjekjen e tyre p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb tok\u00ebn \u201cnga Izraeli, Kushner, Rothschild\u00ebt dhe Ivanka Trump\u201d, duke pretenduar se Shqip\u00ebria \u201cpo hyn n\u00eb luft\u00eb civile\u201d, me \u201cshp\u00ebrthime bombash dhe sulme me mitraloz\u201d. Asnj\u00eb prej k\u00ebtyre pretendimeve nuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Video t\u00eb filmuara vite m\u00eb par\u00eb gjat\u00eb trazirave n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb paraqitur dit\u00ebt e fundit n\u00eb internet si dhun\u00eb e shkaktuar nga zem\u00ebrimi i shqiptar\u00ebve kund\u00ebr Trump dhe familjes s\u00eb tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb grumbullim i madh tifoz\u00ebsh spanjoll\u00eb pran\u00eb nj\u00eb plazhi n\u00eb veri t\u00eb Spanj\u00ebs \u00ebsht\u00eb etiketuar n\u00eb internet si protest\u00eb kund\u00ebr Trump n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja online p\u00ebr protestat shqiptare ka rr\u00ebshqitur her\u00eb pas here edhe n\u00eb deklarata hapur antisemitike. Disa pretendojn\u00eb se hebrenjt\u00eb duan t\u00eb pushtojn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u2019u imponojn\u00eb shqiptar\u00ebve, shumica e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb nominalisht mysliman\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtin fat si palestinez\u00ebve.<\/p>\n<p>Pretendime t\u00eb tilla b\u00ebjn\u00eb q\u00eb disa protestues t\u00eb shqet\u00ebsohen se aktivist\u00eb t\u00eb huaj po p\u00ebrpiqen t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb kauz\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Baki Goxhaj, 41 vje\u00e7, mysliman praktikues dhe aktivist pro-palestinez n\u00eb Vlor\u00eb, udh\u00ebton \u00e7do dit\u00eb drejt Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protesta me bashk\u00ebshorten e tij.<\/p>\n<p>\u201cU kam th\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve: Mos b\u00ebrtisni \u2018Posht\u00eb hebrenjt\u00eb\u2019\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u201cKjo l\u00ebvizje nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Trump dhe as kund\u00ebr hebrenjve. \u00cbsht\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb son\u00eb shum\u00eb t\u00eb korruptuar.\u201d<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb Goxhaj dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e shohin si korrupsion lidhet shpesh me shitjen dhe p\u00ebrdorimin e tok\u00ebs, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb e ndjeshme n\u00eb Shqip\u00ebri, ku ish-diktatori komunist Enver Hoxha konfiskoi t\u00eb gjith\u00eb pron\u00ebn private pasi mori pushtetin n\u00eb vitin 1944.<\/p>\n<p>Kur komunizmi mori fund, gjykatat shqiptare u p\u00ebrball\u00ebn me nj\u00eb lum\u00eb pretendimesh t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb, nga ish-pronar\u00ebt dhe pasardh\u00ebsit e tyre.<\/p>\n<p>Gentian Mocka, 56 vje\u00e7, tha se familja e tij ka luftuar p\u00ebr dekada n\u00eb gjykata p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 91 hektar\u00eb tok\u00eb t\u00eb konfiskuar nga regjimi komunist.<\/p>\n<p>Prona, sipas tij, m\u00eb pas u p\u00ebrvet\u00ebsua me mashtrim nga nj\u00eb avokat lokal q\u00eb ka punuar p\u00ebr Artur Shehun, nj\u00eb shqiptar q\u00eb jeton n\u00eb Miami, dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e parcel\u00ebs s\u00eb tok\u00ebs q\u00eb iu shit partner\u00ebve t\u00eb Kushner nga Katari p\u00ebr projektin e resortit luksoz.<\/p>\n<p>Struktura e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar l\u00ebshoi jav\u00ebn e kaluar nj\u00eb urdh\u00ebr arresti p\u00ebr Artur Shehun, shtetas amerikan i natyralizuar, duke e akuzuar p\u00ebr blerje toke dhe p\u00ebrdorimin e projekteve t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr pastrim parash t\u00eb trafikant\u00ebve t\u00eb drog\u00ebs. T\u00eb ardhurat nga shitja e tok\u00ebs s\u00eb tij tek bler\u00ebsit nga Katari jan\u00eb ngrir\u00eb, tha Rama, por vet\u00eb shitja mbetet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Shehu nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkesave p\u00ebr koment. M\u00eb her\u00ebt ai i kishte quajtur \u201cfake news\u201d akuzat p\u00ebr takime me trafikant\u00eb droge dhe kishte deklaruar se shitjen e tok\u00ebs p\u00ebr Kushnerin dhe investitor\u00ebt e kishte organizuar p\u00ebrmes nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsi, t\u00eb cilit nuk i b\u00ebri publik emrin.<\/p>\n<p>Mocka tha se, n\u00ebse arrin ta rimarr\u00eb tok\u00ebn, do t\u00eb ishte i gatsh\u00ebm t\u2019ia shiste p\u00ebr projektin e Kushner. \u201cE gjith\u00eb familja do ta shes\u00eb dhe thjesht d\u00ebshiron q\u00eb kjo histori t\u00eb marr\u00eb fund\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Rama tha se protestuesit jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb mblidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore p\u00ebrpara zyr\u00ebs s\u00eb tij, duke shtuar: \u201cShqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Por ai k\u00ebmb\u00ebnguli se protestat nuk do ta ndalin projektin e resortit t\u00eb Kushner. \u201cNuk do t\u00eb anulohet\u201d, tha ai. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb e sigurt.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre jav\u00eb, protestuesit jan\u00eb mbledhur paq\u00ebsisht n\u00eb Tiran\u00eb, kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebn p\u00ebrsh\u00ebndetjet e amerikan\u00ebve q\u00eb i shohin si luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm kund\u00ebr Presidentit Trump, Izraelit dhe lakmis\u00eb s\u00eb \u201c1 p\u00ebr qind\u00ebshit\u201d m\u00eb t\u00eb pasur. Protestat u nxit\u00ebn nga zem\u00ebrimi publik pas sjelljes s\u00eb dhunshme t\u00eb rojeve private t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":30698,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[216],"tags":[],"class_list":["post-30697","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cRama jepe dor\u00ebheqjen\u201d\/ Sheshi plot p\u00ebr 23 dit\u00eb! The New York Times: Shqiptar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb korruptuar - press7.tv<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cRama jepe dor\u00ebheqjen\u201d\/ Sheshi plot p\u00ebr 23 dit\u00eb! The New York Times: Shqiptar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb korruptuar - press7.tv\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre jav\u00eb, protestuesit jan\u00eb mbledhur paq\u00ebsisht n\u00eb Tiran\u00eb, kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebn p\u00ebrsh\u00ebndetjet e amerikan\u00ebve q\u00eb i shohin si luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm kund\u00ebr Presidentit Trump, Izraelit dhe lakmis\u00eb s\u00eb \u201c1 p\u00ebr qind\u00ebshit\u201d m\u00eb t\u00eb pasur. Protestat u nxit\u00ebn nga zem\u00ebrimi publik pas sjelljes s\u00eb dhunshme t\u00eb rojeve private t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-06-22T08:32:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/FOTO-Web-M.M-2-1-800x445-1.avif\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"445\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"gazetar2\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"gazetar2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697\"},\"author\":{\"name\":\"gazetar2\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\"},\"headline\":\"\u201cRama jepe dor\u00ebheqjen\u201d\/ Sheshi plot p\u00ebr 23 dit\u00eb! The New York Times: Shqiptar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb korruptuar\",\"datePublished\":\"2026-06-22T08:32:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697\"},\"wordCount\":1898,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/FOTO-Web-M.M-2-1-800x445-1.avif\",\"articleSection\":[\"Shqip\u00ebri\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697\",\"name\":\"\u201cRama jepe dor\u00ebheqjen\u201d\/ Sheshi plot p\u00ebr 23 dit\u00eb! The New York Times: Shqiptar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb korruptuar - press7.tv\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/FOTO-Web-M.M-2-1-800x445-1.avif\",\"datePublished\":\"2026-06-22T08:32:38+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/FOTO-Web-M.M-2-1-800x445-1.avif\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/FOTO-Web-M.M-2-1-800x445-1.avif\",\"width\":800,\"height\":445},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.press7.tv\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cRama jepe dor\u00ebheqjen\u201d\/ Sheshi plot p\u00ebr 23 dit\u00eb! The New York Times: Shqiptar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb korruptuar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"description\":\"Media\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"width\":180,\"height\":37,\"caption\":\"News33.tv Media\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\",\"name\":\"gazetar2\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1782008091\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1782008091\",\"caption\":\"gazetar2\"},\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cRama jepe dor\u00ebheqjen\u201d\/ Sheshi plot p\u00ebr 23 dit\u00eb! The New York Times: Shqiptar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb korruptuar - press7.tv","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u201cRama jepe dor\u00ebheqjen\u201d\/ Sheshi plot p\u00ebr 23 dit\u00eb! The New York Times: Shqiptar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb korruptuar - press7.tv","og_description":"P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre jav\u00eb, protestuesit jan\u00eb mbledhur paq\u00ebsisht n\u00eb Tiran\u00eb, kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebn p\u00ebrsh\u00ebndetjet e amerikan\u00ebve q\u00eb i shohin si luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm kund\u00ebr Presidentit Trump, Izraelit dhe lakmis\u00eb s\u00eb \u201c1 p\u00ebr qind\u00ebshit\u201d m\u00eb t\u00eb pasur. Protestat u nxit\u00ebn nga zem\u00ebrimi publik pas sjelljes s\u00eb dhunshme t\u00eb rojeve private t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697","og_site_name":"press7.tv","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv","article_published_time":"2026-06-22T08:32:38+00:00","og_image":[{"width":800,"height":445,"url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/FOTO-Web-M.M-2-1-800x445-1.avif","type":"image\/jpeg"}],"author":"gazetar2","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"gazetar2","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697"},"author":{"name":"gazetar2","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa"},"headline":"\u201cRama jepe dor\u00ebheqjen\u201d\/ Sheshi plot p\u00ebr 23 dit\u00eb! The New York Times: Shqiptar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb korruptuar","datePublished":"2026-06-22T08:32:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697"},"wordCount":1898,"publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/FOTO-Web-M.M-2-1-800x445-1.avif","articleSection":["Shqip\u00ebri"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697","url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697","name":"\u201cRama jepe dor\u00ebheqjen\u201d\/ Sheshi plot p\u00ebr 23 dit\u00eb! The New York Times: Shqiptar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb korruptuar - press7.tv","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/FOTO-Web-M.M-2-1-800x445-1.avif","datePublished":"2026-06-22T08:32:38+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697#primaryimage","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/FOTO-Web-M.M-2-1-800x445-1.avif","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/FOTO-Web-M.M-2-1-800x445-1.avif","width":800,"height":445},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=30697#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.press7.tv\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cRama jepe dor\u00ebheqjen\u201d\/ Sheshi plot p\u00ebr 23 dit\u00eb! The New York Times: Shqiptar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb korruptuar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","name":"News33.tv Media","description":"Media","publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization","name":"News33.tv Media","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","width":180,"height":37,"caption":"News33.tv Media"},"image":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa","name":"gazetar2","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1782008091","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1782008091","caption":"gazetar2"},"url":"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8"}]}},"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30697","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30697"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30697\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30699,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30697\/revisions\/30699"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30698"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}