{"id":29436,"date":"2026-05-18T08:13:18","date_gmt":"2026-05-18T08:13:18","guid":{"rendered":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436"},"modified":"2026-05-18T08:13:18","modified_gmt":"2026-05-18T08:13:18","slug":"shqiperia-rrezikon-te-humbase-pergjithmone-diasporen-asimilohet-brezi-i-dyte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb humbas\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb diaspor\u00ebn, asimilohet brezi i dyt\u00eb"},"content":{"rendered":"\n    <div class=\"xs_social_share_widget xs_share_url before_content \t\tmain_content  wslu-style-2 wslu-share-box-shaped wslu-fill-colored wslu-share-m-5 wslu-none wslu-share-vertical wslu-theme-font-no wslu-main_content\">\n\n\t\t\n        <ul>\n\t\t\t        <\/ul>\n    <\/div> \n<p>Shqip\u00ebria jo vet\u00ebm q\u00eb nuk po p\u00ebrfiton nga potencialet e diaspor\u00ebs po duket se po humbet t\u00ebr\u00ebsisht lidhjet pasi brezi i dyt\u00eb pothuajse \u00ebsht\u00eb asimiluar dhe nuk gjen shum\u00eb lidhje me vendin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim i fundit i Organizat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Migracionin (IOM) q\u00eb ka n\u00eb fokus riintegrimin e t\u00eb kthyerve v\u00ebrejti kaos t\u00eb politikave strategjive, institucioneve q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr urat lidh\u00ebse me diaspor\u00ebn.<\/p>\n<p>Disa t\u00eb anketuar nga ekspert\u00ebt e IOM theksuan mbylljen e Ministrit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Diaspor\u00ebn si nj\u00eb penges\u00eb q\u00eb la pa struktur\u00eb t\u00eb dedikuar marr\u00ebdh\u00ebnien me diaspor\u00ebn. T\u00eb anketuarit than\u00eb se transferimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb k\u00ebtij posti te Ministria p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme pati ndikim negativ n\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb, vizibilitetin dhe efektivitetin e angazhimit t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ky ndryshim institucional \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb ngadal\u00ebsimi, nd\u00ebrsa institucione ky\u00e7e si Agjencia Komb\u00ebtare e Diaspor\u00ebs dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit t\u00eb Diaspor\u00ebs p\u00ebrjetuan reduktim ose nd\u00ebrprerje t\u00eb aktivitetit. Ky ngadal\u00ebsim u p\u00ebrkeq\u00ebsua m\u00eb tej gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve komb\u00ebtare, kur vendimmarrja institucionale u ngadal\u00ebsua dhe iniciativat e lidhura me diaspor\u00ebn nuk ishin m\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i anketuar nga nj\u00eb OJQ vuri n\u00eb dukje m\u00eb tej se koordinimi nd\u00ebrministror, thelb\u00ebsor p\u00ebr iniciativa t\u00eb tilla nd\u00ebrsektoriale, \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar pas mbylljes s\u00eb ministris\u00eb s\u00eb dedikuar. Disa t\u00eb anketuar besojn\u00eb se kjo mbyllje, jo vet\u00ebm q\u00eb pezulloi projektet n\u00eb vazhdim, por edhe dob\u00ebsoi besimin dhe vrullin q\u00eb ishte krijuar mes diaspor\u00ebs dhe institucioneve shqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit Koordinues t\u00eb Diaspor\u00ebs mendonte se angazhimi i k\u00ebshillit nuk ishte m\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi komb\u00ebtare dhe ishte ulur n\u00eb nivelin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme, duke i distancuar ata simbolikisht. <\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, iniciativat q\u00eb lidhen me promovimin kulturor, bashk\u00ebpunimin ekonomik dhe kontributin strategjik t\u00eb politikave nga diaspora kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb cop\u00ebtuara, me vizibilitet t\u00eb ul\u00ebt dhe me m\u00eb pak mb\u00ebshtetje institucionale. <\/p>\n<p>Edhe pse diaspora e Shqip\u00ebris\u00eb shihet gjer\u00ebsisht si nj\u00eb aset strategjik, q\u00eb kontribuon ndjesh\u00ebm n\u00eb PBB p\u00ebrmes d\u00ebrgesave dhe ekspertiz\u00ebs, shteti ende nuk ka krijuar struktura t\u00eb fuqishme p\u00ebr t\u00eb kanalizuar k\u00ebt\u00eb potencial. <\/p>\n<p>Barriera p\u00ebr profesionist\u00ebt e diaspor\u00ebs<\/p>\n<p>Nj\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr e ngritur si nga an\u00ebtar\u00ebt e diaspor\u00ebs, \u00ebsht\u00eb mungesa e kanaleve t\u00eb strukturuara p\u00ebr profesionist\u00ebt e diaspor\u00ebs q\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ndon\u00ebse shum\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ofrojn\u00eb ekspertiz\u00ebn e tyre, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fusha si arsimi, kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor dhe qeverisja, mungojn\u00eb mekanizmat formale p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar angazhimin afatshkurt\u00ebr, n\u00eb distanc\u00eb ose t\u00eb bazuar n\u00eb projekte.<\/p>\n<p>Kjo munges\u00eb e programeve t\u00eb strukturuara si bursat k\u00ebrkimore, em\u00ebrimet e p\u00ebrkohshme ose rolet k\u00ebshillimore kufizojn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e profesionist\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse. An\u00ebtar\u00ebt me kualifikime t\u00eb larta n\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare, p\u00ebrfshi avokat\u00ebt, mjek\u00ebt dhe akademik\u00ebt, u shpreh\u00ebn se proceset tejet burokratike n\u00eb Shqip\u00ebri ishin penges\u00eb kryesore p\u00ebr kthimin e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb profesioniste q\u00eb jetonte n\u00eb itali e identifikoi burokracin\u00eb si penges\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e qeveris\u00eb p\u00ebrmendi se, p\u00ebr shkak t\u00eb burokracis\u00eb s\u00eb tepruar, njer\u00ebzit lodhen dhe humbasin besimin te qeveria.<\/p>\n<p>Nj\u00eb an\u00ebtar i diaspor\u00ebs e p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim n\u00ebse mekanizmat institucionale do t\u2019i mbronin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur t\u00eb drejtat e tij, n\u00ebse k\u00ebto do t\u00eb viheshin n\u00eb rrezik. U theksua gjithashtu nj\u00eb rezistenc\u00eb e p\u00ebrgjithshme brenda sistemeve vendase.<\/p>\n<p>Nj\u00eb an\u00ebtare e diaspor\u00ebs nga Gjermania tregoi se si p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb prezantuar reforma sh\u00ebndet\u00ebsore u prit\u00ebn me dyshim, n\u00eb vend t\u00eb bashk\u00ebpunimit. Po k\u00ebshtu, nj\u00eb an\u00ebtar i diaspor\u00ebs konstatoi me kritik\u00eb nj\u00eb prirje t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrfillur ekspertiz\u00ebn e jashtme, duke e p\u00ebrshkruar at\u00eb si q\u00ebndrim t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb i din\u00eb t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i anketuar me ekspertiz\u00eb n\u00eb angazhimin e diaspor\u00ebs vuri n\u00eb dukje se, ndon\u00ebse shumica d\u00ebrrmuese e diaspor\u00ebs shkencore \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr bashk\u00ebpunim, institucionet shqiptare shpesh e kishin t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb angazhoheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb reciproke, p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb kapaciteteve dhe sfidave operative. <\/p>\n<p>Nj\u00eb i anketuar nga nj\u00eb OJF e p\u00ebrqendruar tek angazhimi i diaspor\u00ebs vuri n\u00eb dukje sfidat e bashk\u00ebpunimit me institucionet publike, duke p\u00ebrmendur kuadrin e ngurt\u00eb t\u00eb veprimit, q\u00eb pasqyron kufizimet burokratike n\u00eb sistem. <\/p>\n<p>Kufizime n\u00eb komunikim <\/p>\n<p>Shtrirja dhe komunikimi u p\u00ebrmend\u00ebn n\u00eb mas\u00eb d\u00ebrrmuese nga t\u00eb anketuarit, si nga diaspora ashtu edhe nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, si \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim. <\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e diaspor\u00ebs ndihen t\u00eb paqart\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb kontaktojn\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e diaspor\u00ebs. Nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb u p\u00ebrmend sistematikisht ishte mungesa e nj\u00eb baze t\u00eb centralizuar t\u00eb dh\u00ebnash p\u00ebr diaspor\u00ebn, e cila pengon shtrirjen e synuar. Ky problem shkon p\u00ebrtej angazhimit t\u00eb diaspor\u00ebs, duke ndikuar n\u00eb zhvillimin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, nj\u00eb punonj\u00ebs shteti kishte bindjen se, n\u00ebse ka t\u00eb dh\u00ebna mbi numrin e specialist\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb kardiolog\u00ebt, do t\u00eb b\u00ebhej i mundur organizimi i nismave t\u00eb p\u00ebrshtatura, si konsultat n\u00eb distanc\u00eb ose kontributet periodike.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, nisi procesi p\u00ebr nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr profesionist\u00ebt e diaspor\u00ebs me mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por ai u nd\u00ebrpre p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimeve p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave, sqaroi nj\u00eb i anketuar nga nj\u00eb institucion shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrpjekje e m\u00ebvonshme e sektorit privat p\u00ebr t\u00eb rifilluar iniciativ\u00ebn u p\u00ebrball me mungesa fondesh. Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre pengesave \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u00eb zhvillohet nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb dedikuar. <\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs nuk ka kthim<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e diaspor\u00ebs n\u00eb kthimin e p\u00ebrhersh\u00ebm ose migracionin qarkullues pa p\u00ebrmir\u00ebsuar cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb jet\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb aspektin e qasjes n\u00eb sh\u00ebrbime cil\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb sfiduese, evidentojn\u00eb ekspert\u00ebt e IOM. Grupet e fokusit me an\u00ebtar\u00ebt e diaspor\u00ebs p\u00ebrmend\u00ebn vazhdimisht cil\u00ebsin\u00eb e arsimit, kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb an\u00ebtar i diaspor\u00ebs me banim n\u00eb Kanada u shpreh se, p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz, q\u00ebndrimi jasht\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim praktik dhe jo i preferuar. Ai shpjegoi se frika nga sfidat e mundshme si mungesa e pun\u00ebsimit, pagat e ul\u00ebta, problemet n\u00eb lidhje me shkollimin dhe pengesa t\u00eb tjera t\u00eb ndryshme e b\u00ebjn\u00eb kthimin t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i anketuar nga nj\u00eb institucion shtet\u00ebror besonte se nj\u00eb shqet\u00ebsim kryesor p\u00ebr shum\u00eb familje t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb lidhje me kthimin \u00ebsht\u00eb ndikimi q\u00eb l\u00ebvizja do t\u00eb kishte te f\u00ebmij\u00ebt e tyre, i cili shpesh b\u00ebhet faktor vendimtar, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do stimul.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i anketuar tjet\u00ebr deklaroi se do ta konsideronte kthimin vet\u00ebm n\u00ebse cil\u00ebsia e shkollave dhe spitaleve do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohej, nd\u00ebrsa nj\u00eb i anketuar nga nj\u00eb institucion shtet\u00ebror theksoi se mjek\u00ebt e diaspor\u00ebs kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr garanci t\u00eb caktuara, si\u00e7 jan\u00eb shkollat nd\u00ebrkomb\u00ebtare ose infrastruktura e telemjek\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb angazhohen p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/p>\n<p>Brezi i ri i diaspor\u00ebs po shk\u00ebputet<\/p>\n<p>Disa pjes\u00ebmarr\u00ebs nj\u00eb studimin e IOM p\u00ebrmend\u00ebn  shk\u00ebputjen kulturore t\u00eb brezave t\u00eb rinj t\u00eb diaspor\u00ebs, duke paralajm\u00ebruar se shqiptar\u00ebt e brezit t\u00eb dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb po asimilohen me shpejt\u00ebsi jasht\u00eb vendit, nd\u00ebrsa po veniten lidhjet me trash\u00ebgimin\u00eb e tyre. <\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse me banim n\u00eb Itali theksoi nj\u00eb ndarje n\u00eb rritje mes brezave, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se an\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb diaspor\u00ebs jo vet\u00ebm q\u00eb e flasin m\u00eb pak rrjedhsh\u00ebm shqipen, por kan\u00eb edhe m\u00eb pak gjasa t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer. <\/p>\n<p>Ajo shprehu shqet\u00ebsimin se me \u00e7do brez, lidhjet me Shqip\u00ebrin\u00eb dob\u00ebsohen, pasi pasardh\u00ebsit e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb brezit t\u00eb par\u00eb humbasin rrjedhshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre dhe kan\u00eb m\u00eb pak arsye p\u00ebr t\u00eb ruajtur nj\u00eb lidhje me vendin e prejardhjes. <\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb i anketuar tjet\u00ebr vuri n\u00eb dukje shk\u00ebputjen, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje humbjen e lidhjes emocionale me an\u00ebtar\u00ebt profesionist\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht me an\u00ebtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb rrjete nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nj\u00eb potencial i pashfryt\u00ebzuar q\u00eb mund t\u00eb mb\u00ebshtet\u00eb zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nga disa t\u00eb anketuar, strategjia p\u00ebr diaspor\u00ebn nuk b\u00ebn dallim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm midis nevojave dhe kapaciteteve t\u00eb segmenteve t\u00eb ndryshme t\u00eb diaspor\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e brezit t\u00eb dyt\u00eb, profesionist\u00ebt me kualifikim t\u00eb lart\u00eb ose personat me q\u00ebndrim afatgjat\u00eb jasht\u00eb vendit. Kjo munges\u00eb diferencimi ka sjell\u00eb si humbje e mund\u00ebsive p\u00ebr angazhim t\u00eb synuar dhe programim m\u00eb gjith\u00eb\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e diaspor\u00ebs u shpreh\u00ebn se kishin informacion t\u00eb kufizuar p\u00ebr strategjin\u00eb; disa u than\u00eb se nuk ishin kontaktuar ose konsultuar kurr\u00eb, pavar\u00ebsisht se ishin profesionist\u00eb aktiv\u00eb me ekspertiz\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria jo vet\u00ebm q\u00eb nuk po p\u00ebrfiton nga potencialet e diaspor\u00ebs po duket se po humbet t\u00ebr\u00ebsisht lidhjet pasi brezi i dyt\u00eb pothuajse \u00ebsht\u00eb asimiluar dhe nuk gjen shum\u00eb lidhje me vendin. Nj\u00eb studim i fundit i Organizat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Migracionin (IOM) q\u00eb ka n\u00eb fokus riintegrimin e t\u00eb kthyerve v\u00ebrejti kaos t\u00eb politikave strategjive, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":29437,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[216],"tags":[],"class_list":["post-29436","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb humbas\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb diaspor\u00ebn, asimilohet brezi i dyt\u00eb - press7.tv<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb humbas\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb diaspor\u00ebn, asimilohet brezi i dyt\u00eb - press7.tv\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shqip\u00ebria jo vet\u00ebm q\u00eb nuk po p\u00ebrfiton nga potencialet e diaspor\u00ebs po duket se po humbet t\u00ebr\u00ebsisht lidhjet pasi brezi i dyt\u00eb pothuajse \u00ebsht\u00eb asimiluar dhe nuk gjen shum\u00eb lidhje me vendin. Nj\u00eb studim i fundit i Organizat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Migracionin (IOM) q\u00eb ka n\u00eb fokus riintegrimin e t\u00eb kthyerve v\u00ebrejti kaos t\u00eb politikave strategjive, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-05-18T08:13:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_1182.avif\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"899\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"gazetar2\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"gazetar2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436\"},\"author\":{\"name\":\"gazetar2\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\"},\"headline\":\"Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb humbas\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb diaspor\u00ebn, asimilohet brezi i dyt\u00eb\",\"datePublished\":\"2026-05-18T08:13:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436\"},\"wordCount\":1692,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_1182.avif\",\"articleSection\":[\"Shqip\u00ebri\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436\",\"name\":\"Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb humbas\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb diaspor\u00ebn, asimilohet brezi i dyt\u00eb - press7.tv\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_1182.avif\",\"datePublished\":\"2026-05-18T08:13:18+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_1182.avif\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_1182.avif\",\"width\":899,\"height\":500},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.press7.tv\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb humbas\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb diaspor\u00ebn, asimilohet brezi i dyt\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"description\":\"Media\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"width\":180,\"height\":37,\"caption\":\"News33.tv Media\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\",\"name\":\"gazetar2\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778984079\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778984079\",\"caption\":\"gazetar2\"},\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb humbas\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb diaspor\u00ebn, asimilohet brezi i dyt\u00eb - press7.tv","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb humbas\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb diaspor\u00ebn, asimilohet brezi i dyt\u00eb - press7.tv","og_description":"Shqip\u00ebria jo vet\u00ebm q\u00eb nuk po p\u00ebrfiton nga potencialet e diaspor\u00ebs po duket se po humbet t\u00ebr\u00ebsisht lidhjet pasi brezi i dyt\u00eb pothuajse \u00ebsht\u00eb asimiluar dhe nuk gjen shum\u00eb lidhje me vendin. Nj\u00eb studim i fundit i Organizat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Migracionin (IOM) q\u00eb ka n\u00eb fokus riintegrimin e t\u00eb kthyerve v\u00ebrejti kaos t\u00eb politikave strategjive, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436","og_site_name":"press7.tv","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv","article_published_time":"2026-05-18T08:13:18+00:00","og_image":[{"width":899,"height":500,"url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_1182.avif","type":"image\/jpeg"}],"author":"gazetar2","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"gazetar2","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436"},"author":{"name":"gazetar2","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa"},"headline":"Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb humbas\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb diaspor\u00ebn, asimilohet brezi i dyt\u00eb","datePublished":"2026-05-18T08:13:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436"},"wordCount":1692,"publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_1182.avif","articleSection":["Shqip\u00ebri"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436","url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436","name":"Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb humbas\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb diaspor\u00ebn, asimilohet brezi i dyt\u00eb - press7.tv","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_1182.avif","datePublished":"2026-05-18T08:13:18+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436#primaryimage","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_1182.avif","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_1182.avif","width":899,"height":500},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29436#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.press7.tv\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb humbas\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb diaspor\u00ebn, asimilohet brezi i dyt\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","name":"News33.tv Media","description":"Media","publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization","name":"News33.tv Media","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","width":180,"height":37,"caption":"News33.tv Media"},"image":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa","name":"gazetar2","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778984079","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778984079","caption":"gazetar2"},"url":"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8"}]}},"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29436","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29436"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29436\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29438,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29436\/revisions\/29438"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29437"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29436"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29436"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29436"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}