{"id":29144,"date":"2026-05-11T08:30:15","date_gmt":"2026-05-11T08:30:15","guid":{"rendered":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144"},"modified":"2026-05-11T08:30:15","modified_gmt":"2026-05-11T08:30:15","slug":"serbia-financon-veteranet-e-beretave-te-kuqe-qe-luftuan-edhe-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144","title":{"rendered":"Serbia financon veteran\u00ebt e Beretave t\u00eb Kuqe, q\u00eb luftuan edhe n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"\n    <div class=\"xs_social_share_widget xs_share_url before_content \t\tmain_content  wslu-style-2 wslu-share-box-shaped wslu-fill-colored wslu-share-m-5 wslu-none wslu-share-vertical wslu-theme-font-no wslu-main_content\">\n\n\t\t\n        <ul>\n\t\t\t        <\/ul>\n    <\/div> \n<p>Qeveria e Serbis\u00eb financon me para nga buxheti i shtetit Shoqat\u00ebn e Veteran\u00ebve t\u00eb Beretave t\u00eb Kuqe \u2013 nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb mbledh ish-an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb speciale t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb t\u00eb Sigurimit Shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Disa prej pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj nj\u00ebsie kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb krime lufte dhe jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr likuidimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb analize t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Ballkanit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebrmes konkurseve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, Pun\u00ebsimit, \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Veteran\u00ebve dhe Sociale t\u00eb Serbis\u00eb, k\u00ebsaj shoqate i jan\u00eb ndar\u00eb 23.000 euro n\u00eb dy vjet\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Shoqata e Veteran\u00ebve t\u00eb Beretave t\u00eb Kuqe ka marr\u00eb fonde n\u00eb t\u00eb gjitha konkurset nga fusha e mbrojtjes s\u00eb veteran\u00ebve, t\u00eb realizuara nga Ministria e Pun\u00ebs q\u00eb nga momenti kur n\u00eb krye t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar Millica Gjurgjeviq Stamenkovski.<\/p>\n<p>Gjurgjeviq Stamenkovski \u00ebsht\u00eb kryetare e partis\u00eb s\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb \u201cZavetnici\u201d dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e pushtetit n\u00eb Serbi n\u00eb vitin 2024, edhe pse partia e saj nuk e ka kaluar pragun zgjedhor n\u00eb zgjedhjet e asaj kohe.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb konkretisht jan\u00eb shpenzuar mjetet e ndara dhe cili \u00ebsht\u00eb interesi publik p\u00ebr financimin e projekteve t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb Beretave t\u00eb Kuqe me para t\u00eb buxhetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje nuk dha as Shoqata e Veteran\u00ebve t\u00eb Beretave t\u00eb Kuqe.<\/p>\n<p>\u201cKur e merr nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb till\u00eb dhe prej saj nxjerr heronj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dihet \u2018rruga e saj e luft\u00ebs\u2019, njeriu duhet ta pyes\u00eb veten se \u00e7far\u00eb vlerash promovon ky pushtet\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Filip Shvarm, kryeredaktor i s\u00eb p\u00ebrjavshmes serbe \u201cVreme\u201d dhe autor i nj\u00eb dokumentari p\u00ebr Nj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr Operacione Speciale.<\/p>\n<p>Kush ishin Beretat e Kuqe?<br \/>\nNj\u00ebsia p\u00ebr Operacione Speciale, e njohur m\u00eb mir\u00eb si Beretat e Kuqe, u themelua nga Sh\u00ebrbimi i Sigurimit Shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb, i drejtuar nga Jovica Stanishiq \u2013 nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Jugosllavis\u00eb, Sllobodan Millosheviq.<\/p>\n<p>Krahu i tij i djatht\u00eb ishte Franko Simatoviq.<\/p>\n<p>Stanishiq dhe Simatoviq u d\u00ebnuan n\u00eb Hag\u00eb n\u00eb vitin 2023 me nga 15 vjet burg p\u00ebr mb\u00ebshtetje dhe ndihm\u00eb n\u00eb krime lufte n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, n\u00eb vitin 1992.<br \/>\nNj\u00ebsia p\u00ebr Operacione Speciale, me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, mori pjes\u00eb edhe n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb viteve 1998-1999.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Simatoviq e em\u00ebroi Millorad Ulemekun, i njohur si Legija, komandant t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsia u shp\u00ebrb\u00eb n\u00eb vitin 2003 gjat\u00eb operacionit policor \u201cSablja\u201d.<\/p>\n<p>Disa prej pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vrasje politike \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb vrasjen e kryeministrit t\u00eb Serbis\u00eb, Zoran Gjingjiq, m\u00eb 12 mars 2003; vrasjen e ish-presidentit t\u00eb Presidenc\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, Ivan Stambolliq, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2000; vrasjen e kat\u00ebr zyrtar\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes s\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritjes Serbe (SPO) n\u00eb tetor 1999; si dhe tentim-vrasjen e liderit t\u00eb SPO-s\u00eb, Vuk Drashkoviq, n\u00eb Budva n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb financon Ministria?<br \/>\nSipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Regjistrat e Bizneseve n\u00eb Serbi, Shoqata e Veteran\u00ebve t\u00eb Beretave t\u00eb Kuqe \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat publike p\u00ebr veprimtarin\u00eb e saj tregojn\u00eb se t\u00eb ardhurat e para i ka pasur n\u00eb vitin 2021, kur jan\u00eb raportuar gjithsej 4.800 euro.<\/p>\n<p>Shum\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb ardhurave, shoqata e ka realizuar n\u00eb vitin 2024, n\u00eb vler\u00eb prej 29.000 eurosh.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr shum\u00ebn e donacioneve t\u00eb mbledhura p\u00ebr vitin 2025, nuk jan\u00eb publikuar ende.<\/p>\n<p>Nga Ministria e Pun\u00ebs, Pun\u00ebsimit, \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Veteran\u00ebve dhe Sociale, n\u00eb vitet 2024 dhe 2025, shoqata ka p\u00ebrfituar nga 11.500 euro n\u00eb vit \u2013 gjithsej 23.000 euro \u2013 sipas raporteve t\u00eb ministris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat publike nuk tregojn\u00eb se nga cilat burime t\u00eb tjera e kan\u00eb origjin\u00ebn t\u00eb ardhurat e saj.<\/p>\n<p>Ministrja e Pun\u00ebs, Millica Gjurgjeviq Stamenkovski, miratoi financimin p\u00ebr Shoqat\u00ebn e Veteran\u00ebve t\u00eb Beretave t\u00eb Kuqe, me q\u00ebllim organizimin e Turneut Gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb Veteran\u00ebve, si dhe p\u00ebr realizimin e projekteve \u201cPozita e luft\u00ebtar\u00ebve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e sotme\u201d dhe \u201cBetimi i liris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Turneu Gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs i Veteran\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gar\u00eb sportive p\u00ebr veteran\u00ebt, q\u00eb organizohet nga Shoqata nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit dhe, p\u00ebrve\u00e7 donacioneve nga Ministria e Pun\u00ebs, \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur m\u00eb her\u00ebt edhe nga Qeveria e Vojvodin\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb kontaktoi Qeverin\u00eb e Krahin\u00ebs Autonome t\u00eb Vojvodin\u00ebs n\u00eb lidhje me ndarjen e fondeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shoqat\u00eb, por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>P\u00ebr projektet e Shoqat\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb Beretave t\u00eb Kuqe \u2013 \u201cBetimi i liris\u00eb\u201d dhe \u201cPozita e luft\u00ebtar\u00ebve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e sotme\u201d \u2013 t\u00eb cilat jan\u00eb financuar me 10.000 euro nga buxheti, nuk ka informacione publike t\u00eb disponueshme se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb sakt\u00ebsisht, n\u00ebse jan\u00eb realizuar dhe kur jan\u00eb zbatuar.<\/p>\n<p>Raportet p\u00ebr realizimin e k\u00ebtyre projekteve nuk jan\u00eb publikuar as n\u00eb dokumentacionin e konkurseve t\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2022, shoqata ka ngritur nj\u00eb p\u00ebrmendore p\u00ebr ish-pjes\u00ebtarin e Beretave t\u00eb Kuqe, Nikolla Simiq, n\u00eb lagjen Busije t\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb kreu i shoqat\u00ebs?<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor i Shoqat\u00ebs s\u00eb Beretave t\u00eb Kuqe \u00ebsht\u00eb Zhivorad Zhika Ivanoviq, ish-an\u00ebtar i Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Operacioneve Speciale, i cili, si\u00e7 mund t\u00eb shihet n\u00eb nj\u00eb video nga maji i vitit 1997, i raportonte presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb, Sllobodan Millosheviq, n\u00eb nj\u00eb ceremoni q\u00eb sh\u00ebnonte themelimin e Nj\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kulla, n\u00eb Serbin\u00eb veriper\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Edhe pse emri i tij u p\u00ebrmend n\u00eb gjyqin e ish-krer\u00ebve t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Sigurimit Shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, kund\u00ebr Ivanoviqit nuk u zhvillua asnj\u00eb procedur\u00eb ligjore as para gjykatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe as brenda Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Veteran\u00ebt n\u00eb mbrojtje t\u00eb pushtetit<br \/>\nIvanoviq ishte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes publike n\u00eb mars t\u00eb vitit 2025, kur udh\u00ebhoqi veteran\u00ebt e Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Operacioneve Speciale n\u00eb nj\u00eb kamp n\u00eb Parkun e Pionier\u00ebve n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Aty, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit, u mblodh\u00ebn mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe n\u00eb pushtet \u2013 mes t\u00eb cil\u00ebve edhe disa persona me dosje kriminale.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht pervers fakti q\u00eb ata u shfaq\u00ebn aty disa dit\u00eb para p\u00ebrvjetorit t\u00eb vrasjes s\u00eb kryeministrit Zoran Gjingjiq\u201d, thot\u00eb Shvarm.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Zhika Ivanoviqit, veteran\u00ebt n\u00eb Parkun e Pionier\u00ebve n\u00eb Beograd u udh\u00ebhoq\u00ebn edhe nga ish-komandanti i Xhandarm\u00ebris\u00eb serbe, Goran Radosavleviq Guri, t\u00eb cilin Shtetet e Bashkuara e lidhin me vrasjen e v\u00ebllez\u00ebrve Bytyqi, pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Partia n\u00eb pushtet n\u00eb Serbi deklaroi at\u00ebkoh\u00eb se nuk sheh asnj\u00eb problem nga prania e tyre n\u00eb tubimet mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr presidentin Aleksandar Vu\u00e7iq dhe Qeverin\u00eb aktuale.<\/p>\n<p>Veteran\u00ebt e Nj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Operacione Speciale jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb rregullt edhe n\u00eb manifestime t\u00eb organizuara nga partia n\u00eb pushtet \u2013 nga sh\u00ebnimi i p\u00ebrvjetor\u00ebve t\u00eb ngjarjeve historike deri te ceremonit\u00eb me rastin e dit\u00ebve t\u00eb komunave t\u00eb Beogradit.<br \/>\nN\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2025, ata ishin mysafir\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe, si\u00e7 njoftuan n\u00eb profilin e tyre n\u00eb Instagram, mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim pune me tem\u00ebn \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i pozit\u00ebs s\u00eb veteran\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Me ta u fotografua edhe ministrja Gjurgjeviq Stamenkovski.<\/p>\n<p>Gjurgjeviq Stamenkovski, si kryetare e partis\u00eb s\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb \u201cZavetnici\u201d, ishte n\u00eb opozit\u00eb deri n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Me formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb maj t\u00eb vitit 2024, ajo mori postin e ministres p\u00ebr Kujdesin ndaj Familjes, nd\u00ebrsa n\u00eb Qeverin\u00eb aktuale \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebr Pun\u00eb, Pun\u00ebsim, \u00c7\u00ebshtje t\u00eb Veteran\u00ebve dhe Sociale.<br \/>\nN\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2024, ministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Mbrojtjes i Serbis\u00eb dhe kryetari i Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe, Millosh Vu\u00e7eviq, vizitoi stend\u00ebn e Shoqat\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb Beretave t\u00eb Kuqe n\u00eb nj\u00eb panair n\u00eb Novi Sad.<\/p>\n<p>Shoqata, at\u00ebkoh\u00eb, mori pjes\u00eb n\u00eb manifestimin \u201cPanairi i Vendlindjes\u201d, i organizuar nga Fondi p\u00ebr personat e zhvendosur dhe p\u00ebr bashk\u00ebpunim me serb\u00ebt n\u00eb rajon, me mb\u00ebshtetjen e Qeveris\u00eb s\u00eb Vojvodin\u00ebs.<\/p>\n<p>Me rastin e 35-vjetorit t\u00eb themelimit, disa veteran\u00eb t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Operacione Speciale organizuan m\u00eb 4 maj nj\u00eb ceremoni p\u00ebrkujtimore, ku, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ish-an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj nj\u00ebsie, Vasillije Mijoviq i shprehu mir\u00ebnjohje presidentit serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, duke th\u00ebn\u00eb se me ardhjen e tij n\u00eb pushtet, \u201cnj\u00ebsis\u00eb i \u00ebsht\u00eb rikthyer lavdia\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjithmon\u00eb llogarisni n\u00eb ne, q\u00eb ta udh\u00ebhiqni atdheun ton\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Prej koh\u00ebsh, Serbia nuk ka pasur nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb till\u00eb, vizionar\u201d, tha Mijoviq, duke shtuar se \u201ckolegjiumi ka vendosur t\u2019i jap\u00eb presidentit pseudonimin \u2018Aleksandri i Madh\u2019\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i drejtuar drejt pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb fort\u00eb nacionaliste t\u00eb elektoratit t\u00eb Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe\u201d, vler\u00ebson Shvarm.<\/p>\n<p>Fotografit\u00eb e publikuara n\u00eb profilin n\u00eb Instagram t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb Beretave t\u00eb Kuqe, tregojn\u00eb se Mijoviq ka qen\u00eb pjes\u00eb e delegacionit t\u00eb k\u00ebsaj shoqate n\u00eb disa ngjarje q\u00eb nga fillimi i k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Mijoviq \u00ebsht\u00eb ish-funksionar i policis\u00eb sekrete t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Si pjes\u00ebtar i formacioneve paraushtarake q\u00eb vepronin n\u00eb Bosnje dhe n\u00eb Kroaci, ai ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebrat n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e ish-Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rolin e tij n\u00eb konfliktet e viteve \u201990 \u00ebsht\u00eb folur edhe n\u00eb Tribunalin e Hag\u00ebs, ku d\u00ebshmitar\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebrshkruar si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb veprime \u00e7njer\u00ebzore ndaj civil\u00ebve, si dhe n\u00eb aktivitete kriminale.<\/p>\n<p>Mijoviq nuk u gjykua p\u00ebr rolin e tij n\u00eb luft\u00eb as para gjykatave vendase dhe as para atyre nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Serbis\u00eb financon me para nga buxheti i shtetit Shoqat\u00ebn e Veteran\u00ebve t\u00eb Beretave t\u00eb Kuqe \u2013 nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb mbledh ish-an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb speciale t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb t\u00eb Sigurimit Shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb. Disa prej pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj nj\u00ebsie kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb krime lufte dhe jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr likuidimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. Sipas nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":29145,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[219],"tags":[],"class_list":["post-29144","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Serbia financon veteran\u00ebt e Beretave t\u00eb Kuqe, q\u00eb luftuan edhe n\u00eb Kosov\u00eb - press7.tv<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Serbia financon veteran\u00ebt e Beretave t\u00eb Kuqe, q\u00eb luftuan edhe n\u00eb Kosov\u00eb - press7.tv\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Qeveria e Serbis\u00eb financon me para nga buxheti i shtetit Shoqat\u00ebn e Veteran\u00ebve t\u00eb Beretave t\u00eb Kuqe \u2013 nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb mbledh ish-an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb speciale t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb t\u00eb Sigurimit Shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb. Disa prej pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj nj\u00ebsie kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb krime lufte dhe jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr likuidimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. Sipas nj\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-05-11T08:30:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/FOTO-Web-M.M-18-800x445-1.avif\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"445\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"gazetar2\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"gazetar2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144\"},\"author\":{\"name\":\"gazetar2\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\"},\"headline\":\"Serbia financon veteran\u00ebt e Beretave t\u00eb Kuqe, q\u00eb luftuan edhe n\u00eb Kosov\u00eb\",\"datePublished\":\"2026-05-11T08:30:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144\"},\"wordCount\":1724,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/FOTO-Web-M.M-18-800x445-1.avif\",\"articleSection\":[\"Rajon\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144\",\"name\":\"Serbia financon veteran\u00ebt e Beretave t\u00eb Kuqe, q\u00eb luftuan edhe n\u00eb Kosov\u00eb - press7.tv\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/FOTO-Web-M.M-18-800x445-1.avif\",\"datePublished\":\"2026-05-11T08:30:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/FOTO-Web-M.M-18-800x445-1.avif\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/FOTO-Web-M.M-18-800x445-1.avif\",\"width\":800,\"height\":445},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.press7.tv\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Serbia financon veteran\u00ebt e Beretave t\u00eb Kuqe, q\u00eb luftuan edhe n\u00eb Kosov\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"description\":\"Media\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"width\":180,\"height\":37,\"caption\":\"News33.tv Media\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\",\"name\":\"gazetar2\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778379237\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778379237\",\"caption\":\"gazetar2\"},\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Serbia financon veteran\u00ebt e Beretave t\u00eb Kuqe, q\u00eb luftuan edhe n\u00eb Kosov\u00eb - press7.tv","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Serbia financon veteran\u00ebt e Beretave t\u00eb Kuqe, q\u00eb luftuan edhe n\u00eb Kosov\u00eb - press7.tv","og_description":"Qeveria e Serbis\u00eb financon me para nga buxheti i shtetit Shoqat\u00ebn e Veteran\u00ebve t\u00eb Beretave t\u00eb Kuqe \u2013 nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb mbledh ish-an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb speciale t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb t\u00eb Sigurimit Shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb. Disa prej pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj nj\u00ebsie kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb krime lufte dhe jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr likuidimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. Sipas nj\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144","og_site_name":"press7.tv","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv","article_published_time":"2026-05-11T08:30:15+00:00","og_image":[{"width":800,"height":445,"url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/FOTO-Web-M.M-18-800x445-1.avif","type":"image\/jpeg"}],"author":"gazetar2","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"gazetar2","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144"},"author":{"name":"gazetar2","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa"},"headline":"Serbia financon veteran\u00ebt e Beretave t\u00eb Kuqe, q\u00eb luftuan edhe n\u00eb Kosov\u00eb","datePublished":"2026-05-11T08:30:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144"},"wordCount":1724,"publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/FOTO-Web-M.M-18-800x445-1.avif","articleSection":["Rajon"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144","url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144","name":"Serbia financon veteran\u00ebt e Beretave t\u00eb Kuqe, q\u00eb luftuan edhe n\u00eb Kosov\u00eb - press7.tv","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/FOTO-Web-M.M-18-800x445-1.avif","datePublished":"2026-05-11T08:30:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144#primaryimage","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/FOTO-Web-M.M-18-800x445-1.avif","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/FOTO-Web-M.M-18-800x445-1.avif","width":800,"height":445},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=29144#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.press7.tv\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Serbia financon veteran\u00ebt e Beretave t\u00eb Kuqe, q\u00eb luftuan edhe n\u00eb Kosov\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","name":"News33.tv Media","description":"Media","publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization","name":"News33.tv Media","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","width":180,"height":37,"caption":"News33.tv Media"},"image":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa","name":"gazetar2","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778379237","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778379237","caption":"gazetar2"},"url":"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8"}]}},"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29144","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29144"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29144\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29146,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29144\/revisions\/29146"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29145"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29144"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29144"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29144"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}