{"id":27238,"date":"2026-03-29T14:03:11","date_gmt":"2026-03-29T14:03:11","guid":{"rendered":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238"},"modified":"2026-03-29T14:03:11","modified_gmt":"2026-03-29T14:03:11","slug":"rreziku-nga-irani-qe-mund-te-gjuaj-deri-ne-4-mije-km-koloneli-amerikan-kosova-mbulohet-nga-sistemi-antiraketor-i-nato-s-ne-rumani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238","title":{"rendered":"Rreziku nga Irani q\u00eb mund t\u00eb gjuaj deri n\u00eb 4 mij\u00eb km, Koloneli amerikan: Kosova mbulohet nga sistemi antiraketor i NATO-s n\u00eb Rumani"},"content":{"rendered":"\n    <div class=\"xs_social_share_widget xs_share_url before_content \t\tmain_content  wslu-style-2 wslu-share-box-shaped wslu-fill-colored wslu-share-m-5 wslu-none wslu-share-vertical wslu-theme-font-no wslu-main_content\">\n\n\t\t\n        <ul>\n\t\t\t        <\/ul>\n    <\/div> \n<p>Kosova shihet si nj\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr potenciale e Iranit, p\u00ebr shkak t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb KFOR-it dhe baz\u00ebs amerikane Bondsteel, por mbetet e mbrojtur p\u00ebrmes ombrell\u00ebs s\u00eb NATO-s dhe bashk\u00ebpunimit me aleat\u00ebt.<\/p>\n<p>Kapacitetet e reja raketore t\u00eb Iranit, t\u00eb demonstruara nga sulmi ndaj Diego Garcias, sugjerojn\u00eb se rrezja e goditjes mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 4.000 km, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim real ndaj Evrop\u00ebs, megjith\u00ebse mbetet e diskutueshme n\u00ebse raketat iraniane mund t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb mbrojtjen ajrore t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Diego Garcia n\u00eb Oqeanin Indian ndodhet rreth 4.000 kilometra larg Iranit. P\u00ebrpjekja p\u00ebr ta goditur me raketa ka ngritur alarmin p\u00ebr fuqin\u00eb raketore t\u00eb k\u00ebtij vendi dhe ka shtuar frik\u00ebn se ai mund t\u00eb synoj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Evrop\u00ebs \u2013 teorikisht edhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Raketat u nis\u00ebn m\u00eb 20 mars drejt nj\u00eb baze ushtarake t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar \u2013 nj\u00ebra d\u00ebshtoi, nd\u00ebrsa tjetra u rr\u00ebzua. Ajo q\u00eb arriti t\u00eb fluturonte, p\u00ebrshkoi rreth 3.000 kilometra nga baza e nisjes.<\/p>\n<p>Ushtria izraelite tha se Irani ka l\u00ebshuar raketa balistike me rreze t\u00eb gjat\u00eb drejt nj\u00eb objektivi amerikan, duke d\u00ebshmuar kapacitete prej rreth 4.000 kilometrash \u2013 mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr edhe kryeqytetet evropiane.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto raketa nuk kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb godasin Izraelin. Rrezja e tyre arrin kryeqytetet evropiane. Berlini, Parisi dhe Roma jan\u00eb brenda rrezes s\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb\u201d, tha shefi i ushtris\u00eb izraelite, Eyal Zamir.<\/p>\n<p>Instituti p\u00ebr Studime t\u00eb Luft\u00ebs (ISW), me seli n\u00eb Uashington, vler\u00ebsoi se kjo ishte p\u00ebrpjekja m\u00eb e larg\u00ebt ndonj\u00ebher\u00eb e Iranit p\u00ebr t\u00eb goditur nj\u00eb objektiv me raketa.<\/p>\n<p>\u201cSulmi tregoi se raketat iraniane mund t\u00eb arrijn\u00eb p\u00ebrtej kufirit prej 2.000 kilometrash, t\u00eb cilin regjimi ka th\u00ebn\u00eb prej koh\u00ebsh se e ka vendosur vet\u00eb si limit\u2026 Sulmi i tentuar p\u00ebrmbys disa nga supozimet p\u00ebr programin raketor t\u00eb Iranit, ve\u00e7an\u00ebrisht sa i p\u00ebrket k\u00ebrc\u00ebnimit q\u00eb ai mund t\u00eb paraqes\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn\u201d, sipas ISW-s\u00eb.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani besohej se Irani nuk kishte kapacitet t\u00eb godiste n\u00eb distanca t\u00eb tilla, nd\u00ebrsa vet\u00eb regjimi pretendonte se kishte vendosur at\u00eb kufi prej 2.000 kilometrash n\u00eb programin e tij t\u00eb raketave balistike.<\/p>\n<p>Sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb inteligjenc\u00ebs amerikane, Irani disponon rreth 14 lloje t\u00eb ndryshme raketash t\u00eb tilla \u2013 t\u00eb pajisura me koka luftarake b\u00ebrthamore ose konvencionale.<\/p>\n<p>E kontaktuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb, NATO-ja nuk komentoi sulmet ndaj Diego Garcias dhe kapacitetet raketore t\u00eb Iranit, duke iu referuar vet\u00ebm deklarat\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr rastin kur Turqia interceptoi me sukses sulme t\u00eb ngjashme nga Irani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa aft\u00ebsit\u00eb e raketave iraniane vazhdojn\u00eb t\u00eb shqyrtohen, nj\u00eb zyrtar i BE-s\u00eb tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, n\u00eb kushte anonimiteti, se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dimension i ri i luft\u00ebs me Iranin dhe se mbrojtja ajrore e kontinentit \u2013 kat\u00ebr vjet pas nisjes s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb mjaft e varf\u00ebruar. Deri m\u00eb tani, BE-ja i ka ndar\u00eb Ukrain\u00ebs mbi 70 miliard\u00eb euro ndihm\u00eb ushtarake p\u00ebr t\u00eb luftuar pushtimin rus.<\/p>\n<p>Mark Cancian, kolonel i pensionuar i Marin\u00ebs amerikane, aktualisht k\u00ebshilltar i lart\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Studime Strategjike dhe Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Uashington, e konsideron k\u00ebrc\u00ebnimin ndaj Evrop\u00ebs si \u201cshum\u00eb real\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, bazuar n\u00eb rrezen e demonstruar t\u00eb l\u00ebshimeve t\u00eb kaluara raketore, Irani mund t\u00eb godas\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore. Ai thot\u00eb se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja e kan\u00eb parashikuar k\u00ebt\u00eb rrezik prej koh\u00ebsh dhe kan\u00eb nd\u00ebrtuar sisteme mbrojt\u00ebse n\u00eb Poloni dhe Rumani, por paralajm\u00ebron se Evropa ende nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e p\u00ebrgatitur.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 sepse, k\u00ebrc\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb relativisht i ri. Hapat e par\u00eb p\u00ebr mbrojtje kund\u00ebr Iranit jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po zhvillohen kapacitete n\u00eb lindje p\u00ebr mbrojtje kund\u00ebr raketave dhe dron\u00ebve rus\u00eb. Polonia ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb ushtri dhe sistem t\u00eb mbrojtjes ajrore shum\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, nd\u00ebrsa hapa t\u00eb ngjash\u00ebm po nd\u00ebrmerren edhe nga vendet baltike\u201d, thot\u00eb Cancian p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb skeptik p\u00ebr kapacitetet e Iranit p\u00ebr t\u00eb goditur drejtp\u00ebrdrejt Evrop\u00ebn shprehet Gordan Akrap, ish-zyrtar i komunitetit t\u00eb inteligjenc\u00ebs kroate, tani ligj\u00ebruses n\u00eb Universitetin e Mbrojtjes dhe Siguris\u00eb \u201cDr. Franjo Tugjman\u201d.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, duhet konfirmuar n\u00ebse Irani ka raketa q\u00eb mund t\u00eb godasin objektiva n\u00eb distanca prej 4-5 mij\u00eb kilometrash. Edhe n\u00ebse i ka ato mund\u00ebsi \u2013 duke marr\u00eb parasysh flot\u00ebn e madhe n\u00eb Mesdhe dhe shp\u00ebrndarjen e sistemeve antiraketore \u2013 jam i bindur se ato do t\u00eb shkat\u00ebrroheshin gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb afrimit, pasi do t\u00eb duhej t\u00eb kalonin mbi Izraelin ose Turqin\u00eb. Me shum\u00eb gjasa, do t\u00eb neutralizoheshin n\u00eb ato hap\u00ebsira\u201d, thot\u00eb Akrap p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Kosova p\u00ebrfshihet gjithashtu n\u00eb analiz\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Vendi strehon misionin paqeruajt\u00ebs t\u00eb NATO-s, KFOR, si dhe baz\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe amerikane n\u00eb Ballkan, Bondsteel. Sipas t\u00eb dy ekspert\u00ebve, kjo e b\u00ebn Kosov\u00ebn sh\u00ebnjest\u00ebr potenciale, por jo t\u00eb pambrojtur.<\/p>\n<p>Koloneli Cancian thekson se Kosova p\u00ebrfshihet brenda mbulimit t\u00eb sistemit antiraketor t\u00eb NATO-s n\u00eb Rumani dhe mund ta forcoj\u00eb mbrojtjen e saj duke bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb me aleanc\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb vende kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me NATO-n q\u00eb u mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb koordinojn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tilla si mbrojtja ajrore. Natyrisht, suedez\u00ebt dhe finlandez\u00ebt i kan\u00eb pasur k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb vite para se t\u00eb b\u00ebheshin an\u00ebtar\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, \u00ebsht\u00eb e mundur ta vendos\u00ebsh nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl n\u00ebn ombrell\u00ebn e NATO-s pa qen\u00eb domosdoshm\u00ebrisht an\u00ebtar i saj\u201d, thot\u00eb Cancian.<\/p>\n<p>NATO-ja, p\u00ebrkat\u00ebsisht forca e saj KFOR, mbik\u00ebqyr hap\u00ebsir\u00ebn e ul\u00ebt ajrore t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa hap\u00ebsira e lart\u00eb \u2013 ajo mbi 6.200 metra \u2013 \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontrollin e Hungaris\u00eb \u2013 vend an\u00ebtar i NATO-s.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka premtuar se gjat\u00eb mandatit t\u00eb ri qeveris\u00ebs, do t\u00eb ndahen mbi 1 miliard euro p\u00ebr Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila posedon tashm\u00eb arm\u00eb t\u00eb blera nga aleat\u00ebt e NATO-s.<\/p>\n<p>Akrap pajtohet se Kosova p\u00ebrfiton nga marr\u00ebdh\u00ebnia e saj me NATO-n, por sugjeron se e ardhmja e siguris\u00eb nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet vet\u00ebm te strukturat e m\u00ebdha si Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, p\u00ebr shkak t\u00eb sfidave t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb marrjen e vendimeve. Ai thekson se forma m\u00eb fleksibile t\u00eb bashk\u00ebpunimit, si marr\u00ebveshja n\u00eb mbrojtje e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kroacin\u00eb, mund t\u2019i ndihmojn\u00eb asaj t\u00eb p\u00ebrgatitet m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr sfidat e ardhshme.<\/p>\n<p>\u201cAskush nuk mund t\u00eb dal\u00eb m\u00eb fitues nga asnj\u00eb konflikt ose luft\u00eb, n\u00ebse vepron i vet\u00ebm. Prandaj, duhet t\u00eb nd\u00ebrtohen partneritete, si n\u00eb nivelin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm. P\u00ebr\u00e7arjet nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb askujt, p\u00ebrve\u00e7 sulmuesve\u201d, thot\u00eb Akrap.<\/p>\n<p>Kosova nuk ka marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me Iranin, i cili \u00ebsht\u00eb rreshtuar pran\u00eb Serbis\u00eb kund\u00ebr njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. Disa qytetar\u00eb serb\u00eb kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb rrjete sociale koordinatat e baz\u00ebs amerikane Bondsteel, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje Iranit q\u00eb ta sulmoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>NATO-ja i ka th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se KFOR-i vazhdon t\u00eb siguroj\u00eb ambient t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa autoritetet e vendit kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se po monitorojn\u00eb nga af\u00ebr implikimet e mundshme t\u00eb luft\u00ebs, por nuk kan\u00eb sqaruar m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Cancian argumenton se Kosova dhe Evropa jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira indirekt n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, p\u00ebrmes nd\u00ebrprerjeve t\u00eb energjis\u00eb, bllokimit t\u00eb d\u00ebrgesave t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit dhe pasiguris\u00eb ekonomike, nd\u00ebrsa, n\u00eb vler\u00ebsimin e Akrapit, k\u00ebto vende duhet t\u00eb shqet\u00ebsohen me t\u00eb drejt\u00eb edhe nga aksionet e mundshme terroriste nga individ\u00eb apo rrjete t\u00eb lidhura me Iranin.<\/p>\n<p>\u201cNuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb faktin se shum\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb organizatave t\u00eb ndryshme shiite i kan\u00eb sulmuar caqet per\u00ebndimore dhe izraelite gjetiu n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb\u201d, thot\u00eb Akrap.<\/p>\n<p>Konflikti n\u00eb Iran shp\u00ebrtheu m\u00eb 28 shkurt, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nis\u00ebn sulme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr t\u00eb frenuar programin b\u00ebrthamor t\u00eb Republik\u00ebs Islamike. N\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, Irani dhe aleat\u00ebt e tij godit\u00ebn Izraelin dhe objektiva t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb vendet aleate \u2013 nga Arabia Saudite deri n\u00eb Qipro.<\/p>\n<p>Cancian thot\u00eb se sulmi ndaj Diego Garcias ishte nj\u00eb mesazh i Iranit se ka ende \u201cletra p\u00ebr t\u00eb luajtur\u201d edhe pas disa jav\u00ebsh luft\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMe fjal\u00eb t\u00eb tjera, ai godet vende q\u00eb strehojn\u00eb baza amerikane ose q\u00eb e lejojn\u00eb SHBA-n\u00eb t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb bazat e saj n\u00eb territorin e tyre\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, askush nuk mund ta dij\u00eb me siguri se sa do t\u00eb zgjas\u00eb kjo luft\u00eb dhe shmang \u00e7do parashikim t\u00eb qart\u00eb. Ai thekson se negociatat e mundshme q\u00eb p\u00ebrfliten, jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb nd\u00ebrlikuara, pasi gjasht\u00eb pal\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb bien dakord: SHBA-ja, Izraeli, nd\u00ebrmjet\u00ebsit, Garda Revolucionare e Iranit, shtetet e Gjirit dhe aktor\u00ebt kryesor\u00eb global\u00eb \u2013 Evropa dhe Japonia.<\/p>\n<p>N\u00eb pak fjal\u00eb, ekspert\u00ebt e p\u00ebrshkruajn\u00eb situat\u00ebn si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim n\u00eb evolucion, me gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shtete q\u00eb zhvillojn\u00eb kapacitete p\u00ebr t\u00eb goditur n\u00eb distanca t\u00eb m\u00ebdha. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb Evropa, sipas tyre, duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb ku k\u00ebrc\u00ebnimet nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb kufizuara gjeografikisht.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Akrap n\u00ebnvizon se Kosova duhet t\u00eb veproj\u00eb me men\u00e7uri, t\u00eb ndjek\u00eb politika t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe t\u00eb pranoj\u00eb kompromise strategjike, q\u00eb do t\u2019i avanconin marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me BE-n\u00eb dhe me NATO-n.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova shihet si nj\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr potenciale e Iranit, p\u00ebr shkak t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb KFOR-it dhe baz\u00ebs amerikane Bondsteel, por mbetet e mbrojtur p\u00ebrmes ombrell\u00ebs s\u00eb NATO-s dhe bashk\u00ebpunimit me aleat\u00ebt. Kapacitetet e reja raketore t\u00eb Iranit, t\u00eb demonstruara nga sulmi ndaj Diego Garcias, sugjerojn\u00eb se rrezja e goditjes mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 4.000 km, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":27239,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[215,213],"tags":[],"class_list":["post-27238","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-lajme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Rreziku nga Irani q\u00eb mund t\u00eb gjuaj deri n\u00eb 4 mij\u00eb km, Koloneli amerikan: Kosova mbulohet nga sistemi antiraketor i NATO-s n\u00eb Rumani - press7.tv<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rreziku nga Irani q\u00eb mund t\u00eb gjuaj deri n\u00eb 4 mij\u00eb km, Koloneli amerikan: Kosova mbulohet nga sistemi antiraketor i NATO-s n\u00eb Rumani - press7.tv\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kosova shihet si nj\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr potenciale e Iranit, p\u00ebr shkak t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb KFOR-it dhe baz\u00ebs amerikane Bondsteel, por mbetet e mbrojtur p\u00ebrmes ombrell\u00ebs s\u00eb NATO-s dhe bashk\u00ebpunimit me aleat\u00ebt. Kapacitetet e reja raketore t\u00eb Iranit, t\u00eb demonstruara nga sulmi ndaj Diego Garcias, sugjerojn\u00eb se rrezja e goditjes mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 4.000 km, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-03-29T14:03:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/fsk-1.avif\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1118\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"627\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"gazetar2\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"gazetar2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238\"},\"author\":{\"name\":\"gazetar2\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\"},\"headline\":\"Rreziku nga Irani q\u00eb mund t\u00eb gjuaj deri n\u00eb 4 mij\u00eb km, Koloneli amerikan: Kosova mbulohet nga sistemi antiraketor i NATO-s n\u00eb Rumani\",\"datePublished\":\"2026-03-29T14:03:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238\"},\"wordCount\":1728,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/fsk-1.avif\",\"articleSection\":[\"Kosov\u00eb\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238\",\"name\":\"Rreziku nga Irani q\u00eb mund t\u00eb gjuaj deri n\u00eb 4 mij\u00eb km, Koloneli amerikan: Kosova mbulohet nga sistemi antiraketor i NATO-s n\u00eb Rumani - press7.tv\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/fsk-1.avif\",\"datePublished\":\"2026-03-29T14:03:11+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/fsk-1.avif\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/fsk-1.avif\",\"width\":1118,\"height\":627},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.press7.tv\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rreziku nga Irani q\u00eb mund t\u00eb gjuaj deri n\u00eb 4 mij\u00eb km, Koloneli amerikan: Kosova mbulohet nga sistemi antiraketor i NATO-s n\u00eb Rumani\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"description\":\"Media\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"width\":180,\"height\":37,\"caption\":\"News33.tv Media\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\",\"name\":\"gazetar2\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778379237\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778379237\",\"caption\":\"gazetar2\"},\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rreziku nga Irani q\u00eb mund t\u00eb gjuaj deri n\u00eb 4 mij\u00eb km, Koloneli amerikan: Kosova mbulohet nga sistemi antiraketor i NATO-s n\u00eb Rumani - press7.tv","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Rreziku nga Irani q\u00eb mund t\u00eb gjuaj deri n\u00eb 4 mij\u00eb km, Koloneli amerikan: Kosova mbulohet nga sistemi antiraketor i NATO-s n\u00eb Rumani - press7.tv","og_description":"Kosova shihet si nj\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr potenciale e Iranit, p\u00ebr shkak t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb KFOR-it dhe baz\u00ebs amerikane Bondsteel, por mbetet e mbrojtur p\u00ebrmes ombrell\u00ebs s\u00eb NATO-s dhe bashk\u00ebpunimit me aleat\u00ebt. Kapacitetet e reja raketore t\u00eb Iranit, t\u00eb demonstruara nga sulmi ndaj Diego Garcias, sugjerojn\u00eb se rrezja e goditjes mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 4.000 km, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238","og_site_name":"press7.tv","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv","article_published_time":"2026-03-29T14:03:11+00:00","og_image":[{"width":1118,"height":627,"url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/fsk-1.avif","type":"image\/png"}],"author":"gazetar2","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"gazetar2","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238"},"author":{"name":"gazetar2","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa"},"headline":"Rreziku nga Irani q\u00eb mund t\u00eb gjuaj deri n\u00eb 4 mij\u00eb km, Koloneli amerikan: Kosova mbulohet nga sistemi antiraketor i NATO-s n\u00eb Rumani","datePublished":"2026-03-29T14:03:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238"},"wordCount":1728,"publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/fsk-1.avif","articleSection":["Kosov\u00eb","Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238","url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238","name":"Rreziku nga Irani q\u00eb mund t\u00eb gjuaj deri n\u00eb 4 mij\u00eb km, Koloneli amerikan: Kosova mbulohet nga sistemi antiraketor i NATO-s n\u00eb Rumani - press7.tv","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/fsk-1.avif","datePublished":"2026-03-29T14:03:11+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238#primaryimage","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/fsk-1.avif","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/fsk-1.avif","width":1118,"height":627},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=27238#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.press7.tv\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rreziku nga Irani q\u00eb mund t\u00eb gjuaj deri n\u00eb 4 mij\u00eb km, Koloneli amerikan: Kosova mbulohet nga sistemi antiraketor i NATO-s n\u00eb Rumani"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","name":"News33.tv Media","description":"Media","publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization","name":"News33.tv Media","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","width":180,"height":37,"caption":"News33.tv Media"},"image":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa","name":"gazetar2","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778379237","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778379237","caption":"gazetar2"},"url":"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8"}]}},"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27238","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27238"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27238\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27240,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27238\/revisions\/27240"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/27239"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27238"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27238"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27238"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}