{"id":26323,"date":"2026-02-28T16:13:30","date_gmt":"2026-02-28T16:13:30","guid":{"rendered":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323"},"modified":"2026-02-28T16:13:30","modified_gmt":"2026-02-28T16:13:30","slug":"sa-here-qe-aleksandar-vuciqi-eshte-i-izoluar-edi-rama-eshte-i-gatshem-ti-dale-ne-ndihme-madje-edhe-ne-dem-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323","title":{"rendered":"Sa her\u00eb q\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb i izoluar, Edi Rama \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb madje edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n    <div class=\"xs_social_share_widget xs_share_url before_content \t\tmain_content  wslu-style-2 wslu-share-box-shaped wslu-fill-colored wslu-share-m-5 wslu-none wslu-share-vertical wslu-theme-font-no wslu-main_content\">\n\n\t\t\n        <ul>\n\t\t\t        <\/ul>\n    <\/div> \n<p>Artikulli i botuar n\u00eb \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kryetarit t\u00eb Serbis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb manifest i dy burr\u00ebshtetasve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, as zotim p\u00ebr reforma, por nj\u00eb elegji e dy hallexhinjve q\u00eb realisht heqin dor\u00eb nga ambicia e madhe p\u00ebr shkak se e din\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ata jan\u00eb pengesa m\u00eb e madhe si pasoj\u00eb e skandaleve t\u00eb pafundme korruptive.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin e tyre t\u00eb shkruar bashk\u00eb dhe t\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama dhe presidenti i Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq i p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb BE-s\u00eb mesazhin se jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb pranojn\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsi t\u00eb klasit t\u00eb dyt\u00eb pasi q\u00eb nuk besojn\u00eb se an\u00ebtar\u00ebsimi i plot\u00eb \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm. Fajin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ia l\u00ebn\u00eb BE-s\u00eb. Thon\u00eb se rajoni ka ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paimagjinueshme. Theksojn\u00eb se sa i p\u00ebrket hyrjes n\u00eb BE, shqiptar\u00ebt mbesin optimist\u00eb, serb\u00ebt jan\u00eb skeptik\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrtet\u00eb &#8211; rajoni ka ndryshuar, por jo gjithkund p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb. Serbia sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet autokratik, me liri t\u00eb kufizuar t\u00eb mediave, pa drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur, me korrupsion t\u00eb madh. M\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb Beogradi po kritikohet nga BE p\u00ebr shkak t\u00eb regresit n\u00eb shum\u00eb fusha.<\/p>\n<p>Pse serb\u00ebt jan\u00eb skeptik\u00eb? P\u00ebr shkak se fushata antiper\u00ebndimore e regjimit t\u00eb Vu\u00e7iqit si dhe af\u00ebrsia me Rusin\u00eb dhe me Kin\u00ebn kan\u00eb ndikuar q\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb forcohet disponimi kund\u00ebr BE-s\u00eb n\u00eb Serbi. Nj\u00eb pakic\u00eb e mb\u00ebshtet hyrjen n\u00eb BE, shumica \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb v\u00ebllaz\u00ebri ruso-serbe. Beogradi \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb spiunazhit rus. Nga aty koordinohen shum\u00eb veprime t\u00eb agjenturave ruse n\u00eb rajon dhe m\u00eb gjer\u00eb. Para disa viteve nj\u00eb takim i opozit\u00ebs ruse n\u00eb Beograd \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjuar nga autoritetet serbe dhe regjistrimet i jan\u00eb dor\u00ebzuar Kremlinit. Kur opozitar\u00ebt u kthyen n\u00eb Mosk\u00eb, ata u arrestuan menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria p\u00ebrballet me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe l\u00ebngon nga korrupsioni i qeveris\u00eb dhe partis\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs, por shoq\u00ebria shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb antiper\u00ebndimore. K\u00ebtu q\u00ebndron dallimi i madh me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Duke ia zgjatur dor\u00ebn nj\u00eb autokrati q\u00eb lufton p\u00ebr mbijetes\u00eb politike &#8211; dhe i till\u00eb \u00ebsht\u00eb Vu\u00e7iqi &#8211; Edi Rama edhe nj\u00ebher\u00eb d\u00ebshmoi se n\u00eb politik\u00ebn e tij t\u00eb jashtme ka dy konstante: tregimin e p\u00ebrrallave patriotike sa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs dhe kultivimin e nj\u00eb raporti pafalsh\u00ebm p\u00ebrqafues ndaj liderit n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Shkrimi n\u00eb \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d nuk p\u00ebrmban ndonj\u00eb risi. Se d\u00ebshiron q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb BE pa t\u00eb drejta t\u00eb plota, k\u00ebt\u00eb Edi Rama e ka th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt. Pse duhet ta thot\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00eb me Vu\u00e7iqin? Sa her\u00eb q\u00eb autokrati serb ndodhet n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, Edi Rama \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb. Kur BE k\u00ebrkon nga Vu\u00e7iqi t\u2019i v\u00eb sanksione Rusis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb agresionit ndaj Ukrain\u00ebs, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb i k\u00ebrkon Brukselit dhe kryeqyteteve t\u00eb tjera t\u00eb fuqishme t\u00eb mos i b\u00ebjn\u00eb presion Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator 2022, pak muaj pasi Rusia nisi luft\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pushtuar mbar\u00eb Ukrain\u00ebn, Rama i tha gazet\u00ebs austriake \u201cDie Presse\u201d: \u201cNe duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mundemi p\u00ebr ta mbajtur k\u00ebrc\u00ebnimin potencial larg Ballkanit. Prandaj, nuk duhet t\u00eb ushtrohet m\u00eb presion ndaj Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur sanksione ndaj Rusis\u00eb. Sanksione t\u00eb tilla nuk jan\u00eb t\u00eb mundshme, sepse Serbia nuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb pa Rusin\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, qeveria dhe presidenti Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq nuk do t\u2019i mbijetonin dot politikisht sanksioneve kund\u00ebr Rusis\u00eb. Serbia tashm\u00eb ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim. Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se Beogradi ka votuar tashm\u00eb tri her\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb n\u00eb OKB. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb surpriz\u00eb e madhe. Esht\u00eb gjithashtu nj\u00eb shenj\u00eb se ka nj\u00eb vullnet t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Beograd p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb BE\u201d.<\/p>\n<p>Ka aq shum\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb. Serbia mund t\u00eb mbijetoj\u00eb pa Rusin\u00eb. Serbia nuk mbijeton pa BE-n\u00eb. Volumi tregtar i Serbis\u00eb me BE-n\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi 60 p\u00ebr qind, me Rusin\u00eb n\u00ebn 5 p\u00ebr qind. Serbia ka votuar n\u00eb OKB p\u00ebr rezoluta q\u00eb p\u00ebrkrahin integritetin territorial t\u00eb Ukrain\u00ebs, por vota e saj nuk ka qen\u00eb antiruse, si\u00e7 pretendon Rama. Vota e Serbis\u00eb ka qen\u00eb e till\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb qart\u00eb: p\u00ebrkrahim integritetin territorial t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe presim nga bota q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtet integritetin territorial t\u00eb Serbis\u00eb (duke p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn). E pasakt\u00eb \u00ebsht\u00eb kur Rama thot\u00eb \u201cse ka nj\u00eb vullnet t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Beograd p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb BE\u201d. Ai vullnet nuk ka ekzistuar m\u00eb 2022, nuk ekziston as sot.<\/p>\n<p>Serbia ia shiti Rusis\u00eb industrin\u00eb e naft\u00ebs vet\u00ebm pak muaj pasi Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb m\u00eb 2008. Dhe ia shiti me nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, sipas ekspert\u00ebve. P\u00ebr vet\u00ebm 400 milion\u00eb euro. Ky pazar nuk u b\u00eb p\u00ebr arsye ekonomike, por politike, sepse Rusia q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb, me veton e saj, bllokon \u00e7do nism\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb. Muajve t\u00eb fundit situata ka ndryshuar fal\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb cilat i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb presion t\u00eb madh Serbis\u00eb q\u00eb t\u2019ua marr\u00eb rus\u00ebve pron\u00ebsin\u00eb mbi NIS-in. Kompania hungareze MOL ka shprehur gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb aksionet e rus\u00ebve n\u00eb NIS p\u00ebr mbi 1 miliard\u00eb euro. Ndon\u00ebse u detyrua t\u2019ua marr\u00eb rus\u00ebve nd\u00ebrmarrjen e naft\u00ebs, Vu\u00e7iq po mbijeton politikisht. P\u00ebr \u00e7do dit\u00eb ofendon parlamentar\u00ebt europian\u00eb, parlamenti i kontrolluar prej partis\u00eb s\u00eb tij ka miratuar nj\u00eb ligj q\u00eb eleminon edhe pjes\u00ebt e fundit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb operacioni t\u00eb gjer\u00eb po tenon t\u00eb fus\u00eb n\u00ebn kontroll edhe mediat e pavarura.<\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb shkruante nj\u00eb tekst t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me homologun e tij malazez, sepse \u00ebsht\u00eb Mali i Zi q\u00eb ka shum\u00eb gjasa t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb BE, jo Serbia. Por ndaj udh\u00ebheq\u00ebsve malazez\u00eb Rama sillet me p\u00ebr\u00e7mim dhe tallet me ta n\u00eb forume nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nga mesi i k\u00ebsaj jave Aleksandar Vu\u00e7iqi tha: \u201cNuk m\u00eb shkon nd\u00ebrmend t\u00eb pranoj asnj\u00eb lloj njohjeje t\u00eb Kosov\u00ebs. (&#8230;) Nuk m\u00eb shkon nd\u00ebrmend t\u00eb bisedoj p\u00ebr Kosov\u00ebn jo me Marco Rubion, por as me Sh\u00ebn Pjetrin. Kosova \u00ebsht\u00eb Serbi, ka qen\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb, dhe k\u00ebtu mbyllet diskutimi\u201d. N\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs Edi Rama ia shtron qilimin e kuq Vu\u00e7iqit, shkruan nj\u00eb tekst bashk\u00eb me t\u00eb, e merr p\u00ebrdore dhe tenton ta prezantoj\u00eb para opinionit europian ai politikan manekin me xhaket\u00eb t\u00eb kadifenjt\u00eb q\u00eb beson dhe punon p\u00ebr vlera europiane. Nj\u00eb lobim i till\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i pashembullt n\u00eb historin\u00eb e re t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Q\u00eb Kosova nuk p\u00ebrmendet fare n\u00eb tekstin e kryetarit t\u00eb Serbis\u00eb Edi Rama dhe kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq nuk \u00ebsht\u00eb befasi. Shum\u00eb shtete t\u00eb BE-s\u00eb kan\u00eb q\u00ebndrim se Serbia duhet ta pranoj\u00eb Kosov\u00ebn para hyrjes n\u00eb BE. A beson edhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb apo po tenton t\u2019ia hap rrug\u00ebn Serbis\u00eb drejt nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, por pa e njohur Kosov\u00ebn?<\/p>\n<p>Edi Rama vazhdon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qasje shp\u00ebrfill\u00ebse ndaj Kosov\u00ebs. Para se BE t\u00eb vendoste masa t\u00eb padrejta nd\u00ebshkuese ndaj Kosov\u00ebs (t\u00eb propozuara nga nd\u00ebrmjet\u00ebsi proserb dhe miku i Jeffrey Epstein, Mirosllav Llaj\u00e7ak), Edi Rama anuloi mbledhjet e p\u00ebrbashk\u00ebta me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. S\u2019ka ndodhur as n\u00eb koh\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb prijetare n\u00eb nd\u00ebshkimin e Kosov\u00ebs. Me Edi Ram\u00ebn ndodhin \u00e7meritje t\u00eb tilla. N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023 kok\u00eb m\u00eb vete i dor\u00ebzoi Gjermanis\u00eb dhe Franc\u00ebs nj\u00eb draftstatut p\u00ebr Asociacionin e Komunave me Shumic\u00eb Serbe. Pa asnj\u00eb konsultim me Kosov\u00ebn. Rama mund t\u00eb kultivoj\u00eb vesin e hat\u00ebrmbetjes p\u00ebr shkak se kryeministri i Kosov\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e aventurave t\u00eb tij politike deshi t\u00eb b\u00ebj\u00eb karrier\u00eb politike edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, por ajo faz\u00eb ka marr\u00eb fund, andaj nuk ka asnj\u00eb arsye q\u00eb qasja n\u00ebnvleft\u00ebsuese ndaj Kosov\u00ebs t\u00eb vazhdoj\u00eb &#8211; me fjal\u00eb e me vepra. P\u00ebr shembull: kur e quan veriun e Kosov\u00ebs \u201ctok\u00eb e askujt\u201d (si\u00e7 b\u00ebri n\u00eb tetor 2023, pak dit\u00eb pas sulmit terrorist t\u00eb nj\u00eb bande t\u00eb dirigjuar nga Beogradi). M\u00eb her\u00ebt ishte aventura e tij me \u201cBallkanin e Hapur\u201d, nj\u00eb shtirje bashk\u00eb me Vu\u00e7iqin q\u00eb nuk prodhoi asgj\u00eb, ndon\u00ebse Rama deklaronte se \u201cBE, Gjermania, Franca dhe SHBA jan\u00eb t\u00eb trishtuara q\u00eb Kosova nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb\u201d e \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d. Ky projekt tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb varrosur, pasi u kund\u00ebrshtua edhe nga partit\u00eb kosovare q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Askush nuk \u00ebsht\u00eb i trishtuar, shtetet jan\u00eb kthyer n\u00eb kuadrin e \u201cProcesit t\u00eb Berlinit\u201d, aty ku Kosova trajtohet si shtet dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj n\u00ebnshkruajn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Artikulli i botuar n\u00eb \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d nuk \u00ebsht\u00eb manifest i dy burr\u00ebshtetasve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, as zotim p\u00ebr reforma, por nj\u00eb elegji e dy hallexhinjve q\u00eb realisht heqin dor\u00eb nga ambicia e madhe (an\u00ebtar\u00ebsimi) p\u00ebr shkak se e din\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ata jan\u00eb pengesa m\u00eb e madhe si pasoj\u00eb e skandaleve t\u00eb pafundme korruptive.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikulli i botuar n\u00eb \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kryetarit t\u00eb Serbis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb manifest i dy burr\u00ebshtetasve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, as zotim p\u00ebr reforma, por nj\u00eb elegji e dy hallexhinjve q\u00eb realisht heqin dor\u00eb nga ambicia e madhe p\u00ebr shkak se e din\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ata jan\u00eb pengesa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":26324,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[218],"tags":[],"class_list":["post-26323","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Sa her\u00eb q\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb i izoluar, Edi Rama \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb madje edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs - press7.tv<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sa her\u00eb q\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb i izoluar, Edi Rama \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb madje edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs - press7.tv\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Artikulli i botuar n\u00eb \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kryetarit t\u00eb Serbis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb manifest i dy burr\u00ebshtetasve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, as zotim p\u00ebr reforma, por nj\u00eb elegji e dy hallexhinjve q\u00eb realisht heqin dor\u00eb nga ambicia e madhe p\u00ebr shkak se e din\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ata jan\u00eb pengesa [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-02-28T16:13:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_7250.avif\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"gazetar2\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"gazetar2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323\"},\"author\":{\"name\":\"gazetar2\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\"},\"headline\":\"Sa her\u00eb q\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb i izoluar, Edi Rama \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb madje edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs\",\"datePublished\":\"2026-02-28T16:13:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323\"},\"wordCount\":1683,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_7250.avif\",\"articleSection\":[\"Opinione\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323\",\"name\":\"Sa her\u00eb q\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb i izoluar, Edi Rama \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb madje edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs - press7.tv\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_7250.avif\",\"datePublished\":\"2026-02-28T16:13:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_7250.avif\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_7250.avif\",\"width\":400,\"height\":400},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.press7.tv\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sa her\u00eb q\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb i izoluar, Edi Rama \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb madje edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"description\":\"Media\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"width\":180,\"height\":37,\"caption\":\"News33.tv Media\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\",\"name\":\"gazetar2\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1775959938\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1775959938\",\"caption\":\"gazetar2\"},\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sa her\u00eb q\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb i izoluar, Edi Rama \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb madje edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs - press7.tv","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Sa her\u00eb q\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb i izoluar, Edi Rama \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb madje edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs - press7.tv","og_description":"Artikulli i botuar n\u00eb \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kryetarit t\u00eb Serbis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb manifest i dy burr\u00ebshtetasve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, as zotim p\u00ebr reforma, por nj\u00eb elegji e dy hallexhinjve q\u00eb realisht heqin dor\u00eb nga ambicia e madhe p\u00ebr shkak se e din\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ata jan\u00eb pengesa [&hellip;]","og_url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323","og_site_name":"press7.tv","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv","article_published_time":"2026-02-28T16:13:30+00:00","og_image":[{"width":400,"height":400,"url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_7250.avif","type":"image\/jpeg"}],"author":"gazetar2","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"gazetar2","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323"},"author":{"name":"gazetar2","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa"},"headline":"Sa her\u00eb q\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb i izoluar, Edi Rama \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb madje edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs","datePublished":"2026-02-28T16:13:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323"},"wordCount":1683,"publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_7250.avif","articleSection":["Opinione"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323","url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323","name":"Sa her\u00eb q\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb i izoluar, Edi Rama \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb madje edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs - press7.tv","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_7250.avif","datePublished":"2026-02-28T16:13:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323#primaryimage","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_7250.avif","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_7250.avif","width":400,"height":400},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26323#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.press7.tv\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sa her\u00eb q\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb i izoluar, Edi Rama \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb madje edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","name":"News33.tv Media","description":"Media","publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization","name":"News33.tv Media","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","width":180,"height":37,"caption":"News33.tv Media"},"image":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa","name":"gazetar2","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1775959938","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1775959938","caption":"gazetar2"},"url":"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8"}]}},"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26323","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26323"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26323\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26325,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26323\/revisions\/26325"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/26324"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}