{"id":26156,"date":"2026-02-25T13:50:25","date_gmt":"2026-02-25T13:50:25","guid":{"rendered":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156"},"modified":"2026-02-25T13:50:25","modified_gmt":"2026-02-25T13:50:25","slug":"audioincizimi-kryeprokurori-isufaj-e-prokurori-lumezi-me-qasje-shperfillese-dhe-gjuhe-te-ashper-ndaj-be-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156","title":{"rendered":"Audioin\u00e7izimi \u2013 Kryeprokurori Isufaj e prokurori Lumezi me qasje shp\u00ebrfill\u00ebse dhe gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj BE-s\u00eb"},"content":{"rendered":"\n    <div class=\"xs_social_share_widget xs_share_url before_content \t\tmain_content  wslu-style-2 wslu-share-box-shaped wslu-fill-colored wslu-share-m-5 wslu-none wslu-share-vertical wslu-theme-font-no wslu-main_content\">\n\n\t\t\n        <ul>\n\t\t\t        <\/ul>\n    <\/div> \n<p>Kritikat e Bashkimi Evropian lidhur me moszbatimin e reform\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, po shp\u00ebrfillen nga disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb sistemit prokurorial.<\/p>\n<p>K\u00ebto q\u00ebndrimet jan\u00eb shprehur n\u00eb mbledhjen e mbajtur n\u00eb mes Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, Agron Qalaj, me kryeprokuror\u00ebt e prokurorive, m\u00eb 28 janar, audio-incizimin e s\u00eb cil\u00ebs e ka siguruar \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Speciale, Blerim Isufaj, n\u00eb fjal\u00ebn e tij ka th\u00ebn\u00eb se q\u00ebndrimi i Bashkimit Evropian lidhur me moskonstituimin e K\u00ebshillit, \u00ebsht\u00eb i ndikuar nga nj\u00eb grup i interesit.<\/p>\n<p>Me konstitutimin e K\u00ebshillit, do t\u2019i hapej rruga certifikimit t\u00eb rezultatit p\u00ebr procesin zgjedhor p\u00ebr an\u00ebtarin e ri t\u00eb KPK-s\u00eb, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb Elza Bajrami- Kastrati,<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, sipas kryeprokurorit Isufaj, Zyra e BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebanshme dhe si e till\u00eb nuk ka standard t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeprokurori Isufaj: Ma s\u00eb pari jom i befasum pse zyra e BE-s\u00eb komunikon n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb. A jemi na armiq me ta apo ku \u00ebsht\u00eb problemi? Pse un\u00eb duhet me u njoftu p\u00ebrmes mediave p\u00ebr nj\u00eb let\u00ebr ose nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb e shpreh ambasadori i BE-s\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit ambasadori i BE-s\u00eb sikur t\u00eb ishte ma n\u00eb nivel t\u00eb detyr\u00ebs ish dasht\u00eb me u taku me ty. Dhe ambasadori i BE-s\u00eb duhet me dit\u00eb korniz\u00ebn ligjore dhe situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendeni ju si K\u00ebshill. Meqen\u00ebse e mor\u00ebn t\u00eb tjer\u00ebt fjal\u00ebn q\u00eb s\u2019jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit kam t\u00eb drejt\u00eb edhe un\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb ka ardh\u00eb prej Mattsit, e Matts p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb grup. S\u2019ka diskutim, e dijm\u00eb kush \u00ebsht\u00eb Matts, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb non grata. Na duhet me bashk\u00ebpunu me secilin po ligjin nuk mundesh me shkel ti, as k\u00ebrkush p\u00ebr k\u00ebrk\u00ebnd.<\/p>\n<p>U.d Kryeprokurori i Shtetit, Qalaj: Jo, jo, t\u00eb lutem.<\/p>\n<p>Kryeprokurori Isufaj:  Dispozitat ligjore jan\u00eb t\u00eb qarta dhe ta kallxojn\u00eb ty pun\u00ebn, por po harroni se i keni procedurat n\u00eb gjykat\u00eb, q\u00eb jau kan\u00eb ndalu edhe juve pun\u00ebn. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i gjykat\u00ebs q\u00eb ju ka than\u00eb q\u00eb s\u2019mund t\u00eb nd\u00ebrmerrni asnj\u00eb veprim derisa t\u00eb mos vendoset n\u00eb substanc\u00eb \u00e7\u00ebshtja. At\u00ebher\u00eb pse duhet me shkel ligjin p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb dikujt?<\/p>\n<p>U.d Kryeprokurori i Shtetit, Qalaj: I nderum.<\/p>\n<p>Kryeprokurori Isufaj: Jo i nderum, edhe un\u00eb po t\u00eb boj pyetje.<\/p>\n<p>U.d Kryeprokurori i Shtetit, Qalaj: Po, po, d\u00ebgjoni.<\/p>\n<p>Kryeprokurori Isufaj: Detyra e BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebanshme pik\u00eb. Un\u00eb jam Blerim Isufaj q\u00eb po e them me 1 milion argumente, jo me nj\u00eb. Derisa Matts p\u00ebrfaq\u00ebson Zyr\u00ebn e BE-s\u00eb k\u00ebtu s\u2019ka standard t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj deklarate i reagoi prokurori i Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, Shqipdon Fazliu, i cili tha se q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb sikur t\u00eb BE-s\u00eb kan\u00eb ndar\u00eb dhe autoritetet e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe shoq\u00ebria civile, andaj nuk mund t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ky reagim \u00e7oi n\u00eb p\u00ebrplasjen mes tyre, duke kaluar diskutimin personal.<\/p>\n<p>Prokurori Fazliu: I ka arsyet e veta Blerimi q\u00eb mendon ashtu, nuk i di, derisa nuk i di nuk mund me u pajtu. Nuk mendoj q\u00eb Bashkimi Evoprian \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm, edhe Komisioni i Venecias ka konstatu t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn, shoq\u00ebria civile e ka konstatu t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn, Ambasada Amerikane ka konstatu dhe ka pas raport t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, edhe Raporti i Progresit ka evidentu t\u00eb meta dhe shkelje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb sistemin prokurorial, k\u00ebshtu q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb Bashkim Evropian. Ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb organizatash nd\u00ebrkomb\u00ebtare duke p\u00ebrfshi edhe shoq\u00ebrin\u00eb civile. Edhe nj\u00ebher\u00eb po them n\u00ebse ka informata t\u00eb tjera Blerimi q\u00eb nuk i dijm\u00eb n\u00eb rregull, por s\u00eb paku mos t\u00eb dalim k\u00ebtu q\u00eb krejt jemi pajtu se nuk mendoj q\u00eb Bashkimi Evoprian \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kryeprokurori Isufaj: Jo ty un\u00eb s\u2019t\u00eb k\u00ebrkoj kurr\u00eb me u pajtu me mu p\u00ebr nj\u00eb arsye, ve\u00e7 edhe di\u00e7ka. Na kur flasim ma s\u00eb pari duhet me kan\u00eb korrekt me vetveten, duhet me kan\u00eb parimor me vetveten. P.sh ky nuk ka faj, ky me 800 euro shtes\u00eb e bon edhe pun\u00ebn e koordinatorit edhe prokurorit.<\/p>\n<p>U.d Kryeprokurori i Shtetit, Qalaj: Un\u00eb ju kisha lut.<\/p>\n<p>Kryeprokurori Isufaj: Jo, jo t\u00eb lutem s\u2019ka pse. I merr 800 euro shtes\u00eb i bon dy detyrat kund\u00ebrligjsh\u00ebm. Nisim nj\u00ebher\u00eb prej vetit, e mos t\u00eb flasim p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tjera p\u00ebr m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb katapultu prej Gjilanit k\u00ebtu nj\u00eb njeri q\u00eb kurr\u00eb s\u2019ka mbajt gjykim n\u00eb sall\u00eb, eventualisht ka mujt me mbajt nj\u00eb gjykim n\u00eb sall\u00eb me nj\u00eb gjyqtar pa avokat hi\u00e7, edhe me na shit mend neve k\u00ebtu.<\/p>\n<p>U.d Kryeprokurori i Shtetit, Qalaj: I nderuar kryeprokuror dhe i nderuar prokuror. D\u00ebgjo, t\u00eb lutem t\u00eb lutem.<\/p>\n<p>Prokurori Fazliu: Jo, duhet me ma dhan\u00eb fjal\u00ebn apet.<\/p>\n<p>U.d Kryeprokurori i Shtetit, Qalaj: Kjo po kalon n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pika e ndryshme nuk e z\u00eb. Urdhno shkurtimisht n\u00ebse don, po n\u00ebse e zgjatim.<\/p>\n<p>Prokurori Fazliu: Jo ve\u00e7 me u p\u00ebrgjigj, jo p\u00ebr tjet\u00ebr. Un\u00eb i thash pa dasht\u00eb me polemizu n\u00ebse ki di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Kryeprokurori Isufaj: Un\u00eb s\u2019permenda ty em\u00ebr, ti p\u00ebrmende mu.<\/p>\n<p>Prokurori Fazliu: Po jo more s\u2019p\u00ebrmenda em\u00ebr, thash n\u00ebse ki di\u00e7ka q\u00eb un\u00eb s\u2019e di noshta kisha mendu di\u00e7ka si ti, po un\u00eb s\u2019pe di qata q\u00eb ti pe din, p\u00ebrderisa un\u00eb se di qata q\u00eb ti pe din nuk mendoj q\u00eb osht i nj\u00ebansh\u00ebm, q\u00ebshtu fola\u2026 ti u kape te shtesat, u kape te katapultimi jem.<\/p>\n<p>U.d Kryeprokurori i Shtetit, Qalaj: D\u00ebgjoni d\u00ebgjoni, ju lutem.<\/p>\n<p>Prokurori Fazliu: Un\u00eb tek jom katapultu a po?<\/p>\n<p>Kryeprokurori Isufaj: Pse qysh ke ardh\u00eb, qysh ke ardh\u00eb kallxom. Po s\u2019ke faj ti, i ka fajet qeky, q\u00eb s\u2019meriton as k\u00ebtu me kan\u00eb.<\/p>\n<p>U.d Kryeprokurori i Shtetit, Qalaj: N\u00ebse m\u00eb keni kuptu drejt n\u00eb fjal\u00ebn q\u00eb e mor\u00ebt dhe p\u00ebrgjigjen q\u00eb ta dhash, besoj q\u00eb k\u00ebto biseda e kalojn\u00eb cakun, andaj ju kisha than\u00eb. T\u00eb lutem, t\u00eb lutem.<\/p>\n<p>Prokurori Fazliu:  N\u00ebse don qeky ku jom, kur dush le t\u00eb flasim un\u00eb e ti \u00e7ka dush q\u00eb ki.. (nuk kuptohet).<\/p>\n<p>Kryeprokurori Isufaj: Un\u00eb me ty shum\u00eb pritoj me fol se s\u2019je i nivelit, po p\u00ebr me u ballafaqu me ty nuk e kam problem hi\u00e7 n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Fazliu: Q\u00eb s\u2019jem t\u00eb nivelit pajtona plot\u00ebsisht me ty, a plot\u00ebsisht pajtona 100 p\u00ebr qind q\u00eb s\u2019jem t\u00eb nivelit.<\/p>\n<p>Lidhur me mbajtjen e dy pozitave, \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d ka adresuar pyetje t\u00eb prokurori Faziu, i cili p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim ka th\u00ebn\u00eb se ligjshm\u00ebria e pozitave \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe nga Agjencia p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201cTakimi i 28 janarit 2026 ishte diskutim profesional mbi funksionimin e sistemit prokurorial dhe raportet me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Nuk e konsideroj t\u00eb dobishme t\u00eb komentoj deklarime individuale; theksoj se angazhimet e mia institucionale jan\u00eb ushtruar n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe nuk paraqesin konflikt interesi (pozita e koordinatorit ushtrohet q\u00eb nga viti 2014). Kjo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe zyrtarisht nga Agjencia p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit (shkres\u00eb e cila mund t\u00eb vihet n\u00eb dispozicion sipas k\u00ebrkes\u00ebs suaj). Procesi i avancimit tim \u00ebsht\u00eb i dokumentuar dhe i zhvilluar n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me korniz\u00ebn ligjore n\u00eb fuqi (i realizuar n\u00eb vitin 2018)\u201d,  ka th\u00ebn\u00eb prokurori Fazliu.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d ka k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigje dhe nga kryeprokurori special, Blerim Isufaj, mir\u00ebpo i nj\u00ebjti nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p>Tutje, diskutimit t\u00eb 28 janarit ju bashkua edhe ish-Kryeprokurori i Shtetit, tani prokuror n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, Aleksand\u00ebr Lumezi.<\/p>\n<p>Lumezi shprehet kund\u00ebr q\u00ebndrimeve t\u00eb Bashkimit Evoprian, duke th\u00ebn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndikuara nga shoq\u00ebria civile dhe individ\u00eb q\u00eb duan ta shohin t\u00eb d\u00ebshtuar sistemin prokurorial.<\/p>\n<p>Sipas tij, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb sistemit prokurorial bashk\u00ebpunojn\u00eb me autoritetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare me q\u00ebllim t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, i pyetur nga prokurori Fazliu se pse q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb BE nuk ndan edhe p\u00ebr K\u00ebshillin Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumezi nuk pranon t\u00eb jap\u00eb mendimin e tij, mir\u00ebpo thot\u00eb se ka interesa t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Prokurori Lumezi: Ma s\u00eb pari deshta me than\u00eb q\u00eb kjo k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka bo Shqipdoni \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e paarsyeshme dhe kom dyshime q\u00eb kjo u b\u00eb p\u00ebr tendenca t\u00eb caktume q\u00eb edhe institucioni i prokurorit t\u00eb shtetit me hy n\u00eb debate n\u00eb t\u00eb cilat ka hy K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs. Edhe ato debate dhe kund\u00ebrshtime ve\u00e7 e ashp\u00ebrsojn\u00eb situat\u00ebn brenda sistemit, nuk e p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb situat\u00ebn. Shqipdoni duhet me dit\u00eb shum\u00eb mir\u00eb cilat jan\u00eb kompetencat e prokuror\u00ebve t\u00eb shtetit dhe cilat jan\u00eb kompetencat e K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb jan\u00eb dy institucione kushtetuese t\u00eb pavarura. Dhe Kushtetuta nuk i ka b\u00eb rast\u00ebsisht ndarjen e k\u00ebtyre dy institucioneve ve\u00e7 n\u00eb let\u00ebr, por faktikisht duhet edhe n\u00eb praktik\u00eb me ekzistu ndarjen e k\u00ebtyre dy institucioneve dhe me respektu si e till\u00eb. Jo me pas tendenca p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebn e K\u00ebshillit Prokuroral t\u00eb Kosov\u00ebs. Dihet shum\u00eb mir\u00eb kush bashk\u00ebpunon me autoritet dhe subjektet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, vet\u00ebm Kryeprokurori i Shtetit, asnjo prej neve nuk ka t\u00eb drejt\u00eb me bashk\u00ebpunu me autoritete nd\u00ebrkomb\u00ebtare por duhet nd\u00ebrp\u00ebrmjet Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit. A kemi na informacione q\u00eb shum\u00eb prej neve bashk\u00ebpunojn\u00eb me autoritetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare? Pse bashk\u00ebpunojn\u00eb? Nuk bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb interes t\u00eb sistemit prokurorit, por me d\u00ebmtu k\u00ebt\u00eb sistem bashk\u00ebpunojn\u00eb. Na duhet me kan\u00eb t\u00eb unifikum jo t\u00eb p\u00ebr\u00e7am\u00eb. Ka an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial q\u00eb dalin e sulmojn\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, vendimet dhe veprimet e prokurorit t\u00eb shtetit, Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit pa punu asnj\u00eb dit\u00eb brenda sistemit prokurorial. A duhet me diskutu k\u00ebtu, a \u00ebsht\u00eb kjo pavar\u00ebsi e institucionit t\u00eb Prokurorit t\u00eb Shtetit apo kontrolli institucional q\u00eb po dojn\u00eb me e bo mbi neve n\u00ebp\u00ebrmjet frik\u00ebs q\u00eb po dojn\u00eb me na bo edhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, edhe shoq\u00ebria civile edhe mediat. \u00c7ka Bashkimi Evropian k\u00ebrkon k\u00ebtu thot\u00eb vendimet t\u00eb kund\u00ebrligjshme. Kush \u00ebsht\u00eb Bashkimi Evropian? Kush ua jep ato raporte q\u00eb bojn\u00eb Raporte t\u00eb Progresit? Shoq\u00ebria civile dhe individ\u00eb q\u00eb dojn\u00eb me pa t\u00eb d\u00ebshtum sistemin prokurorial.<\/p>\n<p>Prokurori Fazliu: Me KGJK-n\u00eb pse s\u2019osht e nj\u00ebjta? Hajde po pajtona me ty ve\u00e7 pse me KGJK-n\u00eb s\u2019osht nj\u00ebjt\u00eb?<\/p>\n<p>Prokurori Lumezi: Jo, jo nj\u00ebsoj, s\u2019po du me fol p\u00ebr KGjK por po du me fol p\u00ebr KPK-n\u00eb, p\u00ebr KPK-n\u00eb se p\u00ebr KGJK ka interesa ndryshe.<\/p>\n<p>Prokurori Fazliu: Se na shum\u00eb t\u00eb hjesh\u00ebm, e po na kan\u00eb inati.<\/p>\n<p>Lumezi: I dina shum\u00eb mir\u00eb, po s\u2019po dojna me i cek k\u00ebtu cilat jan\u00eb pse me KGJK s\u2019ka.<\/p>\n<p>Prokurori Fazliu: Jo, foli, jo foli tash.<\/p>\n<p>Prokurori Lumezi: S\u2019po foli p\u00ebr KGjK se s\u2019jemi k\u00ebtu me fol p\u00ebr KGJK-n\u00eb, fol ti n\u00ebse don.<\/p>\n<p>Prokurori Fazliu: Pse me KGJK-n\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta qasje?<\/p>\n<p>Kryeprokurori Isufaj: Ve\u00e7 edhe di\u00e7ka kryeprokuror, ju besoj e dini kompetent p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen dhe sundimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nuk jan\u00eb deklaratat politike t\u00eb ambasadave, n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb EULEX. Ku e ka than\u00eb? \u00cbsht\u00eb OSBE-ja q\u00eb p\u00ebrpilon raporte vjetore, kur kan\u00eb than\u00eb? Por flasin grupet e interesit do rruge\u00e7\u00eb q\u00eb na kan\u00eb hi n\u00eb sistem.<\/p>\n<p>Prokurori Fazliu: N\u00ebse shumica mendon qeshtu, at\u00ebher\u00eb dalim thojna gabim jon ata. Shumica le t\u00eb thojn\u00eb gabim, n\u00eb rregull jena.<\/p>\n<p>U.d Kryeprokurori i Shtetit, Qalaj: I nderum, dhe t\u00eb nderuar, shum\u00eb t\u00eb nderuar.<\/p>\n<p>Prokurori Fazliu: Na paskan inati.<\/p>\n<p>Prokurori Lumezi: S\u2019mundet me than\u00eb BE-ja vendimet t KPK-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme kur i kemi n\u00eb faz\u00ebn e procedur\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurori Fazliu: Gjykata Supreme t\u00eb ka than\u00eb.<\/p>\n<p>Lumezi: Ato s\u2019po themi.<\/p>\n<p>Prokurori Fazliu: N\u00ebse shumica mendojn\u00eb q\u00eb BE-ja ka faj thojna bre paska faj dhe n\u00eb rregull jena.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij nuk ka dh\u00ebn\u00eb as prokurori Lumezi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, lidhur me reagimin e Zyr\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb, prokurori Fazliu nuk e ka komentuar m\u00eb shum\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se bashk\u00ebpunimi dhe respektimi i tyre p\u00ebrb\u00ebn standard profesional.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebpunimi i ngusht\u00eb dhe respekti ndaj partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb jo vet\u00ebm standard profesional, por edhe domosdoshm\u00ebri institucionale p\u00ebr forcimin e sundimit t\u00eb ligjit, rritjen e besimit publik dhe avancimin e integrimit evropian t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, ka shtuar prokurori Fazliu.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij takimi, ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, Agron Qalaj, i njoftoi t\u00eb nj\u00ebjtit se do t\u00eb dal\u00eb me komunikat\u00eb lidhur me q\u00ebndrimin e BE-s\u00eb, ashtu si\u00e7 edhe ndodhi.<\/p>\n<p>U.d Kryeprokurori i Shtetit, Qalaj: Andaj, edhe bashk\u00ebpunimi institucional nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb shk\u00ebmbimin e informacioneve dhe t\u00eb ashtuquajtura letra kan\u00eb p\u00ebrgjigje. T\u00eb lutem. Do t\u00eb dal me komunikat\u00eb p\u00ebr mbledhjen e sotme dhe t\u00eb shqyrtoj mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb dal me komunikat\u00eb edhe p\u00ebr situat\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar. Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb aspektin ligjor asnj\u00eb narrativ\u00eb tjet\u00ebr. Un\u00eb udh\u00ebhiqem nga kjo, nga ky aspekt. Edhe n\u00eb K\u00ebshill edhe n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit edhe n\u00eb raport me t\u00eb gjitha prokurorit\u00eb k\u00ebtu, edhe me kryeprokuror\u00eb, vet\u00ebm ligji korniza ligjore, narrativa tjet\u00ebr bjen.<\/p>\n<p>Ashtu edhe si\u00e7 kishte paralajm\u00ebruar, po m\u00eb 28 janar, Qalaj doli me komunikat\u00eb p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs pretendonte se ka nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha veprimet bazuar n\u00eb kapacitetet institucionale, duke u bazuar n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Nga d\u00ebshtimi i mbledhjes s\u00eb par\u00eb t\u00eb 20 janarit, K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs ka mbajtur edhe dy mbledhje t\u00eb tjera konstituive, t\u00eb cilat po ashtu kan\u00eb d\u00ebshtuar. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kritikat e Bashkimi Evropian lidhur me moszbatimin e reform\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, po shp\u00ebrfillen nga disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb sistemit prokurorial. K\u00ebto q\u00ebndrimet jan\u00eb shprehur n\u00eb mbledhjen e mbajtur n\u00eb mes Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, Agron Qalaj, me kryeprokuror\u00ebt e prokurorive, m\u00eb 28 janar, audio-incizimin e s\u00eb cil\u00ebs e ka siguruar \u201cBetimi p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":26157,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[215,213],"tags":[],"class_list":["post-26156","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-lajme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Audioin\u00e7izimi \u2013 Kryeprokurori Isufaj e prokurori Lumezi me qasje shp\u00ebrfill\u00ebse dhe gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj BE-s\u00eb - press7.tv<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Audioin\u00e7izimi \u2013 Kryeprokurori Isufaj e prokurori Lumezi me qasje shp\u00ebrfill\u00ebse dhe gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj BE-s\u00eb - press7.tv\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kritikat e Bashkimi Evropian lidhur me moszbatimin e reform\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, po shp\u00ebrfillen nga disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb sistemit prokurorial. K\u00ebto q\u00ebndrimet jan\u00eb shprehur n\u00eb mbledhjen e mbajtur n\u00eb mes Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, Agron Qalaj, me kryeprokuror\u00ebt e prokurorive, m\u00eb 28 janar, audio-incizimin e s\u00eb cil\u00ebs e ka siguruar \u201cBetimi p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-02-25T13:50:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/qwe-2026-02-25T130415.513-800x445-1.avif\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"445\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"gazetar2\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"gazetar2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156\"},\"author\":{\"name\":\"gazetar2\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\"},\"headline\":\"Audioin\u00e7izimi \u2013 Kryeprokurori Isufaj e prokurori Lumezi me qasje shp\u00ebrfill\u00ebse dhe gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj BE-s\u00eb\",\"datePublished\":\"2026-02-25T13:50:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156\"},\"wordCount\":2470,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/qwe-2026-02-25T130415.513-800x445-1.avif\",\"articleSection\":[\"Kosov\u00eb\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156\",\"name\":\"Audioin\u00e7izimi \u2013 Kryeprokurori Isufaj e prokurori Lumezi me qasje shp\u00ebrfill\u00ebse dhe gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj BE-s\u00eb - press7.tv\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/qwe-2026-02-25T130415.513-800x445-1.avif\",\"datePublished\":\"2026-02-25T13:50:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/qwe-2026-02-25T130415.513-800x445-1.avif\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/qwe-2026-02-25T130415.513-800x445-1.avif\",\"width\":800,\"height\":445},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.press7.tv\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Audioin\u00e7izimi \u2013 Kryeprokurori Isufaj e prokurori Lumezi me qasje shp\u00ebrfill\u00ebse dhe gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj BE-s\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"description\":\"Media\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"width\":180,\"height\":37,\"caption\":\"News33.tv Media\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\",\"name\":\"gazetar2\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1775959938\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1775959938\",\"caption\":\"gazetar2\"},\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Audioin\u00e7izimi \u2013 Kryeprokurori Isufaj e prokurori Lumezi me qasje shp\u00ebrfill\u00ebse dhe gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj BE-s\u00eb - press7.tv","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Audioin\u00e7izimi \u2013 Kryeprokurori Isufaj e prokurori Lumezi me qasje shp\u00ebrfill\u00ebse dhe gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj BE-s\u00eb - press7.tv","og_description":"Kritikat e Bashkimi Evropian lidhur me moszbatimin e reform\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, po shp\u00ebrfillen nga disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb sistemit prokurorial. K\u00ebto q\u00ebndrimet jan\u00eb shprehur n\u00eb mbledhjen e mbajtur n\u00eb mes Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, Agron Qalaj, me kryeprokuror\u00ebt e prokurorive, m\u00eb 28 janar, audio-incizimin e s\u00eb cil\u00ebs e ka siguruar \u201cBetimi p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156","og_site_name":"press7.tv","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv","article_published_time":"2026-02-25T13:50:25+00:00","og_image":[{"width":800,"height":445,"url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/qwe-2026-02-25T130415.513-800x445-1.avif","type":"image\/jpeg"}],"author":"gazetar2","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"gazetar2","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156"},"author":{"name":"gazetar2","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa"},"headline":"Audioin\u00e7izimi \u2013 Kryeprokurori Isufaj e prokurori Lumezi me qasje shp\u00ebrfill\u00ebse dhe gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj BE-s\u00eb","datePublished":"2026-02-25T13:50:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156"},"wordCount":2470,"publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/qwe-2026-02-25T130415.513-800x445-1.avif","articleSection":["Kosov\u00eb","Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156","url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156","name":"Audioin\u00e7izimi \u2013 Kryeprokurori Isufaj e prokurori Lumezi me qasje shp\u00ebrfill\u00ebse dhe gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj BE-s\u00eb - press7.tv","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/qwe-2026-02-25T130415.513-800x445-1.avif","datePublished":"2026-02-25T13:50:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156#primaryimage","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/qwe-2026-02-25T130415.513-800x445-1.avif","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/qwe-2026-02-25T130415.513-800x445-1.avif","width":800,"height":445},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=26156#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.press7.tv\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Audioin\u00e7izimi \u2013 Kryeprokurori Isufaj e prokurori Lumezi me qasje shp\u00ebrfill\u00ebse dhe gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj BE-s\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","name":"News33.tv Media","description":"Media","publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization","name":"News33.tv Media","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","width":180,"height":37,"caption":"News33.tv Media"},"image":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa","name":"gazetar2","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1775959938","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1775959938","caption":"gazetar2"},"url":"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8"}]}},"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26156","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26156"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26156\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26158,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26156\/revisions\/26158"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/26157"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26156"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26156"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26156"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}