{"id":25963,"date":"2026-02-22T12:29:19","date_gmt":"2026-02-22T12:29:19","guid":{"rendered":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963"},"modified":"2026-02-22T12:29:19","modified_gmt":"2026-02-22T12:29:19","slug":"kosova-ishte-me-e-rendesishme-se-fati-im-personal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963","title":{"rendered":"Kosova ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se fati im personal"},"content":{"rendered":"\n    <div class=\"xs_social_share_widget xs_share_url before_content \t\tmain_content  wslu-style-2 wslu-share-box-shaped wslu-fill-colored wslu-share-m-5 wslu-none wslu-share-vertical wslu-theme-font-no wslu-main_content\">\n\n\t\t\n        <ul>\n\t\t\t        <\/ul>\n    <\/div> \n<p>Deklarata p\u00ebrfundimtare e ish-presidentit Hashim Tha\u00e7i n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Hag\u00eb, 18 shkurt 2026, teksti i publikuar n\u00eb faqen \u201cFondacioni \u201cP\u00ebrkrahje p\u00ebr Mbrojtjen Juridike t\u00eb Hashim Tha\u00e7it\u201d.<\/p>\n<p>I nderuar Kryetar i Trupit Gjykues, z. Smith,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb,<\/p>\n<p>Dje, n\u00eb Kosov\u00eb, u sh\u00ebnua 18-vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb 17 shkurt 2008, duke ndjer\u00eb rrahjet e zemrave t\u00eb st\u00ebrgjysh\u00ebrve tan\u00eb, shpall\u00ebm Kosov\u00ebn shtet t\u00eb pavarur dhe demokratik. D\u00ebshiroj q\u00eb nga k\u00ebtu t\u2019ua p\u00ebrcjell urimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fest\u00eb madh\u00ebshtore.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb,<\/p>\n<p>P\u00ebr gati tri vjet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb gjyqi, ju i keni d\u00ebgjuar akuzat e Prokuroris\u00eb dhe argumentet e Mbrojtjes. Ju i keni par\u00eb faktet. Ju e keni d\u00ebgjuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb: q\u00eb akuzat nuk q\u00ebndrojn\u00eb! Un\u00eb jam plot\u00ebsisht i pafajsh\u00ebm. Por, e kam th\u00ebn\u00eb dhe e them s\u00ebrish, me bindje t\u00eb plot\u00eb: Un\u00eb bashk\u00ebndiej dhe shpreh keqardhje p\u00ebr t\u00eb gjitha viktimat q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar n\u00eb Kosov\u00eb, pa marr\u00eb parasysh p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb,<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e masakrave n\u00eb Qirez, Likoshan dhe Prekaz, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1998, un\u00eb isha student n\u00eb Universitetin e Cyrihut. Un\u00eb nuk po b\u00ebja plane si ta merrja kontrollin n\u00eb Kosov\u00eb. Po b\u00ebja plane si t\u2019i p\u00ebrgatisja provimet. I vetmi njeri q\u00eb po b\u00ebnte plane morbide ishte Sllobodan Millosheviqi. Plane p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr gjenocid, k\u00ebsaj radhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Si shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, edhe un\u00eb, m\u00eb her\u00ebt u detyrova ta l\u00ebshoja Kosov\u00ebn. Sepse, regjimi i Millosheviqit po m\u00eb ndiqte. Ai m\u00eb kishte d\u00ebnuar n\u00eb munges\u00eb, me akuz\u00ebn se i kisha shkelur ligjet e tij diskriminuese. M\u00eb von\u00eb, i nj\u00ebjti regjim, do t\u2019i d\u00ebnoj\u00eb n\u00eb munges\u00eb edhe Presidentin Clinton, Sekretaren Albright, Kryeministrin Blair, Kancelarin Schroder, Presidentin Chirac, Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Solana, dhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Duke i par\u00eb masakrat ndaj popullit tim, un\u00eb, si edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, nuk mund t\u00eb q\u00ebndroja indiferent. Vendosa t\u00eb kthehem n\u00eb Kosov\u00eb. Ky ishte vendim krejt\u00ebsisht personal i imi. Sepse, nuk mund t\u00eb q\u00ebndroja anash nd\u00ebrsa familja dhe populli im p\u00ebrballej me shfarosjen. B\u00ebra at\u00eb q\u00eb do ta b\u00ebnte secili prej jush, n\u00ebse vendi juaj do t\u00eb ishte n\u00eb rrezik. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb jam krenar dhe nuk i bie pishman asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb,<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se q\u00ebllimi ishte marrja dhe ushtrimi i kontrollit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e pav\u00ebrtet\u00eb, tejet absurde, por \u00ebsht\u00eb edhe thell\u00ebsisht ofenduese. \u00cbsht\u00eb ofendim p\u00ebr kujtimin e mij\u00ebra heronjve q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr liri. \u00cbsht\u00eb ofendim p\u00ebr dhjet\u00ebra mij\u00ebra viktima t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb vrar\u00eb dhe t\u00eb masakruar. \u00cbsht\u00eb ofendim p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e NATO-s dhe aleanc\u00ebs per\u00ebndimore, me t\u00eb cil\u00ebt punova ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni ta p\u00ebrs\u00ebris nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme: I vetmi kund\u00ebrshtar i imi,  i popullit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe i bot\u00ebs demokratike, ishte Sllobodan Millosheviqi dhe regjimi i tij.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb ta d\u00ebgjosh k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht, kur, gjat\u00ebs luft\u00ebs, un\u00eb nuk e dija n\u00ebse do t\u00eb isha gjall\u00eb prej dit\u00ebs n\u00eb dit\u00eb. Nuk isha i sigurt a do ta shihja m\u00eb familjen time. Gruan time. Ose, ta mbaja s\u00ebrish n\u00eb duar djalin tim t\u00eb porsalindur. E l\u00ebre m\u00eb t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroja t\u00eb ushtroja kontroll n\u00eb Kosov\u00ebn e pushtuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb disa prej nesh jemi gjall\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht rast\u00ebsi, ose fat.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk u ktheva p\u00ebr ta rrezikuar jet\u00ebn time p\u00ebr kontroll dhe pushtet. U ktheva n\u00eb atdhe duke rrezikuar jet\u00ebn time p\u00ebr liri dhe paqe.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb: marrja e kontrollit nga kush? E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se i t\u00ebr\u00eb kontrolli dhe pushteti ishin n\u00eb duart e hekurta t\u00eb Millosheviqit.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk ushtronin pushtet; ata shtypeshin nga pushteti. Misioni yn\u00eb si popull ishte i qart\u00eb: mbijetesa, liria dhe paqja.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kisha iluzione. Shpresa jon\u00eb e vetme p\u00ebr shp\u00ebtim ishte bota demokratike: Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe NATO. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, fokusi im i vet\u00ebm ishte nd\u00ebrtimi dhe forcimi i k\u00ebsaj aleance. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, un\u00eb udh\u00ebtova n\u00eb shum\u00eb kryeqytete p\u00ebr t\u2019i bindur p\u00ebr kauz\u00ebn ton\u00eb t\u00eb drejt\u00eb: n\u00eb Bruksel, Lond\u00ebr, Berlin, Paris, Bern\u00eb, Oslo, Vjen\u00eb, e n\u00eb vende t\u00eb tjera. Kudo q\u00eb isha, isha n\u00eb kontakt me zyrtar\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs amerikane. <\/p>\n<p>Millosheviqi e kishte filluar luft\u00ebn, nd\u00ebrsa ne kosovar\u00ebt po vet\u00ebmbroheshim. Por, luft\u00ebn mund ta p\u00ebrfundonte vet\u00ebm NATO. Dhe ashtu ndodhi. Po t\u00eb mos ishte intervenimi i NATO-s, liri t\u00eb Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb kishte.<\/p>\n<p>Kjo Prokurori m\u00eb thuri shum\u00eb lavde, e m\u00eb ndau shum\u00eb tituj e grada. Por, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr. Nuk isha un\u00eb q\u00eb transportova rezistenc\u00ebn nga Per\u00ebndimi n\u00eb Kosov\u00eb. Un\u00eb iu bashkova asaj n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk ishte kthimi im nga Per\u00ebndimi arsyeja pse U\u00c7K po masivizohej. Arsyeja ishte Millosheviqi.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright n\u00eb at\u00eb koh\u00eb: \u201cMillosheviqi, me sjelljet e tij ndaj popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb rekrutuesi m\u00eb i madh i U\u00c7K-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>U\u00c7K nuk ishte ushtri e nj\u00eb shteti. Ajo ishte organizim popullor q\u00eb po mbrohej nga nj\u00eb shtet agresor. Fakti q\u00eb U\u00c7K-ja nuk ishte e organizuar, ashtu si\u00e7 pretendon Prokuroria se ishte, nuk e zbeh aspak rolin e saj p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs. Nuk e b\u00ebn kauz\u00ebn e saj p\u00ebr \u00e7lirim m\u00eb pak fisnike, e as arritjen e pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb pak historike. Fitorja e Kosov\u00ebs ishte m\u00eb shum\u00eb politike dhe diplomatike. Suksesi m\u00eb i madh p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs ishte bashk\u00ebpunimi i plot\u00eb me Per\u00ebndimin. Ata na ndihmuan, pik\u00ebrisht sepse e dinin se kush ishim dhe \u00e7far\u00eb q\u00ebllime kishim.<\/p>\n<p>Un\u00eb, me asnj\u00eb \u00e7mim dhe n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb, nuk do ta rrezikoja k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb me asgj\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Sepse, ashtu do ta rrezikoja vet\u00eb lirin\u00eb e Kosov\u00ebs. Do ta rrezikoja ekzistenc\u00ebn ton\u00eb kolektive. Q\u00ebllimi yn\u00eb ishte paqja, nuk ishte lufta.<\/p>\n<p>Kur bota demokratike vendosi ta th\u00ebrras\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Rambouillet, ne iu p\u00ebrgjigj\u00ebm pozitivisht ftes\u00ebs s\u00eb tyre. U\u00c7K ishte nj\u00eb nga tri grupet e p\u00ebrfaq\u00ebsuara nga Kosova. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb procesit, ne punuam si delegacion i Kosov\u00ebs. Pranuam marr\u00ebveshjen e paqes, edhe pse ajo nuk i plot\u00ebsonte t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat tona legjitime. Kosova zgjodhi paqen dhe demokracin\u00eb. Serbia zgjodhi luft\u00ebn dhe gjenocidin.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr ta ndihmuar bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ashtu si\u00e7 na e kishin k\u00ebrkuar ata, t\u00eb tri grupet, LDK, U\u00c7K dhe LBD, u pajtuam q\u00eb t\u00eb formonim nj\u00eb qeveri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Deri n\u00eb zgjedhjet e para t\u00eb lira dhe demokratike. Ishte marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u2019i bashkuar forcat p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: lirin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Si mundet dikush t\u00eb pretendoj\u00eb se q\u00ebllimi ishte marrja e kontrollit, kur ne pranuam q\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ta kishte fjal\u00ebn kryesore n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Pastaj, q\u00eb U\u00c7K-ja t\u2019ia dor\u00ebzonte arm\u00ebt NATO-s.<\/p>\n<p>Pas kapitullimit t\u00eb Millosheviqit, Kosova u fut n\u00ebn administrimin e OKB-s\u00eb. UNMIK-u sqaroi se i gjith\u00eb pushteti ekzekutiv, legjislativ dhe gjyq\u00ebsor ishte n\u00eb duar t\u00eb tyre. K\u00ebto ishin rrethana t\u00eb reja. M\u00eb pas, un\u00eb punova me UNMIK-un, dhe me partit\u00eb e tjera politike, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar p\u00ebr zbatimin e mandatit t\u00eb tyre n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs. Punova n\u00eb struktura t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me UNMIK-un. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, i vetmi pushtet q\u00eb kisha ishte pushteti i z\u00ebrit tim. <\/p>\n<p>Dhe, t\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb, si\u00e7 e keni par\u00eb gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor, un\u00eb e p\u00ebrdora z\u00ebrin tim p\u00ebr t\u00eb promovuar nj\u00eb shoq\u00ebri tolerante dhe shumetnike n\u00eb Kosov\u00eb. Un\u00eb u b\u00ebra thirrje serb\u00ebve lokal\u00eb q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe ta nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re s\u00eb bashku me ne. Edhe ata dhe pakicat tjera, sikurse ne, ishin viktima t\u00eb Millosheviqit. Nuk ishte aspak e leht\u00eb ta b\u00ebja k\u00ebt\u00eb, pas t\u00ebr\u00eb asaj q\u00eb kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Por, ishte gj\u00ebja e duhur.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, po hapeshin varre gjithandej, p\u00ebr mij\u00ebra viktima. Mij\u00ebra t\u00eb zhdukur nuk gjendeshin. Mij\u00ebra pengje shqiptare ishin marr\u00eb me vete n\u00eb Serbi. Dhimbja ishte e thell\u00eb dhe kolektive. Ajo q\u00eb po b\u00ebja mund t\u00eb kishte pasoja fizike dhe kosto elektorale p\u00ebr mua. Por, Kosova ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se fati im personal.<\/p>\n<p>Pas hyrjes s\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb dhe largimit t\u00eb forcave serbe, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk po luftonin. Ata po festonin. Lirin\u00eb e shum\u00ebpritur.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb n\u00ebnt\u00eb vjet\u00ebve para pavar\u00ebsis\u00eb, ne ishim qytetar\u00eb t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, un\u00eb i b\u00ebra thirrje popullat\u00ebs t\u00eb kishte durim, t\u00eb ishin tolerant\u00eb, t\u00eb ishin t\u00eb bashkuar dhe t\u00eb kishin besim te partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia ishte fryt i aleanc\u00ebs ton\u00eb me bot\u00ebn demokratike.<\/p>\n<p>Pas pavar\u00ebsis\u00eb, punova me Bashkimin Evropian dhe SHBA-n\u00eb, p\u00ebr normalizimin e raporteve me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb,<\/p>\n<p>Ajo me t\u00eb cil\u00ebn u p\u00ebrball\u00ebm nuk ishte vet\u00ebm periudha e luft\u00ebs. Ishte nj\u00eb shekull shtypje dhe aparteid. Traumat kolektive shkaktuan edhe ndjenj\u00ebn e fort\u00eb t\u00eb zem\u00ebrimit dhe hakmarrjes, gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti Clinton erdhi n\u00eb Kosov\u00eb dhe na tha: \u201cNe e fituam luft\u00ebn, nd\u00ebrsa ju duhet ta fitoni paqen\u201d. Un\u00eb e mora k\u00ebt\u00eb mesazh seriozisht. E p\u00ebrdora z\u00ebrin tim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr paqe dhe unitet.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe pas luft\u00ebs, deri n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb, un\u00eb isha jasht\u00eb pushtetit. Por, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs, un\u00eb respektova normat demokratike dhe rezultatet e zgjedhjeve. Dhe kurdo q\u00eb partia ime ishte si fituese n\u00eb pushtet, me fitore elektorale, ishte gjithmon\u00eb n\u00eb koalicion me LDK-n\u00eb dhe partit\u00eb e tjera politike joshqiptare. S\u00eb bashku e b\u00ebm\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs realitet.<\/p>\n<p>Por, propaganda ruse dhe serbe nuk do t\u00eb na e falnin leht\u00eb. Pasi d\u00ebshtuan ta delegjitimojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb Hag\u00eb, ata ia m\u00ebsyn\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. Ringjall\u00ebn pretendimet e tmerrshme p\u00ebr trafikim organesh. Pretendime q\u00eb ishin hetuar m\u00eb par\u00eb nga Tribunali p\u00ebr ish Jugosllavin\u00eb, UNMIK-u dhe EULEX-i. Dhe ishin hedhur posht\u00eb si t\u00eb pabaza.<\/p>\n<p>Sapo u publikua raporti i Dick Marty-t, si Kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, mblodha p\u00ebrfaq\u00ebsuesit kryesor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ambasadat e QUINT-it dhe udh\u00ebheqjen e EULEX-it. K\u00ebrkova edhe nj\u00eb tjet\u00ebr hetim t\u00eb pavarur. Ata premtuan se do ta heqin ren\u00eb e zez\u00eb mbi Kosov\u00ebn. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb propaganda ruse dhe serbe manipuloi Dick Marty-n. Ai ra viktim\u00eb e fushat\u00ebs s\u00eb tyre. Ata e ushqyen me informacione t\u00eb rreme dhe, n\u00eb fund, tentuan edhe ta vrisnin p\u00ebr t\u00eb na faj\u00ebsuar neve. Q\u00ebllimi ishte i qart\u00eb: t\u00eb diskreditohej projekti m\u00eb i suksessh\u00ebm politik dhe ushtarak i aleanc\u00ebs per\u00ebndimore n\u00eb dekadat e fundit.<\/p>\n<p>Kur votuam n\u00eb Parlament p\u00ebr themelimin e k\u00ebsaj Gjykate, ne besuam se ajo do t\u2019i trajtonte akuzat n\u00eb raportin e Dick Marty-t. Dhe do t\u00eb vepronte n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe ligjet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb praktik\u00eb, as nj\u00ebra, as tjetra, nuk ndodhi.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam kritikuar shum\u00eb dhe kritikohem ende n\u00eb Kosov\u00eb pse e mb\u00ebshteta themelimin e k\u00ebsaj Gjykate. Kritik\u00ebt thon\u00eb se kjo Gjykat\u00eb synon kriminalizimin e luft\u00ebs son\u00eb p\u00ebr liri dhe iden\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb. K\u00ebt\u00eb nuk e kam besuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur e votuam. Por, uroj sinqerisht q\u00eb koha ta d\u00ebshmoj\u00eb q\u00eb un\u00eb kisha t\u00eb drejt\u00eb, e kritik\u00ebt e kishin gabim. <\/p>\n<p>Kjo Prokurori, n\u00eb vend se t\u2019ia heq\u00eb ren\u00eb e zez\u00eb Kosov\u00ebs, k\u00ebrkon t\u2019ia z\u00ebr\u00eb diellin me nj\u00eb stuhi t\u00eb zez\u00eb: t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cNd\u00ebrmarrje e P\u00ebrbashk\u00ebt Kriminale\u201d.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga akuzat q\u00eb i kam d\u00ebgjuar nga kjo Prokurori n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, i kam d\u00ebgjuar edhe gjat\u00eb fushatave zgjedhore n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e dhimbshme q\u00eb kjo Prokurori p\u00ebrpiqet t\u2019i hedh\u00eb posht\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb NATO-s, SHBA-s\u00eb, Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe OKB-s\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb Gjykat\u00eb. T\u00eb atyre dhe njer\u00ebzve t\u00eb tyre q\u00eb ishin t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn bashk\u00eb me ne. Q\u00eb ishin syt\u00eb dhe vesh\u00ebt e Per\u00ebndimit nga Kosova.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb keq, kjo Prokurori pretendon se un\u00eb i paskam v\u00ebn\u00eb ata n\u00eb lajthitje gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs. Si duket, kjo Prokurori s\u00ebrish m\u00eb mbi\u00e7mon m\u00eb tep\u00ebr se q\u00eb e meritoj.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, lart\u00ebson deri n\u00eb qiell d\u00ebshmit\u00eb e fabrikuara nga epoka e regjimit t\u00eb Sllobodan Millosheviqit. K\u00ebshtu, ajo e injoroi edhe vet\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb,<\/p>\n<p>P\u00ebrkushtimi im p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe viktimat ishte i vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb Rambouillet, un\u00eb mb\u00ebshteta k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb Tribunali p\u00ebr ish Jugosllavin\u00eb t\u2019i hetoj\u00eb krimet e supozuara nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs, t\u00eb gjitha kompetencat p\u00ebr hetimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs ishin n\u00eb duar t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, Tribunalit p\u00ebr ish Jugosllavin\u00eb, UNMIK-ut dhe EULEX-it. Un\u00eb e mb\u00ebshteta pun\u00ebn e tyre.  Asnj\u00eb i akuzuar n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr krime lufte nuk \u00ebsht\u00eb arratisur. Dhe, madje, asnj\u00eb xham nuk \u00ebsht\u00eb thyer p\u00ebr t\u2019i kund\u00ebrshtuar proceset ligjore gjat\u00eb 25 vjet\u00ebve t\u00eb pasluft\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, kur un\u00eb isha Kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, u pajtova q\u00eb hetimet e pavarura p\u00ebr krime lufte t\u00eb mbesin n\u00eb duart e EULEX-it.<\/p>\n<p>Si President i Kosov\u00ebs, angazhova ekspert\u00eb eminent\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe vendor\u00eb, t\u00eb t\u00eb gjitha komuniteteve, p\u00ebr ta krijuar nj\u00eb forum t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale p\u00ebr viktimat: Komisionin p\u00ebr t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn dhe Pajtimin.<\/p>\n<p>Por, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se drejt\u00ebsia p\u00ebr viktimat nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet duke ndjekur t\u00eb pafajshmit. Pajtimi nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb me ndjekje selektive dhe nj\u00eb-etnike.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb,<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs sime, un\u00eb isha p\u00ebrkrah popullit, n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb, jet\u00ebs dhe dinjitetit. Gjithmon\u00eb duke u udh\u00ebhequr nga idealet per\u00ebndimore t\u00eb demokracis\u00eb, barazis\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij procesi, e kam vet\u00ebm nj\u00eb lutje p\u00ebr ju: q\u00eb vendimi juaj t\u00eb udh\u00ebhiqet nga Kushtetuta e Kosov\u00ebs, ligji, provat dhe drejt\u00ebsia. Dhe provat e paraqitura e b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se akuzat nuk q\u00ebndrojn\u00eb! Prandaj, i vetmi vendim i drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb pafaj\u00ebsia e plot\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarata p\u00ebrfundimtare e ish-presidentit Hashim Tha\u00e7i n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale n\u00eb Hag\u00eb. Hag\u00eb, 18 shkurt 2026, teksti i publikuar n\u00eb faqen \u201cFondacioni \u201cP\u00ebrkrahje p\u00ebr Mbrojtjen Juridike t\u00eb Hashim Tha\u00e7it\u201d. I nderuar Kryetar i Trupit Gjykues, z. Smith, T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb, Dje, n\u00eb Kosov\u00eb, u sh\u00ebnua 18-vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb 17 shkurt 2008, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":25964,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[215,213],"tags":[],"class_list":["post-25963","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-lajme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kosova ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se fati im personal - press7.tv<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kosova ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se fati im personal - press7.tv\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Deklarata p\u00ebrfundimtare e ish-presidentit Hashim Tha\u00e7i n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale n\u00eb Hag\u00eb. Hag\u00eb, 18 shkurt 2026, teksti i publikuar n\u00eb faqen \u201cFondacioni \u201cP\u00ebrkrahje p\u00ebr Mbrojtjen Juridike t\u00eb Hashim Tha\u00e7it\u201d. I nderuar Kryetar i Trupit Gjykues, z. Smith, T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb, Dje, n\u00eb Kosov\u00eb, u sh\u00ebnua 18-vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb 17 shkurt 2008, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-02-22T12:29:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/hashim-thaci.avif\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"802\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"469\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"gazetar2\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"gazetar2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963\"},\"author\":{\"name\":\"gazetar2\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\"},\"headline\":\"Kosova ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se fati im personal\",\"datePublished\":\"2026-02-22T12:29:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963\"},\"wordCount\":2612,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/hashim-thaci.avif\",\"articleSection\":[\"Kosov\u00eb\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963\",\"name\":\"Kosova ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se fati im personal - press7.tv\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/hashim-thaci.avif\",\"datePublished\":\"2026-02-22T12:29:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/hashim-thaci.avif\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/hashim-thaci.avif\",\"width\":802,\"height\":469},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.press7.tv\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kosova ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se fati im personal\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"description\":\"Media\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"width\":180,\"height\":37,\"caption\":\"News33.tv Media\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\",\"name\":\"gazetar2\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1775355119\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1775355119\",\"caption\":\"gazetar2\"},\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kosova ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se fati im personal - press7.tv","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kosova ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se fati im personal - press7.tv","og_description":"Deklarata p\u00ebrfundimtare e ish-presidentit Hashim Tha\u00e7i n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale n\u00eb Hag\u00eb. Hag\u00eb, 18 shkurt 2026, teksti i publikuar n\u00eb faqen \u201cFondacioni \u201cP\u00ebrkrahje p\u00ebr Mbrojtjen Juridike t\u00eb Hashim Tha\u00e7it\u201d. I nderuar Kryetar i Trupit Gjykues, z. Smith, T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb, Dje, n\u00eb Kosov\u00eb, u sh\u00ebnua 18-vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb 17 shkurt 2008, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963","og_site_name":"press7.tv","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv","article_published_time":"2026-02-22T12:29:19+00:00","og_image":[{"width":802,"height":469,"url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/hashim-thaci.avif","type":"image\/jpeg"}],"author":"gazetar2","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"gazetar2","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963"},"author":{"name":"gazetar2","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa"},"headline":"Kosova ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se fati im personal","datePublished":"2026-02-22T12:29:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963"},"wordCount":2612,"publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/hashim-thaci.avif","articleSection":["Kosov\u00eb","Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963","url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963","name":"Kosova ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se fati im personal - press7.tv","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/hashim-thaci.avif","datePublished":"2026-02-22T12:29:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963#primaryimage","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/hashim-thaci.avif","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/hashim-thaci.avif","width":802,"height":469},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25963#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.press7.tv\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kosova ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se fati im personal"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","name":"News33.tv Media","description":"Media","publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization","name":"News33.tv Media","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","width":180,"height":37,"caption":"News33.tv Media"},"image":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa","name":"gazetar2","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1775355119","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1775355119","caption":"gazetar2"},"url":"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8"}]}},"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25963","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25963"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25963\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25965,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25963\/revisions\/25965"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25964"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}