{"id":25269,"date":"2026-02-08T19:39:56","date_gmt":"2026-02-08T19:39:56","guid":{"rendered":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269"},"modified":"2026-02-08T19:39:56","modified_gmt":"2026-02-08T19:39:56","slug":"lufta-kujtesa-dhe-gazetaria-kosova-ne-narrativen-e-erich-rathfelderit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269","title":{"rendered":"Lufta, kujtesa dhe gazetaria: Kosova n\u00eb narrativ\u00ebn e Erich Rathfelderit"},"content":{"rendered":"\n    <div class=\"xs_social_share_widget xs_share_url before_content \t\tmain_content  wslu-style-2 wslu-share-box-shaped wslu-fill-colored wslu-share-m-5 wslu-none wslu-share-vertical wslu-theme-font-no wslu-main_content\">\n\n\t\t\n        <ul>\n\t\t\t        <\/ul>\n    <\/div> \n<p>Me librin e tij \u201cKosova. Historia e nj\u00eb konflikti\u201d, gazetari gjerman Erich Rathfelder ofron nj\u00eb tablo shum\u00ebdimensionale dhe jasht\u00ebzakonisht t\u00eb pasur t\u00eb p\u00ebrballjeve historike n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb me ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb historike, q\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb projektim t\u00eb identitetit kulturor dhe historik, si dhe simbol t\u00eb konflikteve etnike t\u00eb instrumentalizuara nga nacionalizma t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb prag t\u00eb Evrop\u00ebs. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb librit q\u00ebndron fati i njer\u00ebzve. Aktor\u00ebt kryesor\u00eb vendor\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb reflektojn\u00eb, shpesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autokritike, mbi zhvillimet politike dhe veprimet e tyre. Autori n\u00ebnvizon se heshtja dhe harresa jan\u00eb forma t\u00eb reja t\u00eb mohimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs<\/p>\n<p>Gazetari gjerman, Erich Rathfelder, ka mbi 30 vjet p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb raportimin nga Ballkani. Gjat\u00eb luft\u00ebrave n\u00eb ish-Jugosllavi, ka raportuar nga Sarajeva e rrethuar dhe m\u00eb pas vazhdimisht nga Kosova. I njohur si nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb mediat gjermane,  q\u00eb n\u00eb vitet \u201990 mb\u00ebshteti kauz\u00ebn e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, Rathfelder sjell n\u00eb librin \u201cErich Rathfelder: Kosova. Historia e nj\u00eb konflikti\u201d (\u201cArtini\u201d, Prishtin\u00eb, 2023) jo vet\u00ebm nj\u00eb kronologji t\u00eb ngjarjeve politike, por edhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb gazetari q\u00eb ka ndar\u00eb rreziqet dhe p\u00ebrjetimet me njer\u00ebzit n\u00eb terren. Ai ka qen\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb r\u00ebnies s\u00eb autonomis\u00eb, ka ndjekur nga af\u00ebr l\u00ebvizjen paq\u00ebsore t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs, ka takuar pjes\u00ebtar\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitet e para t\u00eb luft\u00ebs, ka p\u00ebrjetuar shp\u00ebrnguljet masive dhe ka qen\u00eb d\u00ebshmitar i nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s. Kjo p\u00ebrvoj\u00eb personale i jep rr\u00ebfimit t\u00eb tij nj\u00eb dimension t\u00eb preksh\u00ebm, t\u00eb af\u00ebrt dhe t\u00eb mbushur me detaje q\u00eb shpesh mungojn\u00eb n\u00eb analizat akademike.<\/p>\n<p>Tablo shum\u00ebdimensionale me fatin e njer\u00ebzve n\u00eb qend\u00ebr<\/p>\n<p>Libri, i shkruar me stil t\u00eb rrjedhsh\u00ebm dhe me njohuri t\u00eb thella, vjen pa fusnota apo bibliografi, por ofron nj\u00eb tablo shum\u00ebdimensionale dhe jasht\u00ebzakonisht t\u00eb pasur t\u00eb p\u00ebrballjeve historike n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb me ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb historike, q\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb projektim t\u00eb identitetit kulturor dhe historik, si dhe simbol t\u00eb konflikteve etnike t\u00eb instrumentalizuara nga nacionalizma t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb prag t\u00eb Evrop\u00ebs. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb librit q\u00ebndron fati i njer\u00ebzve. Aktor\u00ebt kryesor\u00eb vendor\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb reflektojn\u00eb, shpesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autokritike, mbi zhvillimet politike dhe veprimet e tyre. Autori n\u00ebnvizon se heshtja dhe harresa jan\u00eb forma t\u00eb reja t\u00eb mohimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Ai analizon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb informuar origjin\u00ebn e konfliktit, shpjegon q\u00ebndrimin e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb koh\u00ebs dhe rr\u00ebzon mitin se \u201cUshtria Popullore Jugosllave\u201d kishte synuar t\u00eb parandalonte shp\u00ebrb\u00ebrjen e vendit. P\u00ebrshkrimet e luftimeve n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb detajuara dhe t\u00eb sakta, t\u00eb p\u00ebrshtatshme sidomos p\u00ebr studiues dhe historian\u00eb.<\/p>\n<p>Denoncuesi i krimeve serbe, \u201cnon grata\u201d n\u00eb Serbi<\/p>\n<p>Rathfelder denoncoi krimet serbe, vizitoi vendet e masakrave dhe u rreshtua hapur p\u00ebrball\u00eb propagand\u00ebs zyrtare t\u00eb Beogradit, duke u shpallur persona non grata nga Serbia. Por kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1987, n\u00eb at\u00eb q\u00eb e quajti \u201cmjegullina e vjesht\u00ebs\u201d, ai udh\u00ebtoi nga qyteti jugor serb i Nishit drejt Prishtin\u00ebs, nj\u00eb qytet q\u00eb i dukej i zymt\u00eb, i heshtur dhe i rrethuar nga frika. Atje hasi fytyra t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruara, qytetar\u00eb t\u00eb shtypur n\u00ebn nj\u00eb regjim policor dhe t\u00eb braktisur nga shpresa. Si gazetar gjerman, ai ndjeu thell\u00eb diferenc\u00ebn midis Kosov\u00ebs dhe republikave t\u00eb tjera jugosllave \u2013 Kosova ishte n\u00ebn kontroll t\u00eb hekurt dhe n\u00ebn nj\u00eb regjim shtyp\u00ebs q\u00eb nuk fsheh asgj\u00eb nga natyra e tij. Libri i Rathfelderit p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb analiz\u00eb historike; \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb rr\u00ebfim personal, njer\u00ebzor dhe emocional. N\u00eb vitet \u201980 ai ka takuar figura ky\u00e7e si Ibrahim Rugov\u00ebn, Bujar Bukoshin dhe Shk\u00eblzen Maliqin. Pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs, ai mbajti q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb se Per\u00ebndimi duhej t\u00eb nd\u00ebrhynte masivisht, politikisht dhe, n\u00ebse duhej, edhe ushtarakisht.<\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar kryesisht nga skena t\u00eb shkurtra, q\u00eb i japin rr\u00ebfimit ngjashm\u00ebri me tonin e nj\u00eb \u201cfilmi rrugor\u201d (road movie). V\u00ebshtrime personale, reportazhe, biseda me viktima t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb d\u00ebbuar, si dhe intervista me vendimmarr\u00ebs politik\u00eb dhe ushtarak\u00eb p\u00ebrpunohen n\u00eb nj\u00eb tekst kryesisht kronologjik, i nd\u00ebrprer\u00eb her\u00eb pas here me ekskurse tematike. Megjith\u00ebse autori ka simpati p\u00ebr pal\u00ebn shqiptare, ai ruan nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb nevojsh\u00ebm, sidomos kur trajton rolin e U\u00c7K-s\u00eb edhe pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Libri ndahet n\u00eb kapituj tematik\u00eb q\u00eb mbulojn\u00eb fazat kryesore t\u00eb historis\u00eb moderne t\u00eb Kosov\u00ebs: ardhja e Millosheviqit n\u00eb pushtet, shfuqizimi i autonomis\u00eb, protesta e vitit 1989, sistemi paralel i shqiptar\u00ebve, lufta e armatosur 1998\u201399, nd\u00ebrhyrja e NATO-s, shp\u00ebrb\u00ebrja e Jugosllavis\u00eb, protektorati i OKB-s\u00eb, shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb dhe tensionet q\u00eb pasuan.<\/p>\n<p>Erich Rathfelder \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gazetar me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nga luft\u00ebrat n\u00eb ish-Jugosllavi, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kroaci dhe Bosnj\u00eb, por edhe me vizita t\u00eb shpeshta n\u00eb Kosov\u00eb. Ai ka krijuar nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb mbi jet\u00ebn n\u00eb periudh\u00ebn e \u201cshtetit paralel\u201d dhe rezistenc\u00ebn paq\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve kund\u00ebr represionit serb. Si d\u00ebshmitar i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i zhvillimeve n\u00eb terren, para dhe gjat\u00eb luft\u00ebs, ai p\u00ebrshkruan me holl\u00ebsi dinamikat q\u00eb form\u00ebsuan fatin politik t\u00eb Kosov\u00ebs. Vlera e librit t\u00eb tij q\u00ebndron n\u00eb tri shtylla kryesore: Autenticiteti gazetaresk: Rathfelder rr\u00ebfen at\u00eb q\u00eb ka par\u00eb me syt\u00eb e tij, at\u00eb q\u00eb ka d\u00ebgjuar nga aktor\u00ebt politik\u00eb dhe diplomat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, dhe at\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrjetuar n\u00eb rrug\u00ebt e Prishtin\u00ebs, n\u00eb fshatrat e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb zonat e luft\u00ebs. P\u00ebrmes k\u00ebtij rr\u00ebfimi, ai na ofron nj\u00eb burim t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr studiuesit, historian\u00ebt dhe lexuesit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb thell\u00ebsisht rrjedh\u00ebn e ngjarjeve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Analiza politike e paanshme: Autori nuk bie n\u00eb glorifikim t\u00eb figurave politike t\u00eb asnj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb. Ai ruan nj\u00eb distanc\u00eb kritike si ndaj nacionalizmit serb dhe Beogradit, ashtu edhe ndaj elitave t\u00eb pasluft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe aktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Rathfelder denoncon haptazi d\u00ebshtimet, kontradiktat dhe kompromiset e pashmangshme t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve vendor\u00eb dhe t\u00eb huaj. Komentet e tij p\u00ebr Planin e Ahtisaarit, p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb pajtimi t\u00eb brendsh\u00ebm dhe p\u00ebr defektet n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb po aq t\u00eb vlefshme sot sa edhe n\u00eb koh\u00ebn e shkrimit t\u00eb librit. Perspektiva evropiane dhe gjermane: Si gazetar q\u00eb ka ndikuar opinionin publik n\u00eb Gjermani, Rathfelder e vendos Kosov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb evropian. Ai analizon q\u00ebndrimet e partive politike gjermane, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb Aleanc\u00ebs 90\/T\u00eb Gjelb\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrball\u00eb realitetit t\u00eb spastrimit etnik hoq\u00ebn dor\u00eb nga pacifizmi fundamentalist dhe mb\u00ebshtet\u00ebn nd\u00ebrhyrjen e NATO-s.<\/p>\n<p>Kthimi i nd\u00ebrgjegjes morale evropiane.<\/p>\n<p>Sipas autorit, ky ishte nj\u00eb kthim i nd\u00ebrgjegjes morale evropiane, ve\u00e7an\u00ebrisht pas traum\u00ebs s\u00eb Srebrenic\u00ebs. Rathfelder ndalet edhe te anashkalimi i Kosov\u00ebs n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Dejtonit (1995), duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si momentin kur shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs u shtyn\u00eb drejt rezistenc\u00ebs s\u00eb armatosur. Ai p\u00ebrshkruan p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb krijuar kontakte me Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K), dhe me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e saj politik, Hashim Tha\u00e7in, q\u00eb n\u00eb vitin 1997. Ai dokumenton represionin brutal t\u00eb forcave serbe n\u00eb zona si Rahoveci, p\u00ebr t\u00eb cilin edhe u shpall person non grata dhe u d\u00ebbua nga Serbia. N\u00eb vijim, ai p\u00ebrshkruan rolin e tij si gazetar edhe nga Shqip\u00ebria, gjat\u00eb periudh\u00ebs kur dy organizatat rivale t\u00eb rezistenc\u00ebs, U\u00c7K dhe FARK, arrit\u00ebn m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb bashkoheshin n\u00eb prag t\u00eb ofensiv\u00ebs s\u00eb<\/p>\n<p>NATO-s. Rathfelder citon komandantin Agim \u00c7eku si nj\u00eb prej burimeve m\u00eb t\u00eb ndri\u00e7uara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb faz\u00eb ky\u00e7e t\u00eb luft\u00ebs dhe unifikimit t\u00eb forcave \u00e7lirimtare.<\/p>\n<p>Edhe si gazetar i gazet\u00ebs TAZ (\u201cDie Tageszeitung\u201d \u2013 Berlin), Erich Rathfelder kishte qen\u00eb nd\u00ebr z\u00ebrat q\u00eb k\u00ebrkonte hapur nd\u00ebrhyrjen e Gjermanis\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Kosov\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Kjo ndodhi n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb pushtet ishte koalicioni kuq-gjelb\u00ebr (SPD \u2013 T\u00eb Gjelbrit), me kancelarin Gerhard Schr\u00f6der dhe ministrin e Jasht\u00ebm Joschka Fischer. Ishte nj\u00eb moment kthese historike p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme gjermane: p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ushtria gjermane (Bundeswehr) po merrte pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje ushtarake.<\/p>\n<p>Ky zhvillim ishte befasues edhe p\u00ebr vet\u00eb aleat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, sepse Gjermania po hiqte dor\u00eb nga pacifizmi i saj tradicional, nj\u00eb shtyll\u00eb identitare q\u00eb kishte karakterizuar politik\u00ebn e saj t\u00eb jashtme p\u00ebr dekada. Por ndryshimi erdhi si p\u00ebrgjigje ndaj dhun\u00ebs ekstreme t\u00eb regjimit t\u00eb Beogradit, i cili nuk hezitonte t\u00eb p\u00ebrdorte spastrimin etnik dhe vrasjet masive si mjete p\u00ebr t\u00eb ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme p\u00ebrb\u00ebrjen demografike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, n\u00eb pushtet ishte nj\u00eb klas\u00eb politike q\u00eb dikur kishte kund\u00ebrshtuar fuqish\u00ebm nd\u00ebrhyrjet ushtarake t\u00eb NATO-s, por q\u00eb tashm\u00eb po u bashkohej aleat\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb parimit<\/p>\n<p>\u201cKurr\u00eb m\u00eb gjenocid\u201d p\u00ebr t\u00eb mos lejuar nj\u00eb Srebrenic\u00eb t\u00eb dyt\u00eb<\/p>\n<p>\u201cKurr\u00eb m\u00eb gjenocid\u201d, ishte nj\u00eb kthes\u00eb q\u00eb Rathfelder e p\u00ebrshkruan me mir\u00ebkuptim, si nj\u00eb reaksion moral dhe politik i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos lejuar nj\u00eb \u201cSrebrenic\u00eb t\u00eb dyt\u00eb\u201d n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo p\u00ebrfshirje gjermane n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr Rathfelderin dhe p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nuk ishte luft\u00eb p\u00ebr interes, por nj\u00eb nd\u00ebrhyrje p\u00ebr dinjitet njer\u00ebzor dhe drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Rathfelder trajton misionin e Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin v\u00ebren se, ndon\u00ebse arriti t\u00eb stabilizoj\u00eb situat\u00ebn dhe t\u00eb ndaloj\u00eb spiralen e dhun\u00ebs, nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb vendoste nj\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb drejt\u00eb. Ai shfaq skepticiz\u00ebm t\u00eb hapur ndaj Planit t\u00eb Ahtisaarit, duke theksuar se ky plan i b\u00ebri koncesione territoriale pal\u00ebs serbe, t\u00eb cilat, sipas tij, mund t\u00eb rrezikojn\u00eb funksionalitetin e shtetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Libri, i p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2008\/09, p\u00ebrmbyllet me Deklarat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por autori thekson se parashikimi i tij \u2013 se Serbia nuk do ta pranonte kurr\u00eb humbjen dhe do t\u00eb angazhohej vazhdimisht p\u00ebr ta korrigjuar at\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet presionit politik dhe diplomatik \u2013 \u00ebsht\u00eb konfirmuar sot n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Rathfelder \u00ebsht\u00eb gjithashtu kritik ndaj q\u00ebndrimit t\u00eb but\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara ndaj Beogradit, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb l\u00ebkundje t\u00eb rrezikshme n\u00eb raport me t\u00eb kaluar\u00ebn. Sipas tij, aktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u201cnuk duken m\u00eb aq t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u2019i kund\u00ebrshtuar p\u00ebrpjekjet e Beogradit p\u00ebr ta transformuar komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet brenda shtetit\u201d. Ai v\u00ebren me shqet\u00ebsim se, pavar\u00ebsisht se regjimi serb pengon dhe p\u00ebrndjek serb\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me institucionet e Kosov\u00ebs, Per\u00ebndimi vazhdon t\u00eb trajtoj\u00eb Beogradin si pal\u00eb legjitime, duke i injoruar faktet mbi terren.<\/p>\n<p>Ideologjia serbomadhe dhe histeria antishqiptare<\/p>\n<p>Panorama q\u00eb shtjellon Rathfelder n\u00eb librin e tij p\u00ebrfshin analiz\u00ebn e struktur\u00ebs s\u00eb shtetit jugosllav, p\u00ebrfshirjen e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ekonomi dhe shoq\u00ebri, si dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si ata perceptoheshin nga grupet sllave dhe elitat drejtuese t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Ai kund\u00ebrshton pretendimet e nacionalist\u00ebve, si serb\u00eb ashtu edhe shqiptar\u00eb, q\u00eb e akuzojn\u00eb pal\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr d\u00ebbim t\u00eb organizuar dhe sistematik, duke i shqyrtuar k\u00ebto narrativa p\u00ebrmes shembujve konkret\u00eb historik\u00eb dhe duke i \u00e7montuar me kujdes.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Rathfelder dekonstrukton edhe mitin serb t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilin e krahason me legjend\u00ebn gjermane t\u00eb Nibelung\u00ebve. Por, ndryshe nga ky epos mitologjik, ai v\u00ebren se miti i Kosov\u00ebs ka sh\u00ebrbyer si instrument politik p\u00ebr t\u00eb justifikuar pretendime territoriale dhe nxitje t\u00eb konflikteve, ve\u00e7an\u00ebrisht kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Nd\u00ebrsa legjenda e Nibelung\u00ebve nuk p\u00ebrmban motive t\u00eb till\u00eb ekspansionist\u00eb apo urrejtje etnike, miti i Kosov\u00ebs, n\u00eb versionin e tij t\u00eb instrumentalizuar nga elitat serbe, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb legjitimuar dhun\u00ebn dhe projektin e nj\u00eb Serbie t\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Rathfelder e v\u00eb k\u00ebt\u00eb abuzim politik t\u00eb betej\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb paraleliz\u00ebm t\u00eb qart\u00eb me instrumentalizimin e mitologjis\u00eb nga regjimi nazist, duke e konsideruar si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb propagande nacionaliste q\u00eb krijon armiq t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm p\u00ebr t\u00eb justifikuar dhun\u00ebn, represionin dhe luft\u00ebn. P\u00ebrmes k\u00ebsaj analize, ai i \u00e7monton themelet mitologjike t\u00eb ideologjis\u00eb serbomadhe dhe zb\u00ebrthen mekanizmat e saj legjitimues, duke ofruar nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ndri\u00e7imin kritik t\u00eb historis\u00eb dhe kujtes\u00ebs kolektive n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Vijon n\u00eb numrin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Shtojc\u00ebs p\u00ebr kultur\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me librin e tij \u201cKosova. Historia e nj\u00eb konflikti\u201d, gazetari gjerman Erich Rathfelder ofron nj\u00eb tablo shum\u00ebdimensionale dhe jasht\u00ebzakonisht t\u00eb pasur t\u00eb p\u00ebrballjeve historike n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb me ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb historike, q\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb projektim t\u00eb identitetit kulturor dhe historik, si dhe simbol t\u00eb konflikteve etnike t\u00eb instrumentalizuara nga nacionalizma [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":25270,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[215,213],"tags":[],"class_list":["post-25269","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-lajme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Lufta, kujtesa dhe gazetaria: Kosova n\u00eb narrativ\u00ebn e Erich Rathfelderit - press7.tv<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Lufta, kujtesa dhe gazetaria: Kosova n\u00eb narrativ\u00ebn e Erich Rathfelderit - press7.tv\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Me librin e tij \u201cKosova. Historia e nj\u00eb konflikti\u201d, gazetari gjerman Erich Rathfelder ofron nj\u00eb tablo shum\u00ebdimensionale dhe jasht\u00ebzakonisht t\u00eb pasur t\u00eb p\u00ebrballjeve historike n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb me ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb historike, q\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb projektim t\u00eb identitetit kulturor dhe historik, si dhe simbol t\u00eb konflikteve etnike t\u00eb instrumentalizuara nga nacionalizma [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-02-08T19:39:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_6327.avif\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"870\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"gazetar2\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"gazetar2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269\"},\"author\":{\"name\":\"gazetar2\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\"},\"headline\":\"Lufta, kujtesa dhe gazetaria: Kosova n\u00eb narrativ\u00ebn e Erich Rathfelderit\",\"datePublished\":\"2026-02-08T19:39:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269\"},\"wordCount\":2299,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_6327.avif\",\"articleSection\":[\"Kosov\u00eb\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269\",\"name\":\"Lufta, kujtesa dhe gazetaria: Kosova n\u00eb narrativ\u00ebn e Erich Rathfelderit - press7.tv\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_6327.avif\",\"datePublished\":\"2026-02-08T19:39:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_6327.avif\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_6327.avif\",\"width\":1360,\"height\":870},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.press7.tv\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Lufta, kujtesa dhe gazetaria: Kosova n\u00eb narrativ\u00ebn e Erich Rathfelderit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"description\":\"Media\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"width\":180,\"height\":37,\"caption\":\"News33.tv Media\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\",\"name\":\"gazetar2\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778379237\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778379237\",\"caption\":\"gazetar2\"},\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Lufta, kujtesa dhe gazetaria: Kosova n\u00eb narrativ\u00ebn e Erich Rathfelderit - press7.tv","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Lufta, kujtesa dhe gazetaria: Kosova n\u00eb narrativ\u00ebn e Erich Rathfelderit - press7.tv","og_description":"Me librin e tij \u201cKosova. Historia e nj\u00eb konflikti\u201d, gazetari gjerman Erich Rathfelder ofron nj\u00eb tablo shum\u00ebdimensionale dhe jasht\u00ebzakonisht t\u00eb pasur t\u00eb p\u00ebrballjeve historike n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb me ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb historike, q\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb projektim t\u00eb identitetit kulturor dhe historik, si dhe simbol t\u00eb konflikteve etnike t\u00eb instrumentalizuara nga nacionalizma [&hellip;]","og_url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269","og_site_name":"press7.tv","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv","article_published_time":"2026-02-08T19:39:56+00:00","og_image":[{"width":1360,"height":870,"url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_6327.avif","type":"image\/webp"}],"author":"gazetar2","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"gazetar2","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269"},"author":{"name":"gazetar2","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa"},"headline":"Lufta, kujtesa dhe gazetaria: Kosova n\u00eb narrativ\u00ebn e Erich Rathfelderit","datePublished":"2026-02-08T19:39:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269"},"wordCount":2299,"publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_6327.avif","articleSection":["Kosov\u00eb","Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269","url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269","name":"Lufta, kujtesa dhe gazetaria: Kosova n\u00eb narrativ\u00ebn e Erich Rathfelderit - press7.tv","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_6327.avif","datePublished":"2026-02-08T19:39:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269#primaryimage","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_6327.avif","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_6327.avif","width":1360,"height":870},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=25269#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.press7.tv\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Lufta, kujtesa dhe gazetaria: Kosova n\u00eb narrativ\u00ebn e Erich Rathfelderit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","name":"News33.tv Media","description":"Media","publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization","name":"News33.tv Media","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","width":180,"height":37,"caption":"News33.tv Media"},"image":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa","name":"gazetar2","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778379237","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1778379237","caption":"gazetar2"},"url":"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8"}]}},"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25269","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25269"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25269\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25271,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25269\/revisions\/25271"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25270"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25269"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25269"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}