{"id":20384,"date":"2025-06-18T21:16:30","date_gmt":"2025-06-18T21:16:30","guid":{"rendered":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384"},"modified":"2025-06-18T21:16:30","modified_gmt":"2025-06-18T21:16:30","slug":"kupchan-pas-deshtimeve-globale-trump-mund-tu-kthehet-kosoves-dhe-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384","title":{"rendered":"Kupchan: Pas d\u00ebshtimeve globale, Trump mund t\u2019u kthehet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb"},"content":{"rendered":"\n    <div class=\"xs_social_share_widget xs_share_url before_content \t\tmain_content  wslu-style-2 wslu-share-box-shaped wslu-fill-colored wslu-share-m-5 wslu-none wslu-share-vertical wslu-theme-font-no wslu-main_content\">\n\n\t\t\n        <ul>\n\t\t\t        <\/ul>\n    <\/div> \n<p>Charles Kupchan, nga K\u00ebshilli p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb n\u00eb SHBA, thot\u00eb se deklarata e fundit e presidentit amerikan, Donald Trump, p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb, duhet par\u00eb n\u00eb kontekstin e nj\u00eb lideri q\u00eb po p\u00ebrpiqet ta rikthej\u00eb v\u00ebmendjen e opinionit publik mbi rolin e tij si \u201cnegociator i shk\u00eblqyer\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, premtimet e Trumpit p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb dhe konfliktit n\u00eb Lindjen e Mesme, nuk jan\u00eb pasqyruar n\u00eb realitet, pasi luft\u00ebrat vazhdojn\u00eb me intensitet dhe aktor\u00ebt kryesor\u00eb nuk tregojn\u00eb shenja gatishm\u00ebrie p\u00ebr kompromis.<\/p>\n<p>\u201cTh\u00ebn\u00eb kjo, meq\u00eb nuk po arrin shum\u00eb rezultate n\u00eb Lindjen e Mesme dhe n\u00eb diplomacin\u00eb me Ukrain\u00ebn dhe Rusin\u00eb, ai mund ta kthej\u00eb v\u00ebmendjen nga Kosova dhe Serbia dhe t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb arrij\u00eb ndonj\u00eb fitore\u201d, thot\u00eb Kupchan n\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kupchan: Trump mund t\u00eb rikthehet n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi p\u00ebr nj\u00eb fitore t\u00eb leht\u00eb<\/p>\n<p>Kupchan, ish-drejtor i \u00e7\u00ebshtjeve evropiane n\u00eb K\u00ebshillin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb SHBA-s\u00eb, thot\u00eb po ashtu se kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, \u201cmund ta ket\u00eb tepruar me p\u00ebrdorimin e kart\u00ebs nacionaliste\u201d.<\/p>\n<p>Ai i sugjeron nj\u00eb qasje m\u00eb pragmatike, q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb, do ta ndihmonte Kosov\u00ebn t\u2019i avanconte interesat e saj.<\/p>\n<p>Presidenti Trump tha s\u00eb voni se ai ka ndaluar nj\u00eb luft\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb presidencial dhe ka premtuar se \u201cdo ta rregulloj\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00ebrish\u201d. Sipas jush, sa e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo deklarat\u00eb dhe \u00e7far\u00eb ndikimi kishin p\u00ebrpjekjet diplomatike t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb vitin 2020 n\u00eb terren?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: Mendoj se postimin e Trumpit duhet par\u00eb n\u00eb kontekstin e nj\u00eb presidenti q\u00eb ndien se pretendimet e tij se \u00ebsht\u00eb negociator i shk\u00eblqyer, po vihen n\u00eb dyshim.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se do t\u2019i jap\u00eb fund luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb p\u00ebr 24 or\u00eb dhe se do ta ndal\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Lindjen e Mesme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lufta n\u00eb Ukrain\u00eb vazhdon me intensitet, [presidenti rus, Vladimir] Putin nuk jep asnj\u00eb shenj\u00eb se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb negocioj\u00eb me mir\u00ebbesim, nd\u00ebrsa Izraeli jo vet\u00ebm q\u00eb vazhdon luft\u00ebn kund\u00ebr Hamasit n\u00eb Gaz\u00eb, por ka hapur edhe nj\u00eb front t\u00eb ri me Iranin.<\/p>\n<p>Ndaj, mendoj se Trump po p\u00ebrpiqej t\u00eb rikujtonte opinionin publik p\u00ebr arritjet e tij t\u00eb m\u00ebparshme. Por, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ku p\u00ebrmendi Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb, ai, kryesisht, i ngat\u00ebrroi faktet, sepse Kosova dhe Serbia nuk ishin n\u00eb luft\u00eb \u2013 ato nuk ishin n\u00eb luft\u00eb q\u00eb nga viti 1999.<\/p>\n<p>A pati sukses administrata Trump, me [t\u00eb d\u00ebrguarin p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Richard] Grenell, n\u00eb avancimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr bashk\u00ebpunim ekonomik mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb? Po. A arrit\u00ebn ata t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb Kosova t\u00eb krijoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me Izraelin? Po.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme. Por, ideja se Trump \u2013 n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre \u2013 ka shmangur ose i ka dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs, \u00ebsht\u00eb thjesht e pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova dhe Serbia \u2013 \u201cm\u00eb t\u00eb menaxhueshme\u201d<\/p>\n<p>Marr\u00eb parasysh at\u00eb q\u00eb sapo that\u00eb edhe ju \u2013 se Trump, deri m\u00eb tani, nuk ka arritur ndonj\u00eb sukses n\u00eb zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrain\u00eb dhe tani p\u00ebrballet edhe me tensione midis Izraelit dhe Iranit \u2013 a shihni ndonj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ai t\u00eb kthehet te procesi Kosov\u00eb-Serbi, si nj\u00eb fush\u00eb m\u00eb e menaxhueshme e politik\u00ebs s\u00eb jashtme?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: Po, mendoj se kjo nuk p\u00ebrjashtohet fare. Trump, tani, ka shum\u00eb pun\u00eb. Ka luft\u00ebn e madhe n\u00eb Ukrain\u00eb, luft\u00ebn e madhe n\u00eb Lindjen e Mesme, ka 17 apo 18 pal\u00eb negociata t\u00eb ndryshme p\u00ebr tarifa dhe tregti q\u00eb vazhdojn\u00eb, dhe situata e tij politike brenda vendit \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrlikuar, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e imigracionit dhe d\u00ebbimeve.<\/p>\n<p>Kemi par\u00eb, po ashtu, dhun\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Los Anxhelosit dhe sulme ndaj ligjv\u00ebn\u00ebsve n\u00eb Minesot\u00eb. Ndaj, nuk mendoj se Trump apo ekipi i tij kan\u00eb shum\u00eb kapacitete tani p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb kjo, meq\u00eb nuk po arrin shum\u00eb rezultate n\u00eb Lindjen e Mesme dhe n\u00eb diplomacin\u00eb me Ukrain\u00ebn dhe Rusin\u00eb, ai mund ta kthej\u00eb v\u00ebmendjen nga Kosova dhe Serbia dhe t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb arrij\u00eb ndonj\u00eb fitore.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb momenti i duhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Me gjas\u00eb jo. Sepse situata politike \u00ebsht\u00eb e paq\u00ebndrueshme si n\u00eb Beograd, ashtu edhe n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Tani p\u00ebr tani, askush nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozicion p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kompromise t\u00eb v\u00ebshtira, por mendoj se n\u00eb koh\u00ebn e duhur, Trump mund t\u00eb rikthehet p\u00ebr t\u00eb negociuar nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe p\u00ebr t\u2019i nxitur Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn q\u00eb t\u00eb ecin p\u00ebrpara me marr\u00ebveshjen q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoi Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Si do t\u00eb dukej riangazhimi i tij n\u00eb mosmarr\u00ebveshjen mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: Riangazhimi [do t\u00eb pasqyrohej] me em\u00ebrimin e Richard Grenellit apo ndonj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi tjet\u00ebr special, i cili ose e cila do t\u2019i shp\u00ebrvilte m\u00ebng\u00ebt dhe do t\u00eb shkonte n\u00eb rajon, do t\u00eb takohej me udh\u00ebheq\u00ebsit atje dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u2019i shtynte t\u00eb dyja vendet n\u00eb drejtim t\u00eb zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes [drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve].<\/p>\n<p>Viteve t\u00eb fundit, zbatimi ka ngecur thuajse plot\u00ebsisht. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, mendoj se do t\u00eb nevojitet nj\u00eb angazhim i ri nga SHBA-ja dhe presion i ri nga SHBA-ja, n\u00eb bashk\u00ebpunim me BE-n\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rifilluar dialogun.<\/p>\n<p>\u201cKurti mund ta ket\u00eb tepruar me kart\u00ebn nacionaliste\u201d<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur deklarat\u00ebs s\u00eb Trumpit duke th\u00ebn\u00eb se normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve \u00ebsht\u00eb i mundur, por vet\u00ebm n\u00ebse SHBA-ja dhe t\u00eb tjer\u00ebt e rrisin presionin mbi Serbin\u00eb p\u00ebr t\u2019i zbatuar marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb vitin 2023. A mendoni se Uashingtoni duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb qasjen e tij dhe t\u00eb ushtroj\u00eb presion m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi Beogradin?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: Mendoj se SHBA-ja dhe BE-ja duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb presion ndaj t\u00eb dyja pal\u00ebve. Nj\u00eb nga zhvillimet m\u00eb pak pozitive p\u00ebr Kosov\u00ebn gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, sipas mendimit tim, \u00ebsht\u00eb se kryeministri Kurti mund ta ket\u00eb tepruar me p\u00ebrdorimin e kart\u00ebs nacionaliste. Ai ka nd\u00ebrmarr\u00eb disa hapa [p\u00ebr shtrirjen e autoritetit] n\u00eb veri, ka hezituar t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr krijimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, ka b\u00ebr\u00eb edhe veprime t\u00eb tjera q\u00eb, n\u00eb disa aspekte, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb Prishtina t\u00eb duket si problemi, e jo Beogradi.<\/p>\n<p>Prandaj, kemi par\u00eb sanksione nga Bashkimi Evropian dhe kritika t\u00eb forta nga Uashingtoni gjat\u00eb administrat\u00ebs Biden.<\/p>\n<p>Mendoj se dialogu \u00ebsht\u00eb n\u00eb ng\u00ebr\u00e7 dhe do t\u00eb nevojitet presion i konsideruesh\u00ebm mbi t\u00eb dyja pal\u00ebt p\u00ebr ta shtyr\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Kurti m\u00eb par\u00eb ka paraqitur tri k\u00ebrkesa p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve: dor\u00ebzimin e Millan Radoi\u00e7iqit nga Serbia, n\u00ebnshkrimin formal t\u00eb Marr\u00ebveshjes Baz\u00eb me Aneksin e Zbatimit, dhe t\u00ebrheqjen e letr\u00ebs s\u00eb dhjetorit 2023 q\u00eb refuzonte integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs. Sa realiste dhe efektive i konsideroni k\u00ebto k\u00ebrkesa?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: Mendoj se dialogu duhet t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb faza, hap pas hapi. BE-ja veproi drejt kur nd\u00ebrmjet\u00ebsoi marr\u00ebveshjen pa k\u00ebrkuar menj\u00ebher\u00eb q\u00eb Serbia ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Mendoj se e dim\u00eb q\u00eb, n\u00eb fund, kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me njohjen e Kosov\u00ebs si shtet i pavarur nga Serbia, por, paraprakisht, secila pal\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebj\u00eb hapat e nevojsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb treguar vullnet t\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes tyre.<\/p>\n<p>Qeveria e Serbis\u00eb e di se, n\u00eb fund, nuk do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian pa e njohur Kosov\u00ebn. Prandaj, \u00e7\u00ebshtja tani \u00ebsht\u00eb se si t\u00eb krijohet nj\u00eb terren i ri politik, q\u00eb u jep udh\u00ebheq\u00ebsve n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Beograd guximin dhe mb\u00ebshtetjen e nevojshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb v\u00ebshtira \u2013 edhe n\u00ebse ato nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00eblqyera n\u00eb opinionin publik.<\/p>\n<p>Kurti, po ashtu, ka th\u00ebn\u00eb se SHBA-ja mbetet \u201cpartnere e paz\u00ebvend\u00ebsueshme\u201d e Kosov\u00ebs n\u00eb mbrojtje, diplomaci dhe zhvillim. Mendoni se Kosova mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb p\u00ebrkrahjen e fuqishme amerikane, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur po ndodhin ripozicionime globale dhe politika e jashtme e Trumpit \u00ebsht\u00eb m\u00eb transaksionale?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: N\u00eb Shtetet e Bashkuara ekziston nj\u00eb mir\u00ebbesim i madh ndaj Kosov\u00ebs, q\u00eb nga nd\u00ebrhyrja e NATO-s n\u00eb vitin 1999 dhe p\u00ebrpjekjet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb prej at\u00ebher\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar Kosov\u00ebn t\u00eb zhvillohet si nj\u00eb demokraci e suksesshme.<\/p>\n<p>A mendoj se gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb Trumpit do t\u00eb shohim m\u00eb pak fokus tek Evropa dhe m\u00eb shum\u00eb tek Indo-Paq\u00ebsori? Po, ka shum\u00eb gjasa. Mendoj se Trump e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se d\u00ebshiron q\u00eb Evropa t\u00eb shpenzoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mbrojtjen dhe t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr zgjidhjen e sfidave n\u00eb fqinj\u00ebsin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>A pres q\u00eb Trump t\u00eb t\u00ebrhiqet krejt\u00ebsisht nga Evropa? A mendoj se pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb trupa amerikane n\u00eb Evrop\u00eb? Jo, nuk e besoj. Mendoj se ajo q\u00eb do t\u00eb shohim, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb riekuilibrim i pranis\u00eb, por jo t\u00ebrheqje.<\/p>\n<p>Dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, mendoj se Kosova duhet t\u00eb pres\u00eb politika t\u00eb mira dhe nj\u00eb angazhim pozitiv nga Uashingtoni. Ndaj, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb kryeministrit Kurti q\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb politika m\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr procesin e dialogut.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshja e Ohrit \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb \u2013 duhen kompromise\u201d<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh p\u00ebrvoj\u00ebn tuaj t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet evropiane, si do t\u00eb dukej nj\u00eb plan real p\u00ebr normalizimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: Mendoj se Marr\u00ebveshja e Ohrit, e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja, \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb. Tani, sipas mendimit tim, m\u00eb shum\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zbatimin, sesa p\u00ebr drejtimin q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb procesi m\u00eb tej.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kur shikoni konflikte t\u00eb zgjatura si ky, ku t\u00eb dyja pal\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ngulitura n\u00eb pozicionet e tyre, rruga p\u00ebrpara \u00ebsht\u00eb me hapa t\u00eb vegj\u00ebl e gradual\u00eb, q\u00eb tregojn\u00eb vullnet t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Secila pal\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb kompromise dhe l\u00ebshime q\u00eb i japin sinjal pal\u00ebs tjet\u00ebr se d\u00ebshiron t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb dhe t\u00eb avancoj\u00eb drejt kthimit t\u00eb armiqve n\u00eb miq.<\/p>\n<p>Prandaj, mendoj se hapi i ardhsh\u00ebm duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb plan pune t\u00eb detajuar me hapa konkret\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kosova? \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb Serbia? Kur do ta b\u00ebjn\u00eb? Cil\u00ebt jan\u00eb hapat q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerren p\u00ebr ta \u00e7uar Prishtin\u00ebn dhe Beogradin drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, e cila n\u00eb fund do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe njohjen e Kosov\u00ebs si shtet i pavarur\u2026<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb SHBA-ja p\u00ebr t\u2019i rikthyer pal\u00ebt n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: N\u00ebn nj\u00eb, SHBA-ja duhet t\u00eb shfaqet. Duhet t\u00eb angazhohet. Duhet q\u00eb diplomat\u00ebt e saj n\u00eb rajon t\u00eb jen\u00eb aktiv\u00eb dhe t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00ebn dy, mendoj se duhet nj\u00eb kombinim i duhur i \u2018karotave dhe shkopinjve\u2019. Shkopinj p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb: n\u00ebse vonoheni me veprime, n\u00ebse b\u00ebni gj\u00ebra provokuese, at\u00ebher\u00eb do ta paguani \u00e7mimin. Karota p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb se drita n\u00eb fund t\u00eb tunelit ndri\u00e7on fuqish\u00ebm, dhe ajo drit\u00eb tregon se n\u00ebse merrni vendime t\u00eb v\u00ebshtira dhe b\u00ebni kompromiset e nevojshme, do t\u00eb p\u00ebrfundoni plot\u00ebsisht t\u00eb integruar n\u00eb institucionet evropiane dhe atlantike.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb pyetje, edhe pse p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brendshme\u2026 Kosova nuk i ka formuar ende institucionet e saj q\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb shkurtit. \u00c7far\u00eb k\u00ebshille do t\u2019u jepnit politikan\u00ebve kosovar\u00eb?<\/p>\n<p>Charles Kupchan: Nga sa kuptoj un\u00eb, pengesa kryesore tani ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kryetarin e Kuvendit, me nj\u00eb person t\u00eb caktuar. Edhe pse Kuvendi \u00ebsht\u00eb mbledhur disa dhjet\u00ebra her\u00eb, ai nuk ka arritur t\u00eb marr\u00eb vendim. Dhe, e dini, p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsi i posa\u00e7\u00ebm i demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb kompromisi, \u00ebsht\u00eb dialogu \u2013 \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e b\u00ebn demokracin\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj, do t\u00eb inkurajoja Kurtin dhe aleat\u00ebt e tij politik\u00eb, si dhe opozit\u00ebn, q\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb se nuk mund t\u00eb vazhdojn\u00eb pa qeveri, sepse situata \u00ebsht\u00eb serioze. T\u00eb ulen s\u00eb bashku dhe t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb kompromis p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb rifilluar pun\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Charles Kupchan, nga K\u00ebshilli p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb n\u00eb SHBA, thot\u00eb se deklarata e fundit e presidentit amerikan, Donald Trump, p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb, duhet par\u00eb n\u00eb kontekstin e nj\u00eb lideri q\u00eb po p\u00ebrpiqet ta rikthej\u00eb v\u00ebmendjen e opinionit publik mbi rolin e tij si \u201cnegociator i shk\u00eblqyer\u201d. Sipas tij, premtimet e Trumpit p\u00ebr t\u2019i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":20385,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[217,213],"tags":[],"class_list":["post-20384","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","category-lajme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kupchan: Pas d\u00ebshtimeve globale, Trump mund t\u2019u kthehet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb - press7.tv<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kupchan: Pas d\u00ebshtimeve globale, Trump mund t\u2019u kthehet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb - press7.tv\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Charles Kupchan, nga K\u00ebshilli p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb n\u00eb SHBA, thot\u00eb se deklarata e fundit e presidentit amerikan, Donald Trump, p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb, duhet par\u00eb n\u00eb kontekstin e nj\u00eb lideri q\u00eb po p\u00ebrpiqet ta rikthej\u00eb v\u00ebmendjen e opinionit publik mbi rolin e tij si \u201cnegociator i shk\u00eblqyer\u201d. Sipas tij, premtimet e Trumpit p\u00ebr t\u2019i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-06-18T21:16:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_5376.avif\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"850\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"474\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"gazetar2\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"gazetar2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384\"},\"author\":{\"name\":\"gazetar2\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\"},\"headline\":\"Kupchan: Pas d\u00ebshtimeve globale, Trump mund t\u2019u kthehet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\",\"datePublished\":\"2025-06-18T21:16:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384\"},\"wordCount\":2197,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_5376.avif\",\"articleSection\":[\"Bot\u00eb\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384\",\"name\":\"Kupchan: Pas d\u00ebshtimeve globale, Trump mund t\u2019u kthehet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb - press7.tv\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_5376.avif\",\"datePublished\":\"2025-06-18T21:16:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_5376.avif\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_5376.avif\",\"width\":850,\"height\":474},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.press7.tv\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kupchan: Pas d\u00ebshtimeve globale, Trump mund t\u2019u kthehet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"description\":\"Media\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"width\":180,\"height\":37,\"caption\":\"News33.tv Media\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\",\"name\":\"gazetar2\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1777774395\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1777774395\",\"caption\":\"gazetar2\"},\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kupchan: Pas d\u00ebshtimeve globale, Trump mund t\u2019u kthehet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb - press7.tv","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kupchan: Pas d\u00ebshtimeve globale, Trump mund t\u2019u kthehet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb - press7.tv","og_description":"Charles Kupchan, nga K\u00ebshilli p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb n\u00eb SHBA, thot\u00eb se deklarata e fundit e presidentit amerikan, Donald Trump, p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb, duhet par\u00eb n\u00eb kontekstin e nj\u00eb lideri q\u00eb po p\u00ebrpiqet ta rikthej\u00eb v\u00ebmendjen e opinionit publik mbi rolin e tij si \u201cnegociator i shk\u00eblqyer\u201d. Sipas tij, premtimet e Trumpit p\u00ebr t\u2019i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384","og_site_name":"press7.tv","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv","article_published_time":"2025-06-18T21:16:30+00:00","og_image":[{"width":850,"height":474,"url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_5376.avif","type":"image\/jpeg"}],"author":"gazetar2","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"gazetar2","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384"},"author":{"name":"gazetar2","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa"},"headline":"Kupchan: Pas d\u00ebshtimeve globale, Trump mund t\u2019u kthehet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb","datePublished":"2025-06-18T21:16:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384"},"wordCount":2197,"publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_5376.avif","articleSection":["Bot\u00eb","Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384","url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384","name":"Kupchan: Pas d\u00ebshtimeve globale, Trump mund t\u2019u kthehet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb - press7.tv","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_5376.avif","datePublished":"2025-06-18T21:16:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384#primaryimage","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_5376.avif","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_5376.avif","width":850,"height":474},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=20384#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.press7.tv\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kupchan: Pas d\u00ebshtimeve globale, Trump mund t\u2019u kthehet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","name":"News33.tv Media","description":"Media","publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization","name":"News33.tv Media","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","width":180,"height":37,"caption":"News33.tv Media"},"image":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa","name":"gazetar2","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1777774395","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1777774395","caption":"gazetar2"},"url":"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8"}]}},"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20384","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20384"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20384\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20386,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20384\/revisions\/20386"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20385"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20384"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20384"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20384"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}