{"id":19905,"date":"2025-06-01T13:13:32","date_gmt":"2025-06-01T13:13:32","guid":{"rendered":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905"},"modified":"2025-06-01T13:13:32","modified_gmt":"2025-06-01T13:13:32","slug":"pse-vatikani-nuk-e-njeh-shtetin-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905","title":{"rendered":"Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosov\u00ebs?"},"content":{"rendered":"\n    <div class=\"xs_social_share_widget xs_share_url before_content \t\tmain_content  wslu-style-2 wslu-share-box-shaped wslu-fill-colored wslu-share-m-5 wslu-none wslu-share-vertical wslu-theme-font-no wslu-main_content\">\n\n\t\t\n        <ul>\n\t\t\t        <\/ul>\n    <\/div> \n<p>Em\u00ebrimi i Luigji Biankos si nunc apostolik n\u00eb Slloveni dhe delegat apostolik p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb pritur me g\u00ebzim nga Dioqeza Prizren \u2013 Prishtin\u00eb, thon\u00eb nga Ipeshkvia e Kosov\u00ebs. Ky em\u00ebrim u b\u00eb nga Papa Leoni XIV, m\u00eb 20 maj, vet\u00ebm 12 dit\u00eb pasi ai mori timonin e Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb Vatikan, pas vdekjes s\u00eb Papa Fran\u00e7eskut, m\u00eb 25 prill t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Don Shan Zefi, vikar i Ipeshkvis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, thot\u00eb se em\u00ebrimi i delegatit t\u00eb ri apostolik p\u00ebr Kosov\u00ebn ndodhi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr nga papa i ri dhe se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal i mir\u00eb p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>\u201c\u2026sepse edhe ky pap\u00eb, qysh n\u00eb fillimin e pontifikatit t\u00eb tij, p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. Prandaj edhe e ka em\u00ebruar k\u00ebt\u00eb delegat p\u00ebr Kosov\u00ebn, q\u00eb e ka selin\u00eb n\u00eb Lubjan\u00eb\u201d, thot\u00eb Don Shan Zefi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Por, roli i Luigji Biankos nuk do t\u00eb jet\u00eb krejt\u00ebsisht i nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb Slloveni dhe Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nunc apostolik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi diplomatik m\u00eb i lart\u00eb i Vatikanit n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb caktuar \u2013 ngjash\u00ebm me ambasador\u00ebt e shteteve t\u00eb tjera, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i Pap\u00ebs pran\u00eb kish\u00ebs katolike lokale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sipas sqarimeve q\u00eb m\u00eb her\u00ebt ka dh\u00ebn\u00eb Vatikani, misioni i nj\u00eb delegati apostolik \u201cnuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb natyre diplomatike, por i p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate nevojat baritore t\u00eb besimtar\u00ebve katolik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Vatikani, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, em\u00ebroi delegat apostolik p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2011. Ai u em\u00ebrua nga Papa Benedikti XVI.<\/p>\n<p>Arsyeja pse Vatikani nuk em\u00ebron nunc p\u00ebr Kosov\u00ebn, por vet\u00ebm delegat apostolik, \u00ebsht\u00eb sepse Selia e Shenjt\u00eb ende nuk e ka njohur formalisht Kosov\u00ebn si shtet.<\/p>\n<p>Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb m\u00eb 17 shkurt t\u00eb vitit 2008 dhe, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, vendin e kan\u00eb njohur deri m\u00eb tash 119 shtete.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim lidhur me shqyrtimin e mundsh\u00ebm t\u00eb njohjes formale t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar pengesat apo konsideratat kryesore q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij artikulli, nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Mosnjohja komplekse e Kosov\u00ebs nga Vatikani<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e mosnjohjes s\u00eb Kosov\u00ebs nga Selia e Shenjt\u00eb shihet si \u00e7\u00ebshtje komplekse nga diplomat\u00eb dhe ish-diplomat\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe nga Ipeshkvia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Vehbi Miftari, shefi i Misionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb, thot\u00eb se raportet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Vatikanit kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re dhe dinamike.<\/p>\n<p>Sipas tij, intensifikimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve politike, dekretimi i Misionit t\u00eb P\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Vatikan (n\u00eb vitin 2023), thellimi i raporteve kulturore dhe angazhimi i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr promovimin e vlerave kulturore dhe t\u00eb lirive njer\u00ebzore d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr njohjen e realitetit demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrafrimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai flet edhe p\u00ebr pengesat p\u00ebr njohjen formale t\u00eb Kosov\u00ebs nga Selia e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb kemi parasysh se, p\u00ebrtej raporteve politike, dialogu ekumenik, procesi i integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian dhe dialogu politik Kosov\u00eb-Serbi jan\u00eb po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Selin\u00eb e Shenjt\u00eb\u201d, thot\u00eb Miftari p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Don Shan Zefi, vikar i Ipeshkvis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, thekson se Selia e Shenjt\u00eb me v\u00ebmendje p\u00ebrcjell dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, i cili ka nisur q\u00eb nga viti 2011 me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e BE-s\u00eb, por ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb shihet fundi i tij, aq m\u00eb par\u00eb Selia e Shenjt\u00eb do ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb mendimi im personal. Po, sepse ka filluar ky proces p\u00ebr njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, prandaj edhe ndoshta pritet ose hezitohet [nga Selia e Shenjt\u00eb] derisa t\u00eb shihet qart\u00eb se do t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje nd\u00ebrmjet dy shteteve\u201d, thekson Don Shan Zefi.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu \u00ebsht\u00eb n\u00eb mesin e atyre q\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se nd\u00ebr pengesat kryesore p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs nga Selia e Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb ekumenizmi, apo dialogu nd\u00ebrkishtar p\u00ebr pajtim nd\u00ebrmjet kishave t\u00eb krishtera: katolike, ortodokse dhe protestante.<\/p>\n<p>Ndarja e Kish\u00ebs Katolike dhe asaj Ortodokse ndodhi rreth dhjet\u00eb shekuj m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrkaq Kisha Protestante u nda nga ajo Katolike n\u00eb shekullin e 16-t\u00eb. Ekumenizmi, s\u00eb fundi, mori hov n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb dhe vazhdon edhe sot.<\/p>\n<p>Kisha Ortodokse Ruse dhe Kisha Ortodokse Serbe kund\u00ebrshtojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Don Shan Zefi vler\u00ebson se Selia e Shenjt\u00eb e ka parasysh gjith\u00eb politik\u00ebn bot\u00ebrore dhe mund t\u00eb ket\u00eb rezervat e veta p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs si shtet.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb nga ana e ortodoksis\u00eb [bot\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb ortodokse] ka v\u00ebrejtje q\u00eb Kosova t\u00eb mos njihet ose \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt t\u00eb njihet. Pritet, n\u00eb pik\u00ebpamje diplomatike, q\u00eb Serbia ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn, t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me Kosov\u00ebn, e m\u00eb pas t\u00eb nd\u00ebrhyhet\u201d, thot\u00eb Don Shan Zefi.<\/p>\n<p>Mendim t\u00eb ngjash\u00ebm ka edhe publicisti Engj\u00ebll Koliqi, i cili q\u00eb nga viti 1990 jetoi p\u00ebr dy dekada n\u00eb Itali dhe p\u00ebr disa vite ishte gazetar i Radio Vatikanit. Ai thot\u00eb se Vatikani e njeh realitetin e Kosov\u00ebs dhe prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb komunikimi i vazhduesh\u00ebm q\u00eb Selia e Shenjt\u00eb ka me lider\u00ebt institucional\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Koliqi shpreh bindjen se mungesa e deritanishme e njohjes formale juridike p\u00ebr Kosov\u00ebn lidhet me shmangien e pasojave n\u00eb dialogun ekumenik nga ana e Vatikanit.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb duke u zhvilluar dialogu nd\u00ebrkishtar p\u00ebr bashkimin e t\u00eb krishter\u00ebve dhe me k\u00ebt\u00eb njohje [t\u00eb Kosov\u00ebs nga Vatikani] do t\u00eb t\u00ebrboheshin ortodoks\u00ebt serb\u00eb dhe ata rus\u00eb dhe gjith\u00e7ka do t\u00eb d\u00ebshtonte\u201d, thekson Koliqi n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Dialogun ekumenik e sheh si nj\u00eb prej shkaqeve t\u00eb mosnjohjes s\u00eb Kosov\u00ebs nga Vatikani edhe Albert Prenkaj, ish-ambasador n\u00eb Rom\u00eb nga viti 2008 deri n\u00eb vitin 2012 dhe ish-drejtor politik i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn 2013\u20132022.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se n\u00eb komunikimet e para nd\u00ebrmjet Vatikanit dhe Kosov\u00ebs, k\u00ebsaj t\u00eb fundit i \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se Vatikani njeh vet\u00ebm vendet q\u00eb jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cKosova nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e OKB-s\u00eb ende. Nd\u00ebrkaq, Kisha Ortodokse Serbe apo Patrikana e Beogradit \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb problem gjat\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi. Pra, ne e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi ka Patrikana e Beogradit, por edhe shteti i Serbis\u00eb karshi Kosov\u00ebs\u201d, thekson Prenkaj.<\/p>\n<p>Serbia kund\u00ebrshton pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe e konsideron at\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb saj edhe sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb vet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, shteti serb ka pasur dhe vazhdon ta ket\u00eb mb\u00ebshtetjen e Federat\u00ebs Ruse.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas Prenkajt, Kosova vazhdimisht ka insistuar p\u00ebr marrjen e njohjes nga Selia e Shenjt\u00eb, duke i parashtruar argumentet e saj.<\/p>\n<p>Argumenti i par\u00eb, sipas tij, \u00ebsht\u00eb ai politik: se Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i ri dhe shtet\u00ebsia e saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb siguris\u00eb dhe paqes s\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Argumenti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb se Kosova ka shpallur shtetin mbi parimin e vet\u00ebvendosjes, sipas t\u00eb Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Argumenti i tret\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb Prenkaj, \u00ebsht\u00eb se shtetet q\u00eb e kan\u00eb pranuar Kosov\u00ebn e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb mbi baz\u00ebn e dy argumenteve t\u00eb para dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Kosova k\u00ebrkon edhe njohjen nga Vatikani.<\/p>\n<p>Si i shohin institucionet e Kosov\u00ebs raportet me Vatikanin?<\/p>\n<p>\u201cRepublika e Kosov\u00ebs dhe Selia e Shenjt\u00eb kan\u00eb raporte shum\u00eb t\u00eb mira, t\u00eb cilat jan\u00eb intensifikuar vazhdimisht\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb nga Zyra e presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani. Nga kjo zyr\u00eb thon\u00eb se, fal\u00eb angazhimit t\u00eb presidentes Osmani dhe kujdesit t\u00eb Pap\u00ebs Fran\u00e7esku, tashm\u00eb t\u00eb ndjer\u00eb, si dhe Sekretaris\u00eb s\u00eb Shtetit t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, \u201cmarr\u00ebdh\u00ebniet kan\u00eb shkuar duke u thelluar\u201d.<\/p>\n<p>Si rezultat i k\u00ebtij angazhimi, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2023, Kosova dhe Vatikani jan\u00eb pajtuar q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet t\u00eb ngrihen n\u00eb nj\u00eb nivel edhe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe nga Osmani \u00ebsht\u00eb dekretuar Misioni i Posa\u00e7\u00ebm i Kosov\u00ebs n\u00eb Vatikan.<\/p>\n<p>Miftari, i cili drejton Misionin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb, thot\u00eb se q\u00eb nga vendosja e k\u00ebtij misioni, Kosova ka qen\u00eb vazhdimisht e pranishme n\u00eb Vatikan, \u201cduke krijuar raport besimi e partneriteti me Selin\u00eb e Shenjt\u00eb, duke ndikuar q\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb shtrihet jo vet\u00ebm n\u00eb rrafsh politik, por edhe n\u00eb at\u00eb kulturor e social\u201d.<\/p>\n<p>A ka sinjale p\u00ebr njohje eventuale nga Vatikani?<\/p>\n<p>Nga Presidenca e Kosov\u00ebs thon\u00eb se presidentja Osmani vazhdon angazhimin e saj p\u00ebr thellimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve \u201cderi n\u00eb njohjen e Kosov\u00ebs nga Vatikani dhe vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb plota diplomatike\u201d.<\/p>\n<p>Por, nuk kan\u00eb komentuar n\u00ebse ka ndonj\u00eb sinjal konkret p\u00ebr njohjen eventuale t\u00eb Kosov\u00ebs nga Vatikani p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga Misioni i Posa\u00e7\u00ebm i Kosov\u00ebs n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb vler\u00ebsohet se \u201cp\u00ebrafrimi i vazhduesh\u00ebm\u201d mes Kosov\u00ebs dhe Vatikanit i kontribuon synimit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb njohjen formale nga Vatikani.<\/p>\n<p>\u201cThellimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve politike dhe i bashk\u00ebpunimit kulturor e social, prania e p\u00ebrhershme e Kosov\u00ebs n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet misionit t\u00eb saj n\u00eb Vatikan, kujdesi q\u00eb shteti i Vatikanit ka treguar ndaj realitetit politik e demografik n\u00eb Kosov\u00eb, dialogu i hapur dhe i thell\u00eb dhe vullneti i institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019i trajtuar raportet me Vatikanin si prioritet t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme i kontribuojn\u00eb gjithsesi k\u00ebtij synimi\u201d, thot\u00eb Miftari p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Si nisi komunikimi me Vatikanin?<\/p>\n<p>Kontaktet e para t\u00eb lider\u00ebve politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs me Vatikanin nis\u00ebn n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb viteve \u201990.<\/p>\n<p>Lideri i at\u00ebhersh\u00ebm i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe m\u00eb von\u00eb edhe president i Kosov\u00ebs, Ibrahim Rugova, n\u00eb vitin 1993 takoi Pap\u00ebn Gjon Pali II. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb Selia e Shenjt\u00eb priste nj\u00eb lider politik nga Kosova n\u00eb audienc\u00eb private me Pap\u00ebn.<\/p>\n<p>Rugova njihej si lider i rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitet \u201990, kur regjimi i at\u00ebhersh\u00ebm i Serbis\u00eb, me n\u00eb krye Sllobodan Millosheviqin, suprimoi autonomin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, duke instaluar pushtetin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>Takime t\u00eb Rugov\u00ebs me Pap\u00ebn Gjon Pali II pati edhe gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb vitin 1999, por edhe pas saj.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2005, Papa Gjon Pali II vdes, nd\u00ebrkaq n\u00eb janar t\u00eb vitit 2006 vdes Ibrahim Rugova, asokohe president i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2008, pasuesi i Papa Gjon Palit II, Papa Benedikti XVI, priti n\u00eb audienc\u00eb private presidentin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, Fatmir Sejdiu. Takimi ndodhi dy jav\u00eb para se Kosova t\u00eb shpallte pavar\u00ebsin\u00eb e saj, m\u00eb 17 shkurt 2008.<\/p>\n<p>Ish-ambasadori i par\u00eb i Kosov\u00ebs n\u00eb Itali, Albert Prenkaj, thot\u00eb se n\u00eb dit\u00ebn kur Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb, Federico Lombardi, asokohe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr opinionin kishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se Vatikani e njihte realitetin e ri dhe se i ftonte lider\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u201ct\u00eb shfaqin maturi dhe p\u00ebrmbajtje\u201d, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u201ct\u00eb krijohet nj\u00eb premis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme me respekt, pajtim dhe bashk\u00ebpunim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb kuptuar asokohe nga ana e Kosov\u00ebs si nj\u00eb njohje implicite nga Vatikani, pra se ai e njeh nj\u00eb realitet t\u00eb ri, por n\u00eb frym\u00ebn e sistemit t\u00eb vlerave t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb \u2013 Vatikanit, inkurajon dialogun [nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb]\u201d, thekson Prenkaj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Don Shan Zefi vler\u00ebson se, megjithat\u00eb, koha kur ish-presidenti Rugova kishte kontaktet me Pap\u00ebn Gjon Pali II sh\u00ebnon periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb komunikimit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Vatikanit.<\/p>\n<p>\u201cKa pasur nj\u00eb simpati t\u00eb madhe p\u00ebr ne. Q\u00eb me Pap\u00ebn Gjon Pali II, ajo simpati sikur \u00ebsht\u00eb zbehur. Nuk \u00ebsht\u00eb ajo fuqia q\u00eb e kishim at\u00eb koh\u00eb, me Pap\u00ebn Gjon Pali II, sepse at\u00ebher\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb ishim k\u00ebtu, si shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, kemi l\u00ebvizur dhe kemi par\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nj\u00eb der\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e hapur\u201d, thot\u00eb vikari i Ipeshkvis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai thekson se autoritetet e Ipeshkvis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga Selia e Shenjt\u00eb ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn edhe formalisht si shtet. Megjithat\u00eb, sipas tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb synim nevojitet angazhimi i t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebve nga Kosova, n\u00eb ve\u00e7anti atyre institucional\u00eb.<\/p>\n<p>Kisha Katolike e Kosov\u00ebs, e cila para luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999 ishte n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Dioqez\u00ebs Katolike t\u00eb Shkupit dhe Prizrenit, n\u00eb vitin 2000 u nda nga juridiksioni i k\u00ebsaj dioqeze, duke u b\u00ebr\u00eb Administrat\u00eb Apostolike e Prizrenit. Q\u00eb nga maji i vitit 2019, ajo u ngrit n\u00eb grad\u00ebn e Dioqez\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Prizrenit dhe Prishtin\u00ebs.<br \/>\nLider\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb kan\u00eb vizituar Selin\u00eb e Shenjt\u00eb dhe pap\u00ebt<\/p>\n<p>Kontaktet, komunikimi dhe takimet nd\u00ebrmjet lider\u00ebve politik\u00eb dhe institucional\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs me Selin\u00eb e Shenjt\u00eb nuk kan\u00eb pushuar, as para dhe as pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 mars 1993, Papa Gjon Pali II priti n\u00eb Vatikan liderin politik t\u00eb asaj kohe, Ibrahim Rugov\u00ebn. Ai takoi Papa Gjon Palin II edhe gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb 25 prill 1993. Presidenti Rugova u takua me Papa Gjon Palin II edhe m\u00eb 10 maj 1999, si dhe m\u00eb 22 dhjetor t\u00eb vitit 2003. M\u00eb 2 shkurt 2008, presidenti i Kosov\u00ebs, Fatmir Sejdiu, u takua n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb me Pap\u00ebn Benedikti XVI.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2013, gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Vatikan n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb inaugurimit t\u00eb Pap\u00ebs s\u00eb ri, kryeministri Hashim Tha\u00e7i u prit n\u00eb audienc\u00eb private nga Papa Fran\u00e7esku.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 janar t\u00eb vitit 2015, n\u00eb audienc\u00eb private \u00ebsht\u00eb pritur nga Papa Fran\u00e7esku, asokohe presidentja e Kosov\u00ebs, Atifete Jahjaga. M\u00eb 6 qershor 2016, presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, n\u00eb nj\u00eb audienc\u00eb private \u00ebsht\u00eb pritur nga Papa Fran\u00e7esku n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb n\u00eb Vatikan.<\/p>\n<p>Nj\u00eb takim i ngjash\u00ebm nd\u00ebrmjet Tha\u00e7it dhe Papa Fran\u00e7eskut u zhvillua edhe m\u00eb 28 shtator 2017 n\u00eb Vatikan.<\/p>\n<p>M\u00eb 23 maj 2018, kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, gjat\u00eb vizit\u00ebs dyditore n\u00eb Vatikan, \u00ebsht\u00eb pritur n\u00eb audienc\u00eb t\u00eb mbyllur nga Papa Fran\u00e7esku.<\/p>\n<p>M\u00eb 23 janar t\u00eb vitit 2023, presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, \u00ebsht\u00eb pritur n\u00eb audienc\u00eb private nga Papa Fran\u00e7esku n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb. M\u00eb 22 qershor 2023, Albin Kurti, kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb pritur n\u00eb audienc\u00eb nga Papa Fran\u00e7esku.<br \/>\n\u00c7ka duhet b\u00ebr\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cTa ftojm\u00eb shenjt\u00ebrin\u00eb e tij t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, thot\u00eb Don Shan Zefi, duke iu referuar Pap\u00ebs Leoni XIV. Si\u00e7 thekson ai, institucionet e Kosov\u00ebs, bashk\u00eb me Ipeshkvin\u00eb e Kosov\u00ebs, duhet ta \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb t\u00eb pap\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebson se papa aktual \u00ebsht\u00eb edhe jurist dhe do ta kuptoj\u00eb edhe m\u00eb mir\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka diskutim, sepse edhe ky pap\u00eb \u2013 sidomos ky pap\u00eb tani, si jurist \u2013 do ta kuptoj\u00eb se Kosov\u00ebs i nevojitet edhe formaliteti i njohjes juridike, sepse n\u00eb kuptimin joformal, Selia e Shenjt\u00eb e ka njohur Kosov\u00ebn\u201d, thekson vikari i Ipeshkvis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ish-diplomati Prenkaj pajtohet q\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb nga institucionet e Kosov\u00ebs p\u00ebr p\u00ebr Papa Leonin p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur \u201cvizit\u00eb baritore\u201d n\u00eb vend do t\u00eb ishte veprim i duhur.<\/p>\n<p>Por, Kosova duhet me k\u00ebt\u00eb rast t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb tri kushte: q\u00eb shteti t\u00eb jet\u00eb dakord, q\u00eb bashk\u00ebsia fetare m\u00eb e madhe e vendit (n\u00eb rastin konkret, Bashk\u00ebsia Islame e Kosov\u00ebs) t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb \u2018po\u2019, si dhe t\u00eb mos ket\u00eb kund\u00ebrshtime nga ndonj\u00eb komunitet tjet\u00ebr religjioz.<\/p>\n<p>Kreu aktual i BIK-ut, Naim T\u00ebrnava, kishte takuar Papa Fran\u00e7eskun n\u00eb vitin 2014, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai e kishte fal\u00ebnderuar Pap\u00ebn p\u00ebr kontributin dhe kujdesin e tij dhe Vatikanit p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Prenkaj vler\u00ebson se vet\u00ebm kushti i par\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb problematik, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pajtimin p\u00ebr \u201cvizit\u00ebn baritore\u201d eventuale t\u00eb pap\u00ebs, p\u00ebr shkak se Vatikani ende nuk e njeh Kosov\u00ebn si shtet.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se komunikimet e Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta nga shteti n\u00eb shtet dhe un\u00eb mendoj se do t\u00eb tejkalohet ky rregull. Besoj q\u00eb n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb ardhshme baritore [t\u00eb Papa Leonit], mir\u00ebpo duhet t\u00eb insistohet edhe nga ana e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, edhe nga ana e religjioneve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, vler\u00ebson Prenkaj.<\/p>\n<p>Sipas tij, Kosova duhet t\u00eb synoj\u00eb njohjen formale nga Vatikani edhe p\u00ebrmes nj\u00eb konkordati t\u00eb n\u00ebnshkruar me Selin\u00eb e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Konkordati \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare nd\u00ebrmjet Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb dhe nj\u00eb shteti tjet\u00ebr, me t\u00eb cil\u00ebn rregullohen raportet juridike nd\u00ebrmjet Kish\u00ebs Katolike dhe shtetit n\u00eb t\u00eb cilin ajo vepron.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se p\u00ebr iden\u00eb e nj\u00eb konkordati, Kosova dhe Selia e Shenjt\u00eb kan\u00eb biseduar qysh n\u00eb vitet 2017\u20132018.<\/p>\n<p>Iden\u00eb e n\u00ebnshkrimit t\u00eb nj\u00eb konkordati nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, si kusht p\u00ebr marrjen e njohjes, e p\u00ebrmend edhe Don Shan Zefi.<\/p>\n<p>\u201cNdoshta do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej edhe k\u00ebtu nj\u00eb konkordat, sepse ne si bashk\u00ebsi, si Kish\u00eb Katolike, nuk e kemi ende subjektivitetin ton\u00eb juridik. K\u00ebshtu q\u00eb ka p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ende. Do t\u00eb thot\u00eb, nuk jan\u00eb miratuar ligjet p\u00ebr bashk\u00ebsit\u00eb fetare, nuk dihen pozicionet e bashk\u00ebsive fetare. Ka shum\u00eb\u00e7ka p\u00ebr t\u2019u sqaruar m\u00eb par\u00eb, q\u00eb Vatikani ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn\u201d, thekson Don Shan Zefi.<\/p>\n<p>Ai dhe Prenkaj shprehin mendimin se njohja eventuale e Kosov\u00ebs nga Selia e Shenjt\u00eb do ta leht\u00ebsonte jasht\u00ebzakonisht procesin e marrjes s\u00eb njohjeve nga pes\u00eb vendet e BE-s\u00eb q\u00eb ende nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn (Spanja, Sllovakia, Greqia, Qipro, Rumania).<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas tyre, kjo njohje do t\u2019i stimulonte dhe hapte rrug\u00eb njohjes edhe nga shumica e vendeve t\u00eb Amerik\u00ebs Latine, t\u00eb cilat ende nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb vizite n\u00eb Kosov\u00eb e kishte paralajm\u00ebruar Papa Fran\u00e7esku, tashm\u00eb i ndjer\u00eb, i cili p\u00ebr shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore nuk arriti ta realizonte.<\/p>\n<p>Ftes\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb i ishte b\u00ebr\u00eb nga lider\u00ebt institucional\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt, si Papa Fran\u00e7eskut ashtu edhe Papa Benediktit XVI.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tash, Kosov\u00ebn nuk e ka vizituar asnj\u00eb pap\u00eb. \/rel<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Em\u00ebrimi i Luigji Biankos si nunc apostolik n\u00eb Slloveni dhe delegat apostolik p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb pritur me g\u00ebzim nga Dioqeza Prizren \u2013 Prishtin\u00eb, thon\u00eb nga Ipeshkvia e Kosov\u00ebs. Ky em\u00ebrim u b\u00eb nga Papa Leoni XIV, m\u00eb 20 maj, vet\u00ebm 12 dit\u00eb pasi ai mori timonin e Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb Vatikan, pas vdekjes s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":19906,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[215,213],"tags":[],"class_list":["post-19905","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-lajme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosov\u00ebs? - press7.tv<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosov\u00ebs? - press7.tv\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Em\u00ebrimi i Luigji Biankos si nunc apostolik n\u00eb Slloveni dhe delegat apostolik p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb pritur me g\u00ebzim nga Dioqeza Prizren \u2013 Prishtin\u00eb, thon\u00eb nga Ipeshkvia e Kosov\u00ebs. Ky em\u00ebrim u b\u00eb nga Papa Leoni XIV, m\u00eb 20 maj, vet\u00ebm 12 dit\u00eb pasi ai mori timonin e Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb Vatikan, pas vdekjes s\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-06-01T13:13:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_4809.avif\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"470\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"gazetar2\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"gazetar2\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905\"},\"author\":{\"name\":\"gazetar2\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\"},\"headline\":\"Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosov\u00ebs?\",\"datePublished\":\"2025-06-01T13:13:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905\"},\"wordCount\":3294,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_4809.avif\",\"articleSection\":[\"Kosov\u00eb\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905\",\"name\":\"Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosov\u00ebs? - press7.tv\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_4809.avif\",\"datePublished\":\"2025-06-01T13:13:32+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_4809.avif\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_4809.avif\",\"width\":780,\"height\":470},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.press7.tv\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosov\u00ebs?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"description\":\"Media\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#organization\",\"name\":\"News33.tv Media\",\"url\":\"https:\/\/www.news33.tv\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png\",\"width\":180,\"height\":37,\"caption\":\"News33.tv Media\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa\",\"name\":\"gazetar2\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1777774395\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1777774395\",\"caption\":\"gazetar2\"},\"url\":\"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosov\u00ebs? - press7.tv","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosov\u00ebs? - press7.tv","og_description":"Em\u00ebrimi i Luigji Biankos si nunc apostolik n\u00eb Slloveni dhe delegat apostolik p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb pritur me g\u00ebzim nga Dioqeza Prizren \u2013 Prishtin\u00eb, thon\u00eb nga Ipeshkvia e Kosov\u00ebs. Ky em\u00ebrim u b\u00eb nga Papa Leoni XIV, m\u00eb 20 maj, vet\u00ebm 12 dit\u00eb pasi ai mori timonin e Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb Vatikan, pas vdekjes s\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905","og_site_name":"press7.tv","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv","article_published_time":"2025-06-01T13:13:32+00:00","og_image":[{"width":780,"height":470,"url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_4809.avif","type":"image\/webp"}],"author":"gazetar2","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"gazetar2","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905"},"author":{"name":"gazetar2","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa"},"headline":"Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosov\u00ebs?","datePublished":"2025-06-01T13:13:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905"},"wordCount":3294,"publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_4809.avif","articleSection":["Kosov\u00eb","Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905","url":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905","name":"Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosov\u00ebs? - press7.tv","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_4809.avif","datePublished":"2025-06-01T13:13:32+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905#primaryimage","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_4809.avif","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/IMG_4809.avif","width":780,"height":470},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.press7.tv\/?p=19905#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.press7.tv\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosov\u00ebs?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#website","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","name":"News33.tv Media","description":"Media","publisher":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.news33.tv\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#organization","name":"News33.tv Media","url":"https:\/\/www.news33.tv\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/logo-news33-black.png","width":180,"height":37,"caption":"News33.tv Media"},"image":{"@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press7.tv"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/5a04a38a23ccdba82f9bd665cd8f9efa","name":"gazetar2","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/www.news33.tv\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1777774395","contentUrl":"https:\/\/www.press7.tv\/wp-content\/litespeed\/avatar\/41975e402c3049d9ddb03adca8f7a883.jpg?ver=1777774395","caption":"gazetar2"},"url":"https:\/\/www.press7.tv\/?author=8"}]}},"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19905","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19905"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19905\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19907,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19905\/revisions\/19907"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19906"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.press7.tv\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}