Kosovë Lajme

Haradinaj e përshëndet Limajn me “e shkuar e harruar”

Screenshot

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se bllokada e vazhdueshme në kuvend është shqetësim serioz, derisa përmendi se mos votimi i ligjeve do të sjellë pasoja.

    Haradinaj tha se tarifat e reja të energjisë elektrike po rrezikojnë mijëra vende të punës dhe rrezikohet një rënie e madhe e prodhimtarisë, raporton KosovaPress.

    Nëse vazhdon kjo situatë e tillë është vërtetë shqetësim serioz jo veç çka ndodhë në seancë, por edhe çka ndodhë në vend. Qysh e dimë prej nesër fillojnë tarifat e reja të energjisë. Nuk është vetëm keqpërdorim i një situate kjo, por janë të rrezikuara shumë vende të punës në prodhim. Prodhimi në Kosovë vërtetë rrezikohet një rënie e madhe e prodhimtarisë. Paraja do të ekspertohet, pasojat do të jenë shumë më të mëdha në vend. Duke mos e pasur parlamentin e konstituar, duke mos votuar ligje, duke mos ecur proceset është duke u bërë problem. Nuk e di si do t’i vjen fundi kësaj pune. Ende po presim me shpresë se çka do të ndodhë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Haradinaj.

    Haradinaj tha se nuk ekziston emri i tij për diskutime, kur u pyet nëse kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është emër unifikues për kryetar të kuvendit.

    Nuk kam koment, edhe me herët kam thënë ‘e shkuar e harruar’. Gati se nuk ekziston emri i tij as për diskutime as për tema të tilla. I kemi përmend tre emra”, tha Haradinaj.

    Deputetët dështuan të konstituojnë kuvendin edhe në përpjekjen e 24-të. As në tentimin e radhës, koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa, nuk arriti të formojë Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit.