Kosovë Lajme

Hapet pika e katërt e Postës së Kosovës në Leposaviq

Kurti: Me kryeshefen e re, Posta e Kosovës operon me fitim

Pika e katërt në komunën e Leposaviqit, është hapur në komunën e Leposaviqit, të hënën.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Ata operatorët e pa licencuar që kanë funksionuar më herët janë mbyllur dhe tash e kemi Postën e Kosovës ku përveç dërgesave të zakonshme të postës mund të pranohen edhe mjete financiare në euro për qytetarët e Leposaviqit”.

“Ky është një lajm i mirë edhe për banorët e komunës, por edhe për shërbimin postar publik të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas Kurtit, Posta e Kosovës ka operuar me humbje, kurse me kryeshefen e re ai ka thënë se operon me fitim.

“Tash me Kryeshefen e re, Nora Rracin, ajo operon me fitim, dhe përveç kësaj ka shtrirje territoriale gjithandej, anekënd komunave të Kosovës dhe përbrenda komunave, përfshirë edhe në zonat të cilat janë më larg qyteteve dhe qytezave”.

“Posta e Kosovës nuk e shikon se ku ka fitim që të ketë zyre, por ka ku qytetarë që të ketë shërbim”, tha Kurti.

Në katër komunat veriore aktualisht operojnë 13 zyra postare.

Exit mobile version