Lajme Maqedoni Uncategorized

Gjykatësit: Nuk ka Gjyqësor të pavarur nëse nuk është financiarisht i pavarur

    Rreth 200 punëtor në gjyqësorë mbetën pa punë sepse Ministria e Financave nuk ka dhënë pëlqim që tu vahzdohen kontratat. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, thotë se bëhet fjalë për puntorë nga i gjithë vendi, kontratat e të cilëve skaduan më 31 mars. Ai kërkoi që gjyqësori të ketë autonominë financiare, siç edhe i takon me ligj sepse pa pavarsim financiar nuk mund të ketë forcim të gjyqësorit, përcjell press7.

    „Nëse reformojmë pavarësinë financiare, gjyqësori duhet ta fitojë atë vërtet, dhe jo për çdo punësim, nga polici gjyqësor deri tek, nuk e di, shefi i ndonjë departamenti, ne të kërkojmë miratim. Dhe kjo shkon ngadalë, ndonjëherë nuk marrim miratimin dhe arrijmë në situatën ku kemi mungesë alarmante të stafit mbështetës në gjykata“

    Shoqata e Gjyqtarëve kërkon që në behët pjes e diskutimeve me Qeverinë për të krijuar reforma në gjyqësor. Kryetari i shoqatës, gjykatësi Ivan Xholev, beson se një nga arsyet kryesore për uljen e efikasitetit  gjyqësor, është numri i pamjaftueshëm i gjyqtarëve dhe zyrtarëve të gjykatës.

    Mungesa e gjyqtarëve, shërbimeve gjyqësore dhe pavarësisë financiare krijon probleme në aspektin e zgjidhjeve të personelit. Çdo vit kemi një numër në rritje të çështjeve dhe një numër në rënie të nëpunësve të gjykatave dhe gjyqtarëve. Një gjë nuk shkon me tjetrën. “Nëse duam efikasitet gjyqësor, duhet të investojmë në të, të krijojmë vende të reja pune, të dixhitalizojmë gjyqësorin etj.”, thotë Xholev.

    Poashtu , kritikuan faktin që gjyqësori ka marrë vetëm 0.35% të buxhetit të shtetit, ndonëse sipas ligjit, ai duhet të marrë 0.8%.  Afati i fundit për miratimin e disa prej ligjeve për gjyqësorin që janë prioritete në agjendën e reformave po afron. Projektligjet për Këshillin Gjyqësor, për emërimin dhe ndryshimin e Kodit Penal, si dhe për pagat e prokurorëve publikë, duhet të miratohen deri në qershor, informoi së fundmi Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov. Sot, ekspertët e misionit të OSBE/ODIHR u ulën në të njëjtën tryezë me gjyqtarët, duke njoftuar se edhe ata po bashkohen në mbështetjen e reformave gjyqësore në vend.