Lajme Maqedoni

Gjykata e Apelit në Shtip refuzon ankesat, Bekteshi mbetet në paraburgim

    Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të vazhdojë të qëndroj në paraburgim. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit në Shtip, e cila e ka vlersuar si të pabaz ankesën e Bekteshit me të cilën ka kërkuar që ti ndërpritet masa e paraburgimit.

    Në paraburgim do të qëndrojë edhe ish-sekretarja shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekiç Duroviq, e cila ka nënshkruar licencën e dytë për veprimtari të shërbimeve të hotelerisë për diskotekën në fjalë.

    Ankesat u janë refuzuar edhe  ish-kryetarëve të komunës së Koçanit, Nikolloço Iliev dhe Ratko Dimitrovski. Me këtë vendim, Iliev dhe Dimitrovski mbeten në arrest shtëpiak.

    Kërkesa për heqjen e paraburgimit u refuzua edhe  për dy persona të tjerë, ndërsa për inspektorin e tregut nga Vinica, gjykata e apelit në Shtip vendosi ta zëvendësojë paraburgimin me arrest shtëpiak dhe masa kujdesiparaprake.

    Gjykata shqyrtoi gjithsej 8 ankesa, nga të cilat vetëm një u pranua – duke zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak me masa kujdesi për një të dyshuar tjetër, inspektor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut nga Vinica.