Sport

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri, të gjithë janë të barabartë

    Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë.

    Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë se vendimi merret nga trajneri, në bazë të asaj që sheh në stërvitje gjatë javës.

    Sipas tij, të gjithë janë të barabartë dhe kushdo që të ishte në fushë, do të jepte maksimumin.

    Trajneri ka menduar se ky mund të jetë formacioni më i mirë për ndeshjen e sotme. Cilido nga çunat që të ishte në fushë, do të jepte maksimumin. Çdo formacion bëhet edhe për kundërshtarët.

    Do jemi gjithë kohën në ekuilibër. Mbështetja e tifozëve nuk duhet të na kushtëzojë në detyrat që kemi pasur gjatë javës. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv ndaj Serbisë.

    Në përgatisim gjithçka në seancën stërvitore. Ne do të japim maksimumin. Kushdo që të ishte në fushë, do të bënte maksimumin për të dhënë gjithçka.

    Për ne të gjithë lojtarët janë të barabartë. Zgjedhjet i bën trajneri”, deklaroi Bulku.

    Ndeshja Shqipëri-Serbi do të transmetohet në Tv Klan, duke nisur nga ora 20:45. /tvklan.al