Lajme Maqedoni

Eron Beluli jep dorëheqje nga Aleanca për Shqiptarët, i bashkohet VLEN-it

    Eron Beluli, anëtar i Kryesisë së degës së Aleancës për Shqiptarët dhe pjesë e Departamentit për Kulturë dhe Turizëm, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe angazhimet brenda kësaj partie.

    Në një deklaratë publikuar në Facebook, Beluli shpjegon se vendimi vjen si pasojë e politikave të fundit që, sipas tij, rrezikojnë rikthimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet – një strukturë që, siç thotë ai, “për vite me radhë ka kontribuar në keqqeverisje, mungesë transparence dhe bllokim të progresit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.”

    Beluli theksoi se angazhimi i tij politik do të vazhdojë në kuadër të VLEN-it.

    Ja postimi i plote:

    “Deklaratë për dorëheqje,

    Si anëtar i Kryesisë së degës Aleancës për Shqiptarët dhe pjesë e Departamentit për Kulturë dhe Turizëm, deklaroj dorëheqjen time nga të gjitha funksionet dhe angazhimet në kuadër të kësaj partie.

    Ky vendim vjen si pasojë e politikave të fundit që, sipas bindjes sime personale dhe profesionale, rrezikojnë ta rikthejnë Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet – një strukturë politike që për vite me radhë ka kontribuar në keqqeverisje, mungesë transparence dhe bllokim të progresit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

    Angazhimi im politik do të vazhdoje në kuadër të VLEN-it.“