Botë Lajme

Erdogan nuk do të kandidojë për president të Turqisë, mandati i mbaron në vitin 2028

Screenshot

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për president, duke shtuar se vendi ka nevojë për një Kushtetutë të re.

    “Nuk kam asnjë synim të kandidojë sërish. Synimi ynë i vetëm është të rrisim reputacionin e vendit tonë. Turqia po ndryshon, bota po ndryshon. A mendoni se në një botë kaq dinamike mund të ecim përpara me një Kushtetutë të krijuar në kohën e grusht shtetit, që ende mban erën e mentalitetit të puçistëve? Turqia nuk mund të ecë më me një Kushtetutë të tillë. Na duhet një Kushtetutë e propozuar nga civilët, jo nga puçistët”, citohet të ketë thënë Erdogan, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.

    Erdogan u rizgjodh president për herë të tretë në vitin 2023, dhe sipas mandatit aktual, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028.