Lajme Maqedoni

Elfete Ismaili, viziton Kazermën e Kërçovës, shpall konkursin për pranimin e 300 ushtarëve professional

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, vizitoi kazermën e Kërçovës “Çede Filipovski – Dame”, ku u njoftua me kapacitetet dhe strukturat e këtij objekti të rëndësishëm për zhvillimin dhe trajnimin e forcave të armatosura. Gjatë vizitës, Ismaili shpalli hapjen e konkursit për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë, një hap kyç për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe rritjen e profesionalizmit të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.

“Ky konkurs është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të bashkohen me Ushtrinë dhe të kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë,” theksoi Ismaili.

Përveç kësaj, ajo njoftoi hapjen e një konkursi publik për pranimin e 10 nënoficerëve dhe 60 personave me arsim të lartë për gradën oficer në Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut.

“Ky angazhim tregon përkushtimin e Qeverisë për të siguruar një Ushtri të fortë dhe moderne, e gatshme për çdo sfidë, dhe për të kontribuar në një të ardhme më të sigurt dhe stabile për vendin,” shtoi ajo.

Exit mobile version