Lajme Maqedoni

Dy tërmete në rajonin Ohër–Strugë në orët e para të mëngjesit

     

    Sot në mëngjes, në orën 05:07 dhe 05:16, janë regjistruar dy tërmete me epiqendër në rajonin Peshtani – Ohër – Strugë, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Sipas Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematike në Shkup, tërmetet kishin magnitudë prej 3.4 dhe 2.3 në shkallën Rihter.

    Tërmeti i parë, më i fuqishëm, është ndjerë në Ohër, Strugë dhe zonat përreth me intensitet prej IV shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane. Nuk raportohet për dëme materiale deri në këtë moment.