Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër pas propozimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për krijimin e një qeverie tranzicioni. Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla akuzon Abdixhikun se synon bashkëpunim të ngushtë vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një koalicion të mundshëm mes dy partive opozitare.
“Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në! Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të ‘Lidhjes së Re’ dhe ideatorit të ‘Rrugës së Re’. Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm,” ka shkruar Gërvalla në reagimin e saj.