Kosovë Lajme

Dimal Basha reagon pas refuzimit të LDK-së: “E pamundur bashkëpunimi me të vjetrën, VV vazhdon rrugën vet”

Dimal Basha reagon pas refuzimit të LDK-së: “E pamundur bashkëpunimi me të vjetrën, VV vazhdon rrugën vet”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër pasi Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka refuzuar mundësinë e një koalicioni me LVV-në, duke propozuar në vend të saj krijimin e një qeverie tranzicioni me përfshirjen e partive tjera.

Përmes një postimi në Facebook, Basha theksoi se për Vetëvendosjen është e papranueshme që të rikthehet në bashkëpunim me të ashtuquajturën “politikë të vjetër”.

“Ne i ofrojmë, hajde vazhdojmë bashkë me një qeveri stabile me 76 deputetë, ky thotë ‘jaaa, s’mundem pa PDK-në e AAK-në!’ Kryeministri e zgjati dorën e bashkëpunimit, dhe Lumiri zgjedhi me refuzu! Ai po propozon të vjetrën me e mbajtë ende gjallë. Ajo është e pamundur, por edhe e papranueshme. Ti vazhdo me ta, ne jo! VVazhdojmë”, shkroi Basha.

Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai shtoi se LDK-ja është e gatshme të bashkëpunojë me partitë opozitare, por vetëm nëse i ofrohet posti i kryeministrit. Abdixhiku theksoi se i takon tani Lëvizjes Vetëvendosje të tentojë të formojë Qeverinë, si fituese e zgjedhjeve, e vetëm nëse kjo parti dështon të sigurojë votat, atëherë mund të shqyrtohen opsione të tjera .

Kjo përplasje e qëndrimeve ka thelluar pasigurinë politike në Kosovë, duke lënë të hapur mundësinë e një qeverie tranzicioni me përfshirjen e partive opozitare, përfshirë PDK-në dhe AAK-në, të cilat gjithashtu kanë përjashtuar mundësinë e një koalicioni me LVV-në .

Në këtë kontekst, Basha ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë rrugën e saj, duke theksuar se është e pamundur dhe e papranueshme bashkëpunimi me partitë e ashtuquajtura “të vjetra”.

Exit mobile version