Lajme Shqipëri

“Diaspora shqiptare: Një forcë që mund të ndryshojë balancat zgjedhore”

 

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri shënojnë një moment historik për demokracinë shqiptare, pasi për herë të parë u përfshinë edhe qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në procesin zgjedhor. Përmes një platforme elektronike të regjistrimit dhe votimit me postë, diaspora shqiptare pati mundësinë të ushtrojë të drejtën e votës nga vendet ku jeton.

Deri në përfundimin e afatit të regjistrimit më 11 mars 2025, mbi 250,000 qytetarë të diasporës ishin regjistruar për të votuar, një pjesëmarrje historike që dëshmon për rritjen e ndërgjegjësimit dhe dëshirës së emigrantëve për të ndikuar në zhvillimet politike të Shqipërisë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pritet që votat e diasporës të arrijnë në rreth 195,000 deri në 210,000 votues aktivë, çka përbën një përqindje të konsiderueshme në raport me trupin zgjedhor prej rreth 3.6 milionë votuesish. Shtetet me pjesëmarrjen më të lartë të emigrantëve shqiptarë janë Italia, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qytete si Milano, Athinë, Roma, Selanik, Nju Jork dhe Çikago kanë shfaqur angazhimin më të madh për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 11 majit udhwhiqet  nga emigrantët në Itali, ndërsa ka befasuar shteti grek pasi pavarwsisht numrit tw lart tw tw regjistruarve , pjesmarrja wshtw shumw e ulwt.

Nga 91,216, shqiptarë që jetojnë në Itali e tw regjistruar  për të votuar nga jashtë, deri në mëngjesin e kësaj të mërkurë, 40,471 e kanë sjellë votën në Shqipëri. Ndwrsa nga 68 mijw tw regjistruar pwr tw votuar nw Greqi zarfin e kanw kthyer 8,487 emigrantë.

Pas Italisë renditen Gjermani dhe SHBA, me nga 5.4% dhe 3.6% të zarfeve të kthyera në KQZ.

Qarqet ku diaspora ka sjellë më shumë vota deri mëngjesin e kësaj të mërkure janë Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Korça.

Në total deri më tani janë mbi 88 mijë emigrantë shqiptarë që kanë votuar për zgjedhjet e 11 majit dhe zarfet e tyre kanë mbërritur në KQZ.

Këto zgjedhje janë jo vetëm konkurruese, por edhe të karakterizuara nga një risi demokratike: fuqizimi i zërit të diasporës. Kjo pritet të ketë ndikim real në rezultatin zgjedhor dhe në formësimin e përfaqësimit politik të vendit.

 

Exit mobile version