Eksperti zviceran thotë se Xhaka mund të bëhet lideri i ri i Milanit
Kalimi i Granit Xhakës nga Bayer Leverkuseni te Milani po bëhet gjithnjë e më i mundshëm. Ka shumë raportime që Xhaka është pajtuar për transferim te gjiganti italian, ndërsa ka nisur të shkruhet edhe për marrëveshje dyvjeçare të arritur tashmë. Por marrëveshja nuk është konfirmuar ende nga mediat e mëdha në Itali e natyrisht as