Ish-drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe dëm financiar prej mbi 350 mijë euro
Prokuroria Publike e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, F.A., për dyshime të forta për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimeve zyrtare. Hetimet kanë zbuluar se F.A., gjatë periudhës 2020-2024, ka angazhuar 127 persona në këtë institucion pa marrë miratimin paraprak nga Ministria e Shëndetësisë, duke shkaktuar një dëm