Strumicë: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar, priten rezultatet e obduksionit
Një 19-vjeçar nga Strumica, maturant në një nga shkollat e mesme të qytetit, është gjetur i vdekur dje në lokacionin “Kriva Reka”, prapa magazinës së drurit të Ndërmarrjes Pyjore “Bellasica”. Sipas Prokurores Violeta Millçovska, trupi i pajetë nuk paraqet shenja dhune, ndërsa është dërguar për obduksion dhe analizë toksikologjike për të përcaktuar shkakun e vdekjes.