Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Iranit të mos ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm që mund të “destabilizojë” Lindjen e Mesme, ka raportuar BBC.
Nëpërmjet një deklarimi të përbashkët, kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz thonë se kanë qenë “vazhdimisht të qartë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore” dhe se e mbështesin sigurinë e Izraelit.
Për sulmet amerikane ndaj vendeve bërthamore iraniane, tre liderët thanë se “qëllimi ynë vijon të jetë parandalimi i Iranit nga pajisja me armë bërthamore”.
Udhëheqësit gjithashtu i kanë bërë thirrje Iranit që të angazhohet në negociata “për të siguruar një marrëveshje që i adreson të gjitha shqetësimet që lidhen me programin bërthamor”.
“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për këtë qëllim, në koordinim me të gjitha palët”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tri vendeve.