Lajme Shqipëri

Bloomberg: Trump u kërkon vendeve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Administrata e Presidentit Donald Trump po i bën presion Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, që të pranojnë emigrantët e dëbuar nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Nuk dihet ende nëse i ka bërë kërkesë edhe Shqipërisë.

Sipas asaj që raporton Reuters, duke cituar “Bloomberg News”, kërkesat ndaj vendeve të rajonit janë pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të gjetur qeveri të huaja, të gatshme për të pranuar emigrantët e dëbuar

Megjithatë gjithçka mbetet pjesë e burimeve konfidenciale, nga ana e Reuters, pasi Shtëpia e Bardhë, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Serbisë nuk u janë përgjigjur ende kërkesave të saj për koment.

Kujtojmë se muajin e kaluar , Gjykata Supreme e SHBA-së lejoi administratën e Trump të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të qindra mijëra emigrantëve venezuelas, kubanë, haitianë dhe nikaraguanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke forcuar përpjekjen e presidentit republikan për të përshpejtuar dëbimet.

Me tej “Bloomberg News” raporton se administrata Trump ka kërkuar destinacione të mundshme për emigrantët që mund të deportohen si rezultat i vendimit./tvklan.al

Exit mobile version