Sport

Barcelona nis merkaton, dilema mbetet mes 3 yjeve të mëdha

Prioriteti kryesor i drejtuesve të Barcelonës është afrimi i një sulmuesi të krahut të majtë, dhe sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”, në tryezën e klubit janë tre emra: Luis Díaz, Niko Uilliams dhe Markus Rashford.

Kolumbiani i Liverpulit, Luis Diaz shihet si përforcimi ideal për skemën e trajnerit Hansi Flick. Megjithatë, transferimi i tij mbetet sfidues për shkak të kërkesave financiare të klubit anglez. Ylli i Atletik Bilbaos, Niko Uiliams, është gjithashtu shumë i vlerësuar në ambientet e “Camp Nou”. Klauzola e tij e lirimit prej rreth 60 milionë eurosh përbën një pengesë, por klubi katalanas po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje të ndarë në këste.

Anglezi i Man. Junajtedit, Markus Rashford është në listë si një zgjidhje më e lirë, për shkak të rolit të tij të reduktuar në “Old Trafford”. Barcelona do të konsideronte një huazim me të drejtë blerjeje, për sa kohë që Rashford është i gatshëm të ulë pagën në mënyrë domethënëse – një qasje që ai thuhet se e kishte pranuar edhe në muajin janar.

Pavarësisht interesimit të klubit, drejtuesit e Barcelonës janë të qartë: çdo lojtar që dëshiron t’i bashkohet klubit duhet të bëjë përpjekje të qarta për të lehtësuar transferimin.

Exit mobile version