Lajme Maqedoni

Aziri: Jo pazare politike, po integritetit dhe besnikërisë ndaj parimeve!

     

    Me largimin e Arben Taravarit nga Qeveria dhe  posti i ministrit të Shëndetësisë, në skenë përflitet antari i Kryesisë Qëndrore të ASH-së, Sabri Aziri, si një figurë që nuk e ka ndërruar kahjen sipas interesit politik ditor.

    Në kohën kur flitet për afrime të mundshme me BDI-në, që përbëjnë devijim të hapur nga fryma e koalicionit VLEN, Aziri qëndron i palëkundur, kundër pazareve, kundër riciklimit të pushtetit të vjetër, për një qeverisje të ndershme dhe transparente.

    Aziri ka qenë vazhdimisht i qartë dhe i palëkundur në qëndrimet e tij kundër bashkëpunimit me BDI-në — jo vetëm në mbledhjet e Kryesisë Qendrore të ASH-së, por edhe publikisht në rrjetet sociale.

    Ndryshe është rasti i Arben Taravarit. Lëvizjet dhe deklaratat e tij të fundit janë jo vetëm kontradiktore, por shpesh edhe të pakuptueshme. Një ditë thërret për largim nga qeveria “për t’u kthyer te qytetarët”, ditën tjetër deklaron se BDI është fatkeqësia më e madhe për shqiptarët, e më pas, brenda të njëjtës frymë, flet për mundësi bashkëpunimi me të gjitha partitë, përfshirë edhe vetë BDI-në që sapo e kishte damkosur si të keqe. Kjo sjellje është jo vetëm e paqëndrueshme, por edhe e dyshimtë.

    A po e zhyt Taravari  ASH-në në një kaos të qëllimshëm politik, ku parimet zëvendësohen me kalkulime personale dhe lëvizje të papritura që shërbejnë vetëm për të ruajtur pozitat e tij. Bazuar në deklaratat e dhëna nga vet Taravari duket se nuk kemi të bëjmë me një strategji politike, por me një luhatje të vazhdueshme që cenon seriozisht besueshmërinë e partisë dhe interesin e votuesve shqiptarë.