ASH dënon arrestimet në Strugë: Kërkon lirimin e Kabës dhe ndaljen e presionit politik
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të Landi dhe Bardhok Kabës në Strugë, duke e cilësuar aktin si “represion politik” dhe “shkelje flagrante të të drejtave themelore”.
“Në vend që të luftojë krimin, kjo qeveri monoetnike përdor policinë për të frikësuar aktivistët shqiptarë dhe për të heshtur zërat kritikë”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Partia kërkon lirimin e menjëhershëm të Landi Kabës dhe akuzon pushtetin se po ushtron trysni ndaj familjes së zv.drejtorit të Doganave, Garip Kaba, për shkak të përkatësisë së tij politike.