Lajme Maqedoni

Arben Fetai sulmohet nga kryetari i degës së ASH-së në Kumanovë – vetëm pse nuk pranon koalicionin me BDI-në

    7 maj 2025 – Përplasjet e brendshme në Aleancën për Shqiptarët (ASH) po dalin hapur në opinionin publik, pas një statusi të ashpër nga Huzeir Mustafi, kryetar i degës së ASH-së në Kumanovë dhe përkrahës i linjës së Arben Taravarit. Ai ka sulmuar zëvendëskryeministrin dhe njëherësh kryetarin e Kuvendit të ASH-së, Arben Fetai.

    Në postimin e tij publik në Facebook,  Mustafi ka ngritur pyetjen nëse sulmi i tijë ndaj Fetait ka nisur vetëm sepse ai kundërshton çdo bashkëpunim me BDI-në dhe angazhohet për një vijë të qartë opozitare. Pikërisht kjo duket të jetë edhe arsyeja kryesore pse Mustafi ka vendosur ta sulmojë publikisht Fetain – për qëndrimin e tij të palëkundur kundër koalicionimit me BDI-në.


    Sipas burimeve brenda partisë, Fetai nuk pajtohet me afrimin e mundshëm të ASH-së me BDI-në, dhe nëse ndodh një zhvillim i tillë, pritet që ai t’i bashkohet koalicionit pozitar VLEN.

    Kjo deklaratë ka nxjerrë në dritë ndasitë e thella që ekzistojnë brenda strukturave të ASH-së, në një moment vendimtar për orientimin politik të partisë dhe rolin e saj në skenën qeverisëse dhe opozitare në Maqedoninë e Veriut./press7.tv