Lajme Shqipëri

Ambasada Amerikane: Vota jote është zëri yt, e ardhmja jote, dhe nuk ka çmim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Republkkën e Shqipërisë ka përcjellë sot një tjetër mesazh të rëndësishëm në prag të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, selia diplomatike thekson rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor:

“Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim.”

Ky mesazh vjen si një thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke e konsideruar votën si një mjet kyç për të ndikuar në të ardhmen e vendit.

Exit mobile version