Kosovë Lajme

Albin Kurti jep lajmin e madh për Gjilanin

Gjilan, 24 Maj 2025 – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për qytetin e Gjilanit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e një stadiumi modern në këtë qytet.

Sipas tij, kontrata për projektin është nënshkruar të martën dhe kap vlerën e afërt prej 12.8 milionë euro, ndërsa realizimi i plotë i punimeve pritet të zgjasë dy vjet.

“Gjilani do ta ketë stadiumin që kaq gjatë e ka pritur, e aq shumë e meriton. Urime dhe punime të mbara e të shpejta!”, shkroi Kurti në njoftim.

Ky projekt pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të infrastrukturës sportive në qytet dhe të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve komunitare në rajon./press7.tv

Exit mobile version