Lajme Maqedoni

Aktori Asdren Selimi jep dorëheqje nga ASH e Taravarit: “Nuk dua të jem pjesë e rikthimit të BDI-së nga dera e pasme”

Asdren Selimi, anëtar i Aleancës për Shqiptarët dhe pjesë e Departamentit të Kulturës pranë kësaj partie, ka bërë të ditur dorëheqjen e tij nga të gjitha funksionet dhe aktivitetet partiake.

Përmes një deklarate publike, Selimi është distancuar qartë nga veprimet e kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, duke theksuar se nuk dëshiron të kontribuojë në rikthimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet, siç e cilëson ai, “nga dera e pasme”.

“Jap dorëheqje nga çdo aktivitet partiak të ASH-së me qëllim që të mos kontribuoj në rikthimin e BDI-së. Unë do të jem përkrah konceptit të VLEN-it, si një mendësi për dekriminalizimin e skenës politike shqiptare”, ka deklaruar Selimi.

Me këtë veprim, ai bëhet zëri i radhës që braktis Aleancën për Shqiptarët, në një periudhë kur partia po përballet me tensione të brendshme dhe akuza për afrim me strukturat e BDI-së./press7.tv

Exit mobile version