Lajme Maqedoni

A po shpërbëhet Fronti? Limani: katër deputet i janë bashkangjitur shumicës

Nënkryetari i Lëvizjes Besa dhe pjesë e koalicionit VLEN, Fatmir Limani, ka hedhur një deklaratë të fortë, duke theksuar se disa deputetë nga Fronti Europian tashmë kanë kthyer kursin dhe i janë bashkuar shumicës së re parlamentare që synon formimin e qeverisë së ardhshme.

“Sipas informacioneve që kemi, rreth katër deputetë të Frontit i janë bashkuar shumicës parlamentare,” tha Limani përcjellë Press7. Kjo sinjalizon një çarje serioze brenda Frontit Europian dhe një rrëshqitje të kontrollit nga kjo forcë politike.

Limani gjithashtu komentoi situatën e krijuar pas largimit të ASH-së së Taravarit nga VLEN-i, duke bërë thirrje për unitet: “Deputetët e Aleancës janë ndër më të përgatiturit. Shpresoj që do t’i thërrasin arsyes dhe do të qëndrojnë në krahun e shumicës.”

Por paralajmërimi më i fortë i Limanit kishte të bënte me rrezikun që i kanoset vetë Frontit Europian.

“Ata mund të marrin ndonjë deputet nga ASH-ja e Taravarit, por duhet të jenë të kujdesshëm, sepse në këtë lojë politike, mund të fitojnë pesë dhe t’u ikin më shumë se aq.”
Duket se po fillon të realizohet ajo që u paralajmërua më herët nga zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, një lëvizje e brendshme politike në fushën e Frontit Europian.

Exit mobile version