Lajme Maqedoni

A do të ndodhin zgjedhjet e parakohshme parlamentare?

Vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale, siguron , zëvendëskryeministri Nikollovski. Sipas tij qeveria është e është e qëndrueshme dhe turbulencat që po ndodhin kohëve të fundit në koalicionin VLEN nuk kanë kapacitetin për të rrëzuar shumicën në Kuvend. Gjithashtu, nuk pret që Taravari të bëhet pjesë e BDI-së.

“Nuk mendoj që është aq naiv që të futet në bashkëpunim me BDI-në. mendoj se edhe publiku pak e nënvlerëson dhe nuk pres që do të bëjë hap ku politikisht do të kishte bërë vetëvrasje. Do të befasohesha nëse do të kishte treguar një naivitiet të till politik,’’ ka thënë për 360`, zv/kryeministri, Aleksandar Nikollovski.

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari komentoi deklaratën e nënkryetarit të VMRO-së, Aleksandar Nikollovski, i cili tha se bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në do të ishte vetëvrasje politike. Taravari tha se çdo vendim qe merret  dihen vendimet e deritanishme të partisë dhe se në rast të ndonjë vendimi tjetër, vendosin organet e partisë.

“Ne kemi organe partiake. Vendimet tona i sjellim vetë. Deri tash, vendimi ynë është vetëm me lista për këshilltarë ASH të del e vetme. Për kandidatë për kryetarë komunash, kemi thënë se jemi të hapur, para se gjithash me VLEN-in.Nëse kanë disponim, nëse nuk kanë disponim, opsioni i dytë është të shkojmë vetë, edhe më tutje e shohim”, tha T aravari.

Për BDI-në qëndrimi i Nikoloskit si shovinist dhe antievropian.

 

“Deklarata e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së se “bashkëpunimi i një partie shqiptare me BDI-në është vetëvrasje politike” nuk është gjë tjetër veçse provë e ambicies së tyre të rrezikshme për të projektuar skenën politike shqiptare, me qëllim krijimin e një strukture kukulle shqiptare nën kontroll të plotë dhe në të njëjtën kohë…”, thuhej në komunikatën me shkrim të  BDI-së.

BDI ende i qëndron kërkesës së saj për zgjedhje të parakohshme, të cilat koalicioni VLEN i konsideron vetëm një përpjekje të BDI-së për të shpëtuar veten nga krimi, sepse siç thotë, realiteti politik nuk do të ndryshojë.

“Vetëm njerëzit e verbër politikisht nuk e shohin se nëse zgjedhjet lokale dhe parlamentare mbahen së bashku, VMRO-DPMNE do të fitojë me mbi 60 deputetë. BDI nuk ka nxjerrë asnjë mësim. Përkundrazi, ajo vazhdon ta forcojë VMRO-DPMNE me gënjeshtra për gjoja deshqiptarizim, duke i trembur njerëzit e vet me histori boshe.Por shqiptarët nuk janë naivë! Ata e dinë se BDI-së i duhet vetëm “qeveria e Przhinit” për një gjë: për të shpëtuar krimet e Ali Ahmetit dhe për të fshehur dosjet që dalin në dritë çdo ditë! – thuhet në regimin e koalicionit VLEN.

LSDM aktualisht nuk po bën thirrje për zgjedhje të parakohshme, por kreu i partisë Filipçe ditë më parë ka thënë se  partia e tij është e konsoliduar dhe se nëse qeveria e kërkon këtë, opozita është e gatshme të mbajë zgjedhje të parakohshme.

Exit mobile version