Debati i fortë mes dy banoreve të Big Brother VIP Kosova, Shkurtës dhe Albës, ka vazhduar për disa minuta, duke ndezur sërish shtëpinë më të famshme.
Përplasja e tyre nisi fillimisht për shkak të një shprehjeje në gjuhën shqipe, e cila më pas çoi në një tension të lartë mes dy banoreve.
Gjithçka u ndez pasi Shkurta i tha Albës gjatë një diskutimi: “Me ba me ta msy une mozomokeq, s’ta kom msy, por me ba, mozomokeq.” Kjo shprehje tensionoi edhe më shumë diskutimin mes dy vajzave.
Më pas, për shkak të një fjale që nuk ranë në dakortësi, Shkurta iu kthye Albës me një akuzë të fortë, duke e quajtur atë “e paaftë”. /Prive By Liberta Spahiu

