Kosovë Lajme

Kryetari i Obiliqit padit Lirim Mehmetajn dhe median e tij për shpifje dhe fyerje: Me shpifësit do të përballem në gjykatë

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj portalit “VOX Kosova” dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, duke i akuzuar për publikimin e lajmeve të pavërteta me përmbajtje denigruese.

Sipas dokumentit të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega Fushë Kosovë, padia është ngritur për shpifje dhe fyerje, me propozim për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë. Në padi si të paditur figurojnë kompania “VOX Media Sh.P.K.” dhe pronari i këtij portal Lirim Mehmetaj.

Thaçi ka bërë të ditur se procedurat ligjore janë iniciuar përmes avokatit të tij, Liridon Kutllovci.

“Me shpifësit do të përballem në gjykatë. Sot, përmes avokatit tim, Liridon Kutllovci, kam dorëzuar padi për shpifje ndaj portalit dhe personave përgjegjës për publikimin e lajmeve të pavërteta dhe denigruese”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Exit mobile version