Sport

Lajm i mirë për tifozët tetovar/ TVM2 do të transmetoj ndeshjen Hibernian – Shkëndija

Tifozët e Shkëndijës së Tetovës do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërdrejt përballjen e skuadrës së tyre në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Televizioni TVM2 do të transmetojë ndeshjen mes Hibernianit të Skocisë dhe Shkëndijës, e cila do të zhvillohet më 6 gusht, me fillim nga ora 21:00, sipas kohës lokale.

Bëhet fjalë për një sfidë me rëndësi të madhe për ekipin tetovar, që synon të vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane. Transmetimi i drejtpërdrejtë në TVM2 u jep mundësi të gjithë tifozëve kuqezi ta ndjekin nga afër këtë përballje të rëndësishme.

Exit mobile version