Ushtruesja e detyrës së Presidentes, AlbulenaHaxhiu, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe kabinetin qeveritar, kanë bërë homazhe pranë Lapidarit të policëve të rënë nëkrye të detyrës, në Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu tha se liria, siguria dhe sovraniteti i shtetit janë ngritur edhe mbi sakrificën epolicëve që humbën jetën në krye të detyrës.
“Sot në Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë, sapo bëmë homazhe pranë lapidarit të 24 policëve që ranë në krye të detyrës, duke dëshmuar përkushtim ndajRepublikës së Kosovës dhe ndaj qytetarëvetë saj. Në mesin e tyre janë edhe Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, të cilët ranë dukembrojtur integritetin territorial, sovranitetindhe kushtetutshmërinë. Sot kujtojmë se liria, siguria dhe sovraniteti i shtetit tonë u ngritënedhe mbi sakrificën e policëve të rënë nëdetyrë, të cilët dhanë gjithçka, edhe jetën e tyre, për Kosovën dhe qytetarët e Republikëstonë. Lavdi jetës dhe veprës së tyre! Lavdisakrificës sublime të tyre”, tha Haxhiu.

