Botë Lajme

SHBA-ja: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane (CENTCOM) ka hedhur poshtë pretendimet e Iranit për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit. Në një deklaratë në X, CENTCOM theksoi se Hormuzi është një rrugë ujore ndërkombëtare dhe nuk kontrollohet nga Teherani. Ushtria amerikane kundërshtoi gjithashtu pretendimin se anijet mund të kalojnë vetëm përmes korridoreve të miratuara nga Irani. Sipas CENTCOM, që nga fillimi i majit janë shoqëruar në mënyrë të sigurt mbi 800 anije tregtare dhe janë transportuar rreth 380 milionë fuçi naftë përmes kësaj rruge strategjike.

Reagimi vjen pasi Irani paralajmëroi vendosjen e tarifave për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit. Propozimi është kundërshtuar nga shumica e vendeve.
Rreth 20% e furnizimit botëror me naftë dhe gaz kalon përmes Hormuzit. Për këtë arsye, ngushtica mbetet një nga pikat më të nxehta të tensionit mes SHBA-së dhe Iranit. Pas nisjes së sulmeve amerikano-izraelite më 28 shkurt, Irani bllokoi pothuajse plotësisht trafikun detar në këtë korridor strategjik.

Exit mobile version