Ish-deputeti Bekim Haxhiu i cili kohëve të fundit ka kërkuar me ngulm nga KQZ-ja që të bëhet rinumërimi i votave nga lista e PDK-së, ka theksuar se mund të ketë pasë gabime të qëllimshme, prandaj edhe ka kërkuar që rinumërim edhe të ndodh duke u ankuar edhe në PZAP.
Këto komente, Haxhiu i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.
“Prandaj edhe kërkoj nga PZAP që të detyroj KQZ-në që të bëhet rinumërimi i këtyre votave”, tha ai, duke shtuar se beson në profesionalizmin e vendimarrësve të PZAP-it.
Sipas tij ka vota që janë të regjistruara gabimisht, prandaj edhe ka dërguar ankesë në PZAP, në mënyrë që çdo votë të jetë e numëruar në mënyrën më të mirë të mundshme.

