Kosovë Lajme

Limaj porosi Ballës për Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

Lideri i partisë NISMA dhe një nga ish-liderët e UÇK-së, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj debatit politik të krijuar pas përmendjes së figurës së Tahir Sinani, duke publikuar një video nga koha e luftës ku shfaqet së bashku me të.

Përmes reagimit të tij, Limaj i është drejtuar eksponentëve kryesor të pushtetit në Shqipëri, si ish-ministrit të brendshëm dhe shefit të deputetëve të PS-së, Taulant Balla, duke kërkuar që figurat dhe vlerat e luftës të mos përdoren për përplasje politike.

“ Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore. Heroi i kombit, Tahir Sinani, i kthyer në frymëzim dhe simbol të qëndresës për çdo luftëtar të UÇK-së, është në themel të lirisë së kombit tonë. Ai e ka shkruar me gjak historinë e lavdishme të UÇK-së dhe emri i tij mbetet i paharruar në ndërgjegjen kombëtare.

Lavdi Tahir Sinani dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, reagoi Limaj.

Exit mobile version