Sport

Sonte nisin ndeshjet e raundit të fundit të grupeve në Kupën e Botës

Kupa e Botës po shkon drejt fundit të fazës së grupeve.

Duke nisur nga ora 21:00, zhvillohen ndeshjet e para të raundit të tretë, ku do të mësohen dalëngadal të gjitha kombëtaret që kualifikohen në fazën e eliminimit direkt dhe ato që eliminohen nga Kupa e Botës, shkruan IndeksOnline.

Të udhëhequr nga Granit Xhaka, Zvicra do të përballet me Kanadanë, ku të dyja kombëtaret kanë nga katër pikë në Grupin B, dhe kjo ndeshje do të vulos liderin e këtij grupi.

Në të njëjtin grup luhet edhe ndeshja mes Bosnjës dhe Katarit, të ilat kanë nga një pikë, dhe me një fitore të mundshme, njëra prej tyre mund të siguronte kualifikimin tutje.

Nga ora 00:00 pas mesnate, luhen ndeshjet e Grupit C, ku Brazili përballet me Skocinë, derisa Maroko me Haitin.

Brazil dhe Maroko kanë nga katër pikë, Skocia tre pikë, ku do të kërkojnë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, derisa Haiti veçse është përshendetur nga Kupa e Botës.

Në Grupin A, Meksika e cila ka siguruar kualifikimin, do të përballet me Çekinë, ndërsa Korea e Jugut me Afrikën e Jugut, ndeshje që nisin nga ora 03:00 pas mesnate.

Meksika ëstë lidere e grupit me 6 pikë, Korea renditet e dyta me 3 pikë, derisa Çekia dhe Afrika e Jugut kanë nga një pikë.

Exit mobile version