Kryeministri në Pallatin e Brigadave: ‘Unë nuk kam nevojë për asnjërin, se e përballoj vetëm këtë situatë, por s’ju kam dëgjuar të prononcoheni”
Edi Rama u pa në publik të shtunën duke u ankuar se protestuesit e revolucionit të famingove kishin rënë viktimë e algoritmeve që i nxisnin të dilnin në rrugë dhe të kërkonin dorëheqjen e tij. Por, kjo qe vetëm ana e dukshme e shqetësimit të një lideri që i ka dalë situata nga kontrolli. Ajo që nuk u pa në kamera ishte tjetër: frika e kryeministrit se mos përballë gjithë Shqipërisë që është me protestën, e lëshon edhe partia e tij.

